Nga ALBANEWS
Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Withers ka vijuar kritikat e tij për sjelljen e qeverisë ndaj Prokurorisë. Gjatë nënshkrimit të fazës së dytë të korporatës së Mijëvjecarit, ku ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Berisha, diplomati amerikan tha se komentet e tij të një dite të mëparshme ishin komentuar si joreale. Por ai deklaroi se veprimet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të brendshme ishin shumë reale dhe për më tepër shqetësuese. Sipas tij edhe komisioni hetimor parlamentar për kryeprokuroren Ina Rama është shqetësues. Withers theksoi gjithashtu se projektligji për gjyqësorin që është në parlament cënon pavarësinë e gjyqësorit. Ambasadori amerikan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kushtojnë shumë vëmendje rregullave të demokracisë dhe se Washingtoni po monitoron jetën politike në Shqipëri. Por Kryeminsitri Berisha i është përgjigjur me ironi kritikave të Withers duke deklaruar se secili të shikojë në kopshtin e tij. Sipas Kryeministrit isntitucionet e pavarura cënohet nga korrupsioni dhe jo nga qeveria. Shefi i qeverisë theksoi se mazhoranca është e vendosur të luftojë korrupsionin në çdo institucion.






0 Responses to “PJESË NGA DEKLARATA E SOTME E WITHERS NË ADRESË TE QEVERISË”