INTERVISTA/ MINIMUMI JETIK NË VEND, MIJËRA QYTETARË USHQEHEN SA PËR TË SHKUAR NGA SHTRATI NË BANJË

· FLASH
Autorë

Dr. Islam CaniIntervistoi SAIMIR KOLA

Dr. Cani: Qeveria të rrisë taksat tregtarëve që rrisin çmimet

Vendi ynë nuk ka një minimum jetik, nuk ka shifra të sakta të varfërisë por thjeshta manipulime statistikore të nxjerra në zyrtar dhe krejtësisht jashtë çdo realiteti shqiptar. Ushqimet që përdorim janë jashtë çdo ,lloj standardi, asnjë grup pune i ngritur deri më sot nuk ka dhënë rezultatin më të vogël. Tregtarët rrisin çmimet e qeveria jo vetëm që nuk mundet të ndikojë për uljen e tyre, por ajo as nuk arrin dot të mbajë nën kontroll ata në mënyrë që të taksohen aç sa duhen. E thënë më shkurt, një klimë mbytëse, askush nuk përballon dot asgjë e nga ana tjetër të gjithëve u është mbushur mendje se edhe në këtë mënyrë, me sakrifica nga më të ndryshmet, mund ti dilet mbanë. Në një intervistë që kemi zhvilluar me Dr. Islam Cani, kryetar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, dalin në pah dhjetar e dhjetra probleme për të cilat sipas tij askush nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Vendet fqinje ushtrojnë trysni në mënyra të ndryshme në mënyrë që vendi ynë të mos jetë në gjendje të prodhojë produktet të ndryshme. Ndërsa ajo që të rrëqeth është se “mijëra shqiptarë kanë aq të ardhura në ditë sa u duhen për të lëvizuar nga krevati dhe për të shkuar deri në banje, sigurisht edhe për tu kthyer sërish në krevat.

Dr. Cili është niveli jetik në vendin tonë?

Unë e kam shumë vështirë t’u them sepse për fat të keq janë marrë dhjetra projekte për këtë problem dhe akoma nuk ka përfunduar. Kanë kaluar 10 vjet që janë paguar shumë njerëz dhe akoma nuk ka asgjë. Për shembull nuk ka minimumin jetik. Të flasësh për një problem të tillë siç më bëni ju pyetjen, që është një pyetje e drejtë dhe mjaft e nevojshme, është mjaft e vështirë që unë të them gjëra të sakta për të cilat organizata ime për këtë është ndërtuar. Të thotë të vërtetën, të saktën, si konsumatorit, medies, anëtarit të qeverisë apo edhe deputetit, kujtdo që ti drejtohet për të marrë një informacion. Unë do të të them të vërteta aq sa mundem, por më mungon kryesorja. Pra më mungon tabela ku unë të shënoj ose ku unë mund të lexoj kodin. Më mungon ajo që të thashë, që nuk kam një minimum jetik. Minimumi jetik përcakton ato gjëra që ne duhet të kemi sipas vendit tonë, të paktën strehë, ushqim sa për të mbajtur frymën ose më saktë jo më pak se sa 1000 – 1300 kalori në ditë. Me kaq kalori njeriu mund të lëvizë nga shtrati në banje, ti shërbejë vetes ose të shkojë deri në treg për të marrë atë që mundet, që të kthehet më pas në shtëpi dhe ta përpunojë. Kjo mangësi na detyron që të mos kemi shifra reale. Ky minimum jetik  kërkon që të ketë banesën, një telefon që të thërrasë urgjencën, të ketë ujë dhe të jetë në punë. Kjo gjë mungon në disa shtresa. I papuni vërtetë mund të marrë atë që themi ne që në të vërtetë është asistenca, por në bazë të studimit tonë të herëpashershëm çdo dy tre vjet, nuk merr më shumë se një dollar në ditë. Pra me këtë llogaritje të këmbimit valutor të sotëm që nuk është as një mijë lekë të vjetra, merreni me mend që një qytetar do të përballojë strehimin, taksat aq sa i ka, të shkojë të blejë, të paguajë ujin dhe dritat, dhe në fund ti teprojë atij për një kafe gjë që nuk bëhet fjalë. Ky numër është relativisht jo më pak se reth 300 mijë. Në këto ne mund të fusim ato që marrin në fshat, nuk kanë as edhe një dynym tokë, që janë katër, pesë apo më shumë persona në një familje, ose që mund të marrë më pak deri në 50 lekë, por ka fshatarë që marrin shumë më pak. Dje jam konsultuar me tre fshatarë nga fieri dhe merrnin jo më shumë se 30 lekë të rinj. Atëherë unë iu drejtova atyre dhe i pyeta “Pse nuk e mbillini atë tokë që keni?” pasi njëri prej tyre kishte tre dynym dhe të tjerët kishin 13 të tillë. Ato ma thanë “Po të marrim ta shesim nuk bën sa ç’bën traktori, veglat e punës dhe mundi ynë, dhe ne në fund nuk marrim aq prodhim sa ne kërkojmë”. Nga ana tjetër sipas tyre kimikatet për të ruajtur prodhimin e tyre nga parazitët kishin një kosto shumë të lartë dhe ata nuk mund ta blinin. Kështu që ata nuk kishin gjetur zgjidhje. Pra e kishin lënë djerr. Ndërsa ,kur i pyeta nëse ishin përpjekur të merrnin ndonjë kredi, ata u shprehen së kishin lënë shtëpitë e tyre peng për borxhet që kishin marrë, ata merrnim me listë, jo sepse nuk punonin por sepse nuk i përballonin dot shpenzimet. Por edhe ata edhe kur prodhojnë misër, grurë, sallatë apo ndonjë produkt tjetër,a ta ia japin bagëtisë sepse nuk gjejnë treg në vend, pasi sipas pronarëve e gjejnë më të lirë në import sesa në prodhimin vendas. Në këtë mënyrë këto produkte konsumohen nga ana e bagëtive në mënyrë që të kenë një prodhimtari më të kënaqshme, lopët për qumështin dhe pulat që ata mund të mbajnë për vezët. Të njëjtët fshatarë më thanë se fqinjët e vendit tonë ushtrojnë presion sepse dua të tregtojnë në Shqipëri. Por dëshmi të tilla tek ne vijnë shumë. Një nga to do të veçoja dëshmitë e dibranëve. Ata na kanë treguar se janë detyruar të presin pemët sepse fqinjët tanë nuk donin të kishim mollë, pjeshkë, arra e pemë të tjera, kjo është një formë trysnie që vendet e tjera ushtrojnë mbi ne. Sipas tyre janë këto fenomene që sjellin faktet që përmenda më lart. Qytetarët me anë të letrave tyre na tregojnë edhe për shkëmbime të ndryshme tregtare, por vërtetësia u takon këtyre banorë dhe jo ne. Por këta janë konsumatorët që ankohen tek ne dhe kjo është situata.

Ne kemi 600 mijë pensionistë, 1200 i kemi familje të varfra që marrin ndihmën ekonomike, janë mbi 550 mijë persona me aftësi të kufizuara. Ne kemi edhe 33 mijë invalidë. Natyrshëm që shteti kujdeset dhe investon për këto shtresa me aq mundësi sa ka, domethënë vetëm sa për të mbajtur shpirtin se ska çfarë të bëjë më tepër. Ka edhe raste të tilla që disa të zemëruar shprehen se “Ne nuk marrim pension, por asistencë. Jashtë shtetit ashtu sikurse na thonë fëmijët tanë, marrin 3 deri 5 herë pension më të lartë se sa ne. Ai quhet pension. Ai që marrim ne është një asistencë.” Kështu thonë ata, se sa e vërtetë është kjo, këtë më më mirë se qeveria nuk e di askush tjetër. Pse them unë qeveria dhe shteti? Organi i parë për tu interesuar për shtresat në nevojë, është e shkruar në ligjin për të drejtat e konsumatorit, është shteti dhe ai është përgjegjës kryesor. Është shteti më pas vijnë organizatat shoqërore siç jemi edhe ne me propagandën që bëjmë në media, dhe ku të mundemi, por ne nuk i kemi të gjitha mundësitë ekonomike, projekte nuk marrim se i merre vete shteti për vete. Ai thotë se “konsumatorin e mbroj vetë”. Fatkeqësisht këtu është një gabim shumë i rëndë. Është një vijë demarkacioni që  e ndan atë që shteti duhet të dijë që ajo pjesë që është e organizatave dhe e shoqërisë civile duhet tu jepet atyre që ata të sensibilizojnë dhe të ndihmojë shoqërinë sepse është pjesa ku ndahen detyrat e shtetit me atë që ka shoqëria. Pa shoqërinë civile, pa këto organizata shteti është njësoj si druri i thatë, i cili është bërë i tillë pasi për një farë kohe ka dhënë frytet e veta, por që me kalimin e kohës agjentet e ndryshëm e kanë kalbëzuar, duke qenë se nuk ka pasur pranë një qukapik i cili ta ruante. Pra organizata këtë rol kanë. Ato e ruajnë shtetin nga informacioni, nga korrupsioni, nga negociata, nga puna që bën me të. Pra që të ruhet struktura dhe që shteti të jetë i fortë. Por çfarë ndodh ne vendin tonë? Në vend që shteti të na kuptojë drejtë, unë kam mbi 10 vjet që jam drejtues dhe nuk na është dhënë asnjë projekt. Ne jemi mbajtur vetëm me anëtarët tanë që kanë ndonjë fitim dhe paguajnë kuotat dhe me ato ne mbajmë këtë personel prej dy tre vetash dhe këtë punë që bëjmë ne, dhe në fund nuk kemi para tu japim një kafe atyre që kontribuojnë për këtë organizim, që na respektojnë dhe vijnë në mbledhje. Pra mendoj se ka ardhur koha të shkojmë në Europë dhe për këtë ne duhet të patjetër atë që ne na mungon, ta njohim njëri-tjetrin, ta respektojmë njëri-tjetrin.

