TË MIRAT E KËQIJAT E SISTEMIT TË RI ARSIMOR 9 + 3

· FLASH
Autorë

ShkolleNga SAIMIR KOLA

Pollo: Kemi mbështetjen e qeverisë, do t’ia dalim me sukses

Në shtator të këtij viti nuk do të ketë një brez të ri nxënësi që do të fillojnë shkollën e mesme. E thënë ndryshe nuk do të ketë klasa të vitit të parë të këtij cikli arsimor. Kjo për faktin se nxënësi që tashmë janë në klasë të tetë në shtator do të fillojnë klasën e nëntë për shkak të sistemit të ri arsimor në vend. Por kush janë të mirat dhe të këqijat e kësaj reforme. Cila është arsyeja për të cilën ka kontradikta për aplikimin e këtij sistemi. Për ministrinë e arsimit gjithçka është e mirë. Ndërsa për palën e interesit që në numër është shumë më e madhe se kjo ministri, është rreth një milion e ca nxënës, ka shumë probleme. Askush, asnjëra palë nuk mund të thotë realisht nëse për futjen e këtij sistemi ishte apo jo koha e duhur. Që nga përgatitja e programit arsimor kombëtar për arsimin e deri më sot, ky program ka pësuar shumë ndryshime. Ministri i Arsimit, i cili shpesh herë pikërisht për këtë arsye është vënë në qendër sulmeve shprehet se sistemi shkollor nëntëvjeçar ka qenë një projekt i përgatitur dheMinistri Genc Pollo paraprirë prej kohësh. Sipas ti ka qenë një reformë e duhur për arsimin parauniversitar shqiptar. Kjo është një reformë e cila ka disa synime të qarta ku më i rëndësishmi është rritja me një vit i arsimit të detyrueshëm, pra nga tetë në nëntë. “Ne si shoqëri mesataren e viteve të shkollimit e kemi të ulët krahasuar me Evropën, por e kemi të ulët edhe krahasuar me vendet e rajonit. Kjo është një mënyrë që fëmijët të cilët mbarojnë arsimin bazë nëntëvjeçar dhe që nuk vazhdojnë shkollën e mesme, janë afro 18%, praktikisht hynë në tregun e punës pa mbushur moshën ligjore për të punuar. Duke i mbajtur një vit më tepër në shkollë, arrihet e para një vit shkollimi dhe një arsimim shtesë i tyre dhe e dyta dalin në jetë në një moshë pak më të pjekur. Është sistemi 9+3 krahasuar me 8+4 që ne kemi pasur deri më tani, është një sistem që aplikohet në 90% të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo jep mundësi që këto cikle dhe kutikulat përkatëse të harmonizohen me lehtë dhe ky është favor, është një sistem që aplikon edhe Kosova” shprehet Ministri Pollo në argumentin pro asaj që është duke aplikuar për sistemin tonë arsimor. Ai shpjegon më tej se është një synim i përbashkët mes vendit tonë dhe Kosovës që librat e shkollës të bëhen të ndërshkëmbyeshëm, e thënë ndryshe të ketë të njëjtën kurikul i matematikës së klasë së VII në mënyrë që ai mund të shitet edhe në Tiranë edhe në Prizren. Ka qenë një synim i hershëm por tani sipas tij është duke u bërë diçka konkrete, pasi kjo nuk realizohet menjëherë. “Kjo gjë do të na japë mundësinë e madhe të rishikimit të kurikulës. Kalimi nga katër në pesë për arsimin fillor, sipas studimeve pedagogjike për atë moshë është më i mirë sepse jep një formim më të plotë. Është një cikël shkollor ku një mësuese jep të gjitha lëndët. Kalimi nga gjashta tek nënta jep mundësinë për një ripërsëritje të thelluar dhe më të strukturuar seç jepte sistemi më parë. Ndërkohë kalimi nga katër në tre vjeçar i shkollës së mesme na ka dhënë mundësinë që të bëjmë një kurikul moderne, një strukturë moderne për arsimin e mesëm që tani me termat e reja quhet arsim i mesëm i lartë. Aji që dikur njihej me emrin gjimnaz apo shkollë e mesme, tani njihet si arsim i mesëm i lartë.” shprehet Pollo. Ai shton më tej se ky sistem do të eliminojë shumë probleme që shoqëria shqiptare dhe vetë Ministria  kanë hasur si mbingarkesa, mospërputhja e lëndëve në kuptimin që në një lëndë që ende nuk është sqaruar sepse për këtë është një lëndë tjetër në vit të tretë. “Nuk ka më lëndë të caktuara por ka fusha të të nxënit. Këto janë duke u hartuar që do të thotë se ende nuk janë finalizuar. Ato do të hyjnë në fuqi jo këtë shtator por tjetrin. Këtë shtator për shkak të shkurtimit nga katër në tre nuk do të ketë vit të parë, këto janë paqartësitë ose vështirësitë e tranzicionit nga një regjim në tjetrin. Por besoj se në vitin përkatës do të kemi një kurikul shumë të mirë, shumë të harmonizuar krahasuar me praktikat evropiane, ato që mbahen më të mirat në Evropë. Besoj se do të ketë edhe korrigjime të tjera. e parë në këtë aspekt do të jetë çështja e gjuhës shqipe. Ky në fakt ka qenë një shqetësim i madh. Mungesa, orët ose mënyra e pamjaftueshme e mësimit të saj në shkollën e mesme. Me të drejtë kemi ankesa nga profesorët e universiteteve për studentë që jo gjithmonë mund ti formulojnë mirë esetë apo mendimet e tyre, është diçka që duhet trajtuar si shumë gjëra të tjera në shkollën e mesme. Gjuhët e huaja që janë të rëndësishme si anglishtja dhe të tjera. edukimi për jetën ose këshillimi për karrierën, por jo në formën e kalimit nga e mesmja në të lartën, mënyra për të gjetur gjithkush shprehitë e veta që të ndihmohet që të gjejë rrugën e mëtejshme në jetë. Këto janë elemente interesante. Teknologjia e informacionit që është duke i ristrukturuar dhe besoj se do të dalë një strukturë dhe një kurikul mjaft moderne dhe e përshtatshme për kushtet reale të vendit tonë. Pak a shumë këto janë vështirësitë sepse paraqet paqartësi për një pjesë të mësuesve por janë gjëra që po përpiqemi ti zgjidhim dora – dorës, janë vështirësi edhe për vetë nxënësit. Nga ana tjetër duhet theksuar se kjo është një reformë e rëndësishme. Është dashur katër vite që të vijmë në konkretizimin e këtij sistemi pasi ka nisur në klasës e parë dhe në klasën e pestë. Po ashtu vitin e ardhëm do të jetë edhe klasa e parë e arsimit të mesëm të lartë. 2008 është viti i fundit i klasës së tetë të arsimit bazë tetëvjeçar, dhe është hera e fundit që ky arsim është i tillë. Vitin tjetër e me pas ky arsim do të jetë 9 vjeçar. Duke qenë se këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë vit të parë, kjo do të ndihmojë edhe shkollat që të kenë një lehtësim të gjimnazeve, po bëhet një shpërndarje e shkollave dhe e trupës mësuesisë. Këta nxënës që këtë vit do të fillojnë klasën e nëntë, që në klasën e pestë kanë zhvilluar mësim me kurikulën e këtij sistemi të ri. Jemi në rrugën e duhur, na duhet një forcë e madhe për të shkuar deri në fund. Por nga ana tjetër kemi edhe një mbështetje buxhetore nga ana e qeverisë” Shprehet ministri Pollo.

