Obama fillon pushimet verore…

· BOTA
Autorë

Presidenti amerikan Barak Obama nis një pushim 10 ditor të enjten, mbas një turneu në rajonet qendrore të Amerikës ku u njoh me shqetësimet e banorëve vendas për situatën ekonomike.

Disa kritikë e kanë fajësuar Obaman për shkuarjen me pushime në këtë periudhë të vështirë ekonomike si dhe zgjedhjen e një vendpushimi të shtrenjtë në ishullin e quajtur “Vreshtat e Martës” në shtetin Masaçusets.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se ai nuk mendon se amerikanët do të ishin kundër që Presidenti të shpenzonte kohë me familjen e tij. Ai tha se Obama do të ketë komunikim të vazhdueshëm me stafin e tij dhe do të marrë njoftime të regullta nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe nga stafi ekonomik.

Obama tha dje se në fillim të muajit të ardhshëm do të paraqesë një propozim të ri për të ndihmuar ekonominë dhe për të shkurtuar defiçitin kombëtar.

Kandidati republikan për president Mit Romni tha se ai mendon që Presidenti Obama duhet ta kishte ndërrmarë më shpejt këtë hap.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.