Si është e mundur që Ministria e Bujqësisë nuk bën mbledhjen e bordit prej katër vjetësh. Si është e mundur që nuk bëhet mbledhja e këshillit në Ministrinë e Tregtisë? Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë ka hequr tre persona që merrnin pjesë në bord për të folur për pensionet, për barnat mjekësore? Ku janë? Pra ky është një krim që bëhet sepse duke hequr këta persona ministritë në fjalë nuk kanë asnjë informacion. Pra të gjitha i bën shteti. Po këto kush janë? Shtei nga kush bëhet? Po nga këta persona që kanë informacion dhe që janë të specializuar bëhet. Kështu ndodh me deputetët, me Ministra dhe ftohtësia në këtë mënyrë vijon në të gjitha strukturat shtetërore. Përë kë unë mendoj se nëse duam të hyjmë në europë, kjo duhet korrigjuar. Duhen kontakte të përhershme dhe zëri ynë duhet të dëgjohet.

Kemi edhe një varfëri tjetër, që fatkeqësisht ne e njohim pak dhe për të cilën në komunikojmë pak. Janë pikërisht ata që nuk kanë asnjë njeri prej njeriu. Janë ata që janë vetëm, që nuk kanë lindur fëmijë, kanë ndenjur brenda në shtëpi, kur u dërgojmë ndonjë gjë ata gëzohen pa masë. Çfarë u dërgojmë ne? Një fletëpalosje për ushqimin, për detyrat e tjera që duhet të kryejnë. Por këtu ndikojmë pak ne, sepse nuk i kemi mundësitë ekonomike. Njerëzit edhe duhet respektuar për atë që bëjnë, por ne nuk i kemi mundësitë. Pra kjo gjë duhet korrigjiuar, në mënyrë që populli të jetë informuar dhe i mbrojtur. Po njerëzit edhe nuk kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Ata duhet të jenë të bashkuar dhe në këtë mënyrë do të sensibilizonin veten e tyre dhe të tjerët ata mund ta braktisin atë tregtar që rrit çmimet fiktivisht, që nuk ka cilësi, që nuk ka shërbim. Të thuash që unë do të rris çmimin e energjisë elektrike duhen marrë disa gjëra parasysh. Si është  mundur që e rrit çmimin pa e pyetur qytetarin, kur ai nuk i ka vënë kontaktorin, kur ai nuk e njeh matësin sepse ai e ka bllokuar e ka futur në kasafortë, që nuk merr asnjë informacion. KESH i dërgon faturën tek shtëpia qytetarit, pa ditur asgjë ky i fundit. Kështu bën ujësjellësi, kështu bën Albetelecomi. Kjo është një mendjemadhësi e biznesit dhe e kompanive. Kjo ndodh sepse shteti nuk vendos dot rregull, nuk bën dot atë që thotë populli “të vendosë kufirin tek thana”. Pas 18 vjetësh demokraci në shtëpitë tona vijnë fatura afrofe. Çfarë është kjo? Pse nuk bëhet siç bëjnë shtetet fqinj ku mund të përmend Kosovën. Në Prishtinë sahatet ose matësit e energjisë janë me letër “Unë djegi sa dua unë” siç është telefoni celular. Pse ne nuk e kemi një akoma një shërbim të tillë. Pse jemi më vonë se ata? Ata janë treguar të gatshëm të na ndihmojnë në këtë fushë.

Dr. polikat ekonomike të vendit tonë ju duket ndopak antishoqërore?

Unë nuk mund të them se këto politika ekonomike janë plotësisht antishoqërore, por mund të them se këto politika behën pa pasur asnjë njohje të realitetit. Këto politika që bëhen, bëhen me hamendje, pa konsulta të përfaqësuesve të organizatave. Në këtë pikë janë fajtorë edhe anëtarët tonë, shoqëria në përgjithësi, sepse nuk anëtarësohet, nuk ankohet për atë që bëhet në kurriz të saj, nuik shkon atje ku duhet dhe të kërkojë llogari “Të lutem paratë e mia shkuan atje ku duhet apo jo?”. Qytetarët nuk janë mësuar me këtë, nuk e ka këtë edukatë. Në Francë apo diku tjetër vetëm sepse kryeministri nuk mbajti një premtim, qytetarët qëndruan në rrugë me ditë të tëra deri sa e larguan nga detyra që kishte. E bëjnë shqiptarët këtë? Jo. Po pse? Sepse ata nuk e kanë marrë akoma edukimin e plotë se çfarë është shoqëria civile. Kjo e fundit ka të drejtën e të kërkuarit të llogarisë. Si është e mundur që në Gërdec deputeti i kësaj zone nuk ka shkuar asnjëherë, dhe vetëm tani ia kanë gjetur emrin?

Në vendin tonë problemet ngrihen ose me vonesë ose jo të sakta. Ky lloj edukimi bëhet vetëm në një mënyrë. Të nxirret i veçantë fondi është bërë për organizatat dhe më pas shteti duhet të ushtrojë të drejtën e tij për ti kontrolluar se sa e kanë realizuar ashtu sikurse kanë deklaruar në projektin që kanë dorëzuar dhe nëse ka shkelje të dërgohen në gjyq. “Kjo nuk të takon se e bëj unë”. Çfarë bëjnë ata vetëm? Ja bënë dy tre trajnime, ja morën edhe trajnues. Po këta me çfarë do ti bëjnë trajnimet me popullin? Si do të flasin me popullin, si do të komunikojnë me medien? Pra janë një sërë problemesh me të cilat askush nuk është marrë deri më sot. Pikërisht këtu bëhen politikat. Po nuk pat informim edhe politikat nuk janë të mirëfillta dhe të mirëqena.

A është e mundur që qeveria shqiptare të mos ketë të drejta të ndërhyjë në rregullimin e çmimeve  në vend?

Çështja e çmimeve ka dy probleme. Çështja e parë është se qeveria nuk mund të vendosë çmime të të komanduara. Nëse bën këtë, bën gabimin tjetër, rikthehemi edhe një herë nga e para nga ishim. Në shtet totalitar. Çmimi është pronë e atij që ka mallin dhe produktin. Por ku është problemi këtu? Ky person produktin mund ta shesë edhe në mënyrë të organizuar siç bën shoqata e bukës që deklaron dhe thotë “Të rrisni cmimin e bukës që të gjithsej, sepse duke e bërë këtë në mënyrë unike, s’ka se çfarë na bën askush”. Kështu u rrit çmimi i bukës me komandim. Kjo është e dënueshme, kjo është antiligjore. Një qytetar mund të ketë një stilolaps dhe e mban 100 lekë. Kaq nuk ia blen askush dhe në këtë mënyrë është një tregtar i braktisur. Ndërsa kur hyn në lëvizje konkurrenca e pandershme, ose ajo mashtruese, në raste të tilla kemi të bëjmë me rastin e mësipërm. Por ka edhe raste të natyrave të tjera. për shembull në tregun e përditshëm fshatar. Ka ata që bëjnë të fortin në këtë treg, sepse ngrihet njëri dhe i kërcënon të gjithë që nëse nuk i bëjnë çmimet sa ai, do tua shkatërronte të gjitha. Kështu gratë dhe fëmijët frikësohen dhe nuk e ulin dot çmimin.

A ka një çmim dysheme dhe një tjetër tavan?

Çështja e çmimit dysheme dhe çmimit tavan nuk duhet bërë dhe nuk është e mirëfilltë për vendin tonë dhe për as edhe një demokraci. Por ka një gjë, që nëse dikush mban çmimet e larta, ai që e cilëson veten mbledhës i taksave ose i tatimeve duhet të vërë në vëzhgim tregtarin dhe ti rrisë taksën.