Ish Zv/Ministrja e Arsimit Mimoza HafiziNdryshime të tilla thelbësore në sistemin e arsimit, gjatë këtyre katër viteve të fundi nuk kanë pasur vetëm të mirat e tyre. Sipas ish zëvendës ministres së arsimit Mimoza Hafizi, të gjitha etapat e kaluara deri më tani kanë nxjerrë në pah mjaft probleme, dhe po ashtu ajo shprehet se kjo nuk do të thotë se me përfundimin e këtij viti shkollor do të marrin fund edhe problemet në arsim. Ajo shprehet se kjo reformë duhet të cilësohet si një zhvillim pozitiv në arsim. “Për mendimin tim kemi të bëjmë më një zhvillim pozitiv në arsimin shqiptar. Me sa di unë kjo ka filluar në vitin 2003 dhe është pjesë e një strategjie kombëtare të arsimit e cila është instaluar para më pak se një dekade në vend. Por dihet që nuk ka asgjë perfekte në këtë botë. Pikërisht për këtë lind pyetja se ku konvergjon problemi. Nga kontaktet që kam pasur kam vënë re se njerëzit nuk kanë janë të informuar për këtë dhe për më tepër nuk e njohin aspk atë që po ndodh në arsimin shqiptar. E gjithë kjo duhet të ishte shoqëruar me një fushatë sensibilizuese që rreth një milion shqiptar që janë të lidhur direkt me këtë ngjarje të madhe që po ndodh me arsimin shqiptar ta dinin vërtet se çfarë po ndodh” shprehet ish ministrja Hafizi. Sipas saj si çdo reformë edhe kjo në arsim konsumon dhe do të konsumojë mjaft energji e kjo shkakton edhe probleme në arsim. “Nga bisedat që kam pasur me njerëzit, ata kanë treguar shqetësime që kanë të bëjnë me mospërputhje programesh nga viti në vit. Ka pasur divergjenca që janë të kuptueshme me një farë mazhi gabimi. Unë mendoj që Ministria e Arsimit ndoshta gaboi kur kësaj reforme i mbivendosi sipër reformën e teksteve alternative gjë që krijoi një farë kaosi në arsimin parauniversitar. Duket që kjo eksperience nuk ishte pozitive dhe shkaktoi probleme në një sistem akoma të painstaluar” shprehet ish ministrja. Ajo e cilëson arsimin 9 vjeçar si një sistem të painstaluar, pas instalimit të tij në vitin e ardhëm do të duhet edhe pak kohë që të konsolidohet. “I painstaluar do të thotë se akoma nuk është mbyllur një cikël i plotë. Nuk i kemi të provuara të gjitha programet. Në momentin që ky sistem do të instalohet do të duhet më pas një farë kohe që të konsolidohet dhe pastaj duhet menduar për reforma të tjera të forta të cilat me të vërtetë prekin bazat. Futja e teksteve alternative ka qenë parashikuar për në 2009. Ajo u përshpejtua dhe mbivendosja e të dyjave krijoi probleme dhe kjo ka qenë edhe fjalia kryesore e shprehur nga ana e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur nga këto reforma. Këto programe akoma të pastabilizuara kanë krijuar mjaft konfuzion.” shprehet ajo. Por a janë vetëm këto problemet në arsim. Ish zëvendës ministrja ngre të tjera probleme të cilat sipas saj kanë të bëjnë me infrastrukturën në shkolla. Arsimi parauniversitar nuk ka vetëm këto probleme, por edhe të tjera më madhore. “Ka mungesë të mjeteve mësimore. Ndoshta në media ne shohim inaugurime sallash kompjuterike por në shkollat e periferive nuk ka as harta. Kjo nuk ndodh vetëm në periferi por edhe ne qendrat e bashkive. Kjo kërkon një dispropocion midis një dëshire të madhe për të pasur një arsim të ngjashëm me atë evropian dhe nga ana tjetër një pamundësi nga ana jonë për t’iu përgjigjur kësaj. Kjo jo për shkak tyë mundësive financiare dhe ekonomike. Për mendimin tim kjo pamundësi i ka rrënjët tek mos organizimi mos përgjigja në kohën e duhur të të gjithë kërkesave” shprehet ajo.

Pellumb XhufiPor problemet me arsimin me sa duket nuk kanë të bëjnë me faktin se duhen shtuar apo hequr disa kutikula, libra. Problem i vetëm nuk është vetëm mungesa e një laboratori, harte, lapsi apo gome. Për anëtarin e Komisionit Parlamentar për Arsimin prof. Pëllumb Xhufi një problem më vetë është trupa mësimdhënëse. Sipas tij problemi që kohët e fundit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha ka të bëjë më lëvizjen e popullsisë. Mësuesit drejtohen për të gjetur një punë në profesionin e tyre në qendrat më të mëdha të banueshme, Tiranë dhe Durrës. “Për mendimin tim nuk është problemi thjeshtë i krijimit të disa premisave si materiale apo klasa. Këto ndryshime janë ndërhyrje vërtet në substancë, janë ndërhyrje në sistem që bëjnë vërtet ndryshime që më pas bëjnë ndryshime që do të kenë efekte të mëdha. E thënë ndryshe është një revolucion në sistem. Mungesën kryesore unë e shikoj tek kapacitet mësimdhënëse. E shikoj tek njeriu. Kjo është kryesorja. Vërtet Ministria merr nisma të tilla, por në këtë rast lind një pyetje shumë e thjeshtë por shumë e vështirë për të marrë një përgjigje pozitive. A do jetë në gjendje kjo ministri që në zona të thella, të cilat nuk bëjnë përjashtim nga kjo reformë të dërgojë edhe trupën mësimore si për shembull për gjuhën e huaj. Ky është problemi i madh. Kështu që këto janë reforma për të cilat ne nuk mund të themi asgjë dhe as nuk mund të jemi kundër apo pro tyre” shprehet historiani Xhufi. Këtij viti shkollor i kanë mbetur edhe pak ditë. Tjetrit i duhen edhe tre muaj të fillojë. Ndërsa vërtetësia e këtyre tre deklarimeve të mësipërme del në pah pikërisht pas një viti, në qershor të 2009, atëherë kur për herë të parë do të kemi përfundimin e një cikli nëntë vjeçar. Atëherë do të shikohen defektet e punë së bërë. Po a është e drejtë të eksperimentohet me të ardhmen e një kombi. Me sa duket për Ministrinë e Arsimit kjo është normale, aq normale sa edhe fakti që asnjë eksperiment i bërë prej saj deri më tani nuk ka rezultuar me efikasitet. Ka pasur ankesa, dhe kjo do të thotë se ka pasur probleme. Ka pasur probleme me tekstet, me trupën pedagogjike por edhe me nxënësit të cilët janë përballur me situata asnjëherë të paralajmëruara më parë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: