FONDACIONI “QEMAL STAFA”: DISKUTIM MBI POLITIKAT MONETARE DHE FISKALE

· FLASH
Autorë

SAIMIR TAHIRINga ENTELA XHERAJ

Në kuadrin e tryezave me “Dyer ta hapura”, Fondacioni “Qemal Stafa”, organizoi sot në ambientet e hotel “Rogner”, tryezën e dytë për çështjet ekonomike në Shqipërië. “Politika monetare dhe fiskale”, ishte tema e përzgjedhur nga organizatorët, të cilët kishin ftuar për diskutim specialistë, profesorë të ekonomisë dhe ekspertë të fushës. Drejtori Ekzekutiv i fondacionit, Saimir Tahiri, bëri një rezyme të gjendjes ekonomike në Shqipëri, ku kryefjala ishte vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për mos lejimin e hyrjes në fuqi të ligjit të gjobave ndaj biznesit. Më pas, fjalën e mori eksperti gjerman, Zopel dhe ish-governatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Diskutantët në këtë tryezë, prekën disa probleme ekonomike, si menaxhimi i shpenzimeve publike, politika monetare, defiçiti buxhetor apo dhe administrimi i të ardhurave buxhetore. Fondacioni Qemal Stafa, do të vazhdojë organizimin e tryezave të tilla edhe në ditët në vazhdim, për të marrë mendimin e të gjithë ekspertëve dhe specialistëve, për ndërtimin e programit të ri qeverisës të Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2009.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: