VLORË; I SHUMKËRKUARI PËR VRASJE LUFTË ME POLICINË, BIE NË PRANGA

· FLASH
Autorë

Koco Seferi i kerkuar per vrasje

Koco Seferi i kerkuar per vrasje

Nga ALBANEWS

Policia e Vlorës ka arrestuar me shumë mundim mesditën e sotme një të shumëkërkuar për veprën penale të vrasjes. Koço Seferi, 38 vjeç, banues në fshatin Brataj të Vlorës ishte shpallur person në kërkim për veprën penale të vrasjes, plagosjes së rëndë dhe armëmabjtjes pa leje. Sot, ai është lokalizuar në një automjet tip “Benz” dhe menjëherë forcat policore, sapo u sinjalizuan, janë vënë në ndjekje të tij. I kërkuari nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë, çka ka detyruar agjentët të hapin zjarr në ajër. Kjo gjë e ka frikësuar 38-vjeçarin duke e detyruar të ndalojë. Burime të policisë thanë se gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një armë automatike e llojit “Kallashnikov”, të cilin e ka sekustruar së bashku me automjetin. Seferaj tashmë është zhvendosur në burg ku do të vuajë dënimin e marrë në mungesë për veprën penale të vrasjes të ndodhur para disa kohësh, ku i shumëkërkuari është autori i vrasjes së Viktor Harizajt njërit nga vëllezërit Hazizaj, banues në Vlorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: