Posted by: sdsnews | September 30, 2008

PLAGOSET ME THIKË NJË MJEK NEUROLOG NË VLORË

Nga ALBANEWS

Është plagosur me thikë një mjek neurolog në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Cakërri në një klinikë private,ku atentatori ka goditur 3 – 4 herë me thikë në qafë Kosta Koçin para klinikës së këtij të fundit duke e lënë atë të plagosur.65 vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe gjendet në gjendje të rëndë.Ndërkaq identiteti i atentatorit nuk bëhet i ditur për momentin. Mjeku Koçi kishte dalë në pension, por pavarësisht kësaj ushtronte aktivitetin në klinikën e tij private. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të këtij rasti.


Leave a response

Your response:

Categories