Faturat një problem më vetë. Konsumatori është fajtor se nuk kërkon faturën. Më fajtor është tregtari që nuk jep faturë dhe që për më tepër nuk ka kasën për ta regjistruar. Nëse një tregtar deklaron se do të shesë produktet, siç e parashikon ligji ynë për konsumatorët, produktet e sigurta dhe nuk etiketë, ka etiketë por në një gjuhë të huaj. Vaji i ullirit shitet me një çmim prej 400 lekësh të rinj në rrugë. Në bazë të përllogaritjeve tona është totalisht e pamundur një litër vaji ulliri origjinal të kushtojë më pak se 1000 lekë të rinj. Është e pamundur, por ama është i vërtetë.

Produktet që konsumojnë shqiptarët janë brenda standardeve apo jo?

Po flas për vajin e ullirit. Ai është krejtësisht i përzier, nuk ka etiketë. Thjeshtë shitet në rrugë. Nuk është e vërtetë se vaji që ka hyrë në vend, siç është përfolur kohët e fundit është vaji kotorrash. Por e vërteta është se ai është vaji i djegur disa herë dhe me përmbajtje të lartë dioksine.

Dioksinat klasifikohen si komponime të polikloruara. Si dioksina të mirëfillta klasifikohen rreth 75 komponime ,dhe përfaqësues tipik I tyre është TCDD (2.3.7.8.tetraklordibenzo-p-dioksina)e cila është edhe më e rrezikshmja për shëndetin e njeriut.

Në doza shumë të ulta,madje edhe më të ulta se ato që shkaktojnë kancer, dioksinat janë përgjegjese për ç’rregullimin e funksioneve të sistemit endokrin,me një varg pasojash në sferën e riprodhimit.Dioksinat TCDD konsiderohen si shkaktare të kancereve të indeve të buta,dhe  veçsnërisht të mushkërive.Shenjat klinike të vrojtuara ne njerëz janë:fenomenet neuropatike,dëmtim I rëndë I mëlçisë dhe porfirinat. Dioksinën mund ta gjejmë të pranishme tek të gjithë ushqimet e fërguara me vajra më tepër se një herë

a)         në familje –gjatë riciklimit të vajit ushqimor,gjatë djegies se tij çlirohet dioksina.

b)         Në bllok familjesh-gjatë djegjes se plehrave të konsumit nga prania në to e amballazheve plastike si bidonat e vajit,shishet plastike te pijeve freskuese,gjatë djegjes së vajrave dhe gomave të makinave etj.

c)         Nga djegia e pijeve dhe shpërthimet vullkanike.Për të shmangur praninë e dioksinës në familje rekomandohet që riciklimi I vajit (pra përdorimi I tij vetëm një herë.)Disa prodhues të ndershëm të vajrave ushqimore në etiketën e vajit nënvizojnë këshillën për përdorimin vetëm një herë të vajit.

Mungesa e informacionit,shkakton mangësi në zbatimin e këtij standarti(vaji ushqimor kur digjet më shumë se një herë ,gazi I çliruar pra dioksina është shumë e dëmshme për aparatin gastro-itenstinal, frymëmarrjen e deri në sëmundje kancerogjene të mushkërive).Në vitin 1985,ishte Agjensia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit e cila I klasifikonte dioksinat ndër lëndët më kancerogjene të njohura. Kontaktimet ,interesimet e Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar me konsumatorët e thjeshtë për përdorimin e vajit në familje,për përgatitjen e ushqimeve të fërguara dhe rrezikun e tyre. Nga konsumatorët e pyetur,99% e tyre e përdorin vajin me të cilin kishin fërguar më pare për herë të dytë. Në këtë përqindje përfshihen përdoruesit e fritezave (tenxhereve) tiganëve,tenxhereve me presion etj.Ndërsa 56% e konsumatorëve të tjerë të pyetur e përdorin për herë të tretë,vajin që kishin përdorur me pare. 11% e konsumatorëve e përdorin për herë të katërt, dhe 5% e tyre  e përdorin për herë të pestë dhe më tepër. Kjo ka të bëjë jo vetëm me mungesën e informacionit për rrezikun e përdorimit të këtij vaji por edhe me anën ekonomikë të konsumatorëve. Po cilido konsumator që do të lexonte këtë  material informative do ta kuptonte se shëndeti I tij dhe I fëmijëve është vendimtar.

Specialistët e SHKSH-së këshillojnë:

-përdoreni ,mundësisht vetëm një herë vajin për fërgim.

-ruajtja e shëndetit është kryesore,të jeni të kujdesshëm  në përdorimin e fritezave, tenxhereve etj.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: