Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antikanabis të koduar “Maskimi” ka bërë të mundur asgjesimin e 100 rënjëve kanabis dhe ndalimin e dy pseduesve të saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit Nexhin Mustafaraj dhe Hakim Mustafarj përkatësisht 56 dhe 55 vjeç si dhe është pezulluar nga puna edhe një inspektor policie i cili akuzohet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrës.
Sipas policisë operacioni është zhvilluar në fshatin Kaparjel, pranë vendit të quajtur Gavore,ku si rezultati i kqyrjes se vendit u evidentuan 86 rrënjë kanabis sativa të cilat ishin mbjellë në mes të disa pemëve të larta të cilat janë asgjesuar më pas nga policia.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 2 të ndaluarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe ndaj tyre rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.