SPECIALE/ SKANDAL, FËMIJËT LYPSA PËRDHUNOHEN, POLICIA NUK BËN ASNJË VEPRIM

· FLASH
Autorë

Lypse ne rrugeNga SAIMIR KOLA

Fëmija nuk ka ngjyrë, ai është thjeshtë fëmijë i ardhur në jetë dhe që një ditë ose do të bëhet pasqyra e mirë e vendit të tij, ose do i nxijë faqen. Të jesh fukara, nuk do të thotë se një ditë në mënyrën më të pashpjegueshme të gjendesh përpara qindra dyerve që zyrtarët e sotëm ti përplasin surratit. Janë fëmijë. Në Ministrinë e Punës, zyrën për mbrojtjen e Fëmijëve e kanë lënë në katin e pestë të këtij institucioni, mirë që nuk është në taracë fare. Jemi interesuar pranë kësaj ministrie nëse ka ndonjë projekt për fëmijët që lypin rrugëve. Në mënyrë jo zyrtare na thanë se ka, por personat që po merren me këtë punë ka dy javë që nuk vijnë në zyre, kështu që ishte e pamundur që ti takoje. Ndërsa në Bashkinë e Tiranës nuk kishte fare projekte për këtë problem. I vetmi projekt që kishte mbetur në sirtarët e kësaj Bashkie ishte një vendim i firmosur nga kryetari Edi Rama ku thuhej se “të gjitha baraket e romëve që ndodhë në buzë të Lanës tek ish-parku, duhet të shemben sepse ai vend është sheh ndërtimi”. Ky vendim nuk është zbatuar kurrë, arsyeja ka qenë e thjeshtë, është antihuman. Sepse Zoti Rama nuk kishte përcaktuar se ku duhej të shkonin këto familje. Thonë se edhe Rama kishte marrë para për liruar këtë shesh ndërtimi, këtë e thonë romët që sot ndodhen aty. Kështu që kreu i bashkisë duhet tua thotë të vërtetën qytetarëve të tyre. Ata fëmijë që shikojmë çdo ditë në bulevardin kryesor nuk janë as më pak e as më shumë se sa pasqyrë e familjeve ku jetojnë. Fëmijë që nuk kanë asgjë pas shpirtit. Fëmijë që shumë lehtë mund të trafikohen sepse asnjë instancë shtetërore deri më tani nuk ka bërë hapin më të vogël për mbrojtjen e tyre. Rasti më i fundi është ai i një vajze 12 vjeçare e përdhunuar në një shtëpi në Tiranë. Kjo vajzë i ka dërguar policët edhe në shtëpinë ku është abuzuar seksualisht me të, por policia nuk ka barë veprimin më të vogël.

Lyp edhe tek policetFëmijët e rrugës përfaqësojnë kategorinë më të prekshme dhe më pak të mbrojtur të fëmijëve, të cilët janë më të ekspozuar se cdo grup tjetër ndaj rreziqeve të tilla si keqtrajtimi, pasiguria për të ardhmen, analfabetizmi dhe kequshqyerja. Sipas një raporti të CRCA-së, (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri), vetëm në Tiranë 800 fëmijë jetojnë si lypsa nëpër rrugë.

Këta fëmijë të pambrojtur, nga që janë jetimë apo me prindër të divorcuar, janë të ekspozuar përballë rreziqeve, ndaj mund të bien lehtë “pre” e formave të ndryshme të shfrytëzimit dhe dhunimit.

Fëmijët lypsa të kryeqytetit, në të shumtën e rasteve u përkasin familjeve rome dhe jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme dhe një ekzistence të vështirë sociale. Raporti thekson së fëmijët romë dhe egjiptianë në Shqipëri, në përgjithësi, ndjehen të diskriminuar, e parë kjo në përballjen e këtyre fëmijëve me fëmijët vendas. Ky diferencim vërehet në të gjitha aspektet e jetës në shkollë, çerdhe, kopshte, në jetën social-kulturore dhe marrëdhëniet me administratën ku përfshihen policia, prokuroria dhe gjykatat.

Në Tiranë shikon shpesh edhe fëmijë që punojnë si shitës ambulantë ose të përfshirë në aktivitete të tjera fitimprurëse, të cilët e kanë braktisur përfundimisht shkollën, ndërsa të tjerë e frekuentojnë atë dhe kryejnë punë të ndryshme pas mësimit, duke ndihmuar familjet e tyre në sigurimin e mjeteve të jetesës. Raporti thekson se niveli i ulët ekonomik bën që prindërit të detyrojnë fëmijët të lypin ose të ndërpresin shkollën për të punuar.

Mungesa e një sistemi mbrojtës për fëmijët të financuar nga Qeveria ka sjellë rritjen e rasteve të dhunës ndaj tyre dhe ekspozimin për herë e më të thellë ndaj trafikimit të mundshëm. Fenomeni “abuzim” me fëmijët e rrugës në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një problem shqetësues për të gjitha Organizatat dhe Institucionet që punojnë për tu ardhur në ndihmë sadopak.

Por nëse hedh një sy më të vemendhëm kupton çartë se pothuajse asgjë nuk bëhet për këta fëmijë. Me dhjetra konferenca bëhen në hotelet më luksoze të Tiranës në mbroje të këtyre fëmijë, dhjetra e dhjetra fonde jepen nga donatorë të huaj e vendas, madje edhe nga qeveri, por as edhe një qindarkë nuk shkon për këta fëmijë. Këta fëmijë që dalin në rrugë nuk e bëjnë një veprim të tillë se kanë dëshirë apo hobi. Ata nuk kanë se me çfarë të sushqehen. Këta fëmijë i shikojmë rrugës çdo ditë dhe ose nuk mendojmë asgjë rreth tyre ose e shumta që mendojmë është se atë fat kanë. Por gjërat nuk janë thjeshtë të tilla. Asnjë fëmijë nuk mund të përcaktojë se çfarë duhet të bëjë. Por janë pikërisht mundësitë dhe fatkeqësitë e ndryshme në familjet e tyre që kanë bërë që në rrugët e Tiranës fëmijët jo më të mëdhenj se dhjetë vjeç të dalin e të lypin. Personi që merret çdo ditë me fëmijët romë, jetimë, ata që lypin çdo ditë rrugës është Selvie Rushi. Ajo ka hapur dy qendra për përkujdesje ndaj këtyre fëmijëve, por ndihet e vetme sepse asnjëherë nuk ka pasur mbështje nga shteti. Ne kemi realizuar një intervistë me të, dhe ajo çfarë na tha, nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë  nga ndonjë OJF apo institucion shtetëror. E duke qenë se nuk e kemi dëgjuar, do të thotë se fakte të tilla janë fshehur për publikun.

Selvie RushitiCila është arsyeja e vërtetë  që famijët dalin e lypin në rrugë?

Arsyeja kryesore që këta fëmijë dalin rrugëve është se në familjet e tyre askush nuk është në punë. Një tjetër problem shumë i madh është strehimi. Ata nuk kanë se ky të fusin kokën, nuk kanë një çezëm të lahen dhe nuk kanë një banjo. Ata nuk kanë asnjë kusht. Edhe qeni bën një jetesë më të mirë. Në buzë të lanës nuk janë shumë, janë rreth 130 familje. Por të shkosh në sharrë lemerisesh. Lë të shkojë atje një kontroll nga ana e mjekësisë dhe të vizitojë këta njerëz. Keni për të parë se të gjithë pa përjashtim janë të helmuar. Ata janë të gjithë të sëmurë. të gjithë pa përjashtuar as një janë për tu shtruar në sanatorium. Ata atje nuk kanë asnjë kusht. Nuk kanë ujë. Pijnë uji lumi që e kanë jo më afër se një orë rrugë. Dhe atë ujë e përdorin edhe për të larë edhe për të pirë. Janë më shumë se 250 familje rome dhe që nuk as edhe një kusht.

Afër shtëpisë së romëve që janë buzë Lanës kalojnë çdo ditë qeverirat e shtetit tonë, e shohin pothuajse çdo ditë këtë gjendje dhe as nuk kujtohen një herë të vetme për të marrë një masë. Kaq fukara është ky shteti ynë sa nuk mundet ti mbledhë këto familje në një copë tokë, ti fusë aty. Komunalja e kujt ka qenë? Vetëm romët kanë punuar në komunale dhe në gjelbërim. Pse sot nuk punpjnë? Nuk mund të gjendet në asnjë vend të botës një gjendje aq e mjeruar sa e romëve. Ata nuk kanë asnjë të ardhur mujore, nuk kana para të marrin ilaçe, nuk vizitojnë dot fëmijët në spital sepse nga njëra ana nuk munden ta përballojnë një gjë të tillë e nga ana tjetër, se mos do ua hedhe  hedhë njëri sytë…

Shtepi romeshKëta fëmijë që dalin rrugëve e lypin, që në fakt janë në një moshë të mitur, dalin vetë ta bëjnë një gjë tillë apo i nxjerrin prindërit?

Dalin nga e keqja. Nuk kanë çfarë të hanë, nuk kanë çfarë të veshin. Shumë njërëz mund të thonë se ose dalin nga qejfi, ose “rracë e tillë janë”. Jo nuk është kështu. Le ti marrin e ti pyesin se pse dalin dhe më pas ti kërkojnë që këta fëmijë ti dërgojnë në shtëpitë e tyre. Atje do e kuptojnë se cila është arsyeja që këta fëmijë dalin në rrugë e lypin. Janë dhjetë veta që presin nga ajo fëmijë kur tu sjellë bukën në shtëpi. Janë dhjetë veta. Ku do të shkojnë? Do të vjedhin? E çfarë do të vjedhin?

Bëhet trafik me këta fëmijë?

Trafik thua?!… kemi vite që nuk po i gjejmë fëmijët tanë. Ka qindra nëna që i kanë pritur fëmijët e tyre në darkë dhe që nga ai mëngjes e deri më sot nuk i kanë parë më me sy, dhe as nuk e dinë se ku i kanë. Pjesa më e madhe e tyre trafikohen në Kosovë.

Kush ë bën këtë trafik, kush e organizon?

Po ne nuk i njohim me emra, por dimë këta trafikantë kanë hotele e motele nëpër Tiranë. Trafiku ka filluar që pas 1992 dhe këta “bosa” sot kanë shtëpia, vila, hotele e ku di unë se çfarë. Disa fëmijë kanë arritur që të kthehen dhe na kanë treguar se kush kanë qenë personat që i kanë trafikur, ku kanë qenë dhe se çfarë kanë bërë. Shumë fëmijë romë në Itali i kanë denoncuar njerëzit që i kanë trafikuar. Ata kanë treguar torturat që u janë bërë. Dhe personat e akuzuar kanë oërfunduar në burg në Itali. Disa fëmijë që u trafikuan në Itali dhe që i kanë prindërit në Shqipëri janë kthyer, ndërsa ata që kanë qenë jetimë nuk janë kthyer dhe nuk dihet se ku janë edhe sot e kësaj dite. Mes gjithë këtyre fëmijëve ne kemi gjetur vetëm një. Për këta na kanë ndihmuar forcat e NATO-s. Këtë fëmijë e kemi gjetur në Firence të Italisë. Kishte më tepër se 10 vjet që e ëma mbante një qiri të ndezur për shpirtin e djalit të saj që më shumë e mendonte të vdekur. Forcat e NATO-s e gjetën në Itali, por shteti në fjalë nuk e kthen dpot këtu sepse ai atje ka denoncuar personat që e kanë trafikuar dhe ndodhet në proces gjyësor. Ai djalë tani është rreth 25 vjeç. Nga të gjithë fëmijët romë të humbur vetëm ky djalë është gjetur. Ata që janë kthyer na kanë treguar gjëra që as nëpër mend nuk i kemi quar ndonjëherë. I kanë djegur me cigare këmbë e duar vetëm e vetëm se pse nuk kishin fituar aq sa u kishin lënë për detyrë.

Mendoni se është një trafik i organizuar?

Ka shumë fëmijë që nuk gjenden. Nuk është shaka nëse ju them se gjithë fëmijët e trafikuar janë romë dhe rrallë mund të gjesh një të bardhë. Janë më shumë se 100 romë që nuk gjenden. A janë gjallë a nuk janë gjallë këtë nuk e dimë. Kemi një familje këtu e cila më parë ka qenë në Greqi ku edhe i kanë vjedhur fëmijën. Edhe disa herë të tjera këta prindër kanë shkuar në Greqi dhe nuk e kanë gjetur akoma. Nuk kanë asnjë të dhënë për të.

A janë bërë denoncime në policinë shqiptare për fëmijët e humbur?

Janë bërë si nuk janë bërë. Prindërit e fëmijëve kanë bërë denoncime në polici dhe kanë marrë vetëm këtë përgjigje “Shkoni se do tju njoftojmë vetë”. Edhe sot e kësaj dite këra famijë nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje. Disa fëmijë janë shpallur të kërkuar në emisioni “Jetë në kërkim” dhe aty shpresojmë të gjejmë ndonjë. Në këtë emision është gjetur një vajzë romë e trafikuar në Itali dhe që tashmë jetonë në një shoqatë bamirësie. Shpresojmë të kthehet shumë shpejt. Kemi shumë vajza 16 apo 18 vjeçe që janë rrëmbyer. Edhe për këto nuk dihet asnjë shenjë.

PerdhunimKëta fëmijë që lypin nëpër rrugët e Tiranës rrinë deri në orët e vona. A ka pasur raste të abuzimit seksual me ta?

Ka pasur shumë raste të tilla. Katër ditë më parë kam takuar një grua rome e cila më tregoi se si kishin abuzuar seksualisht me vajzën e 12 vjeçare. Vajzën e vogël e kishte gënjyer dikur duke i than “Hajde të jap ca rroba dhe para në shtëpi” e kishte marrë, kishte kryer marrdhënie seksuale me të dhe më pas e kishte hedhur në rrugë. Vajza është kthyer dhe na ka dërguar edhe tek shtëpia ku është përdhuar duke na thënë “ja kjo është shtëpia”. Bashkë me këtë vajzë kemi shkuar e bërë denoncim në policia dhe asgjë nuk është bërë. Këto abuzime seksuale nuk ndodhin vetëm me vajzat. Ka pasur shumë raste kur është abuzuar edhe me djemtë.

Ju përkujdesini me vetëfinacim për një numër të madh fëmijësh romë. Kemni dy qendra të rehabilituara. Ndërkohë deri më tani nuk keni marrë asnjë mbështetje financiare nga Ministria e Punës. Pse ka ndodhur kjo? Ju janë fshehur fondet apo nuk ka pasur mundësi ministria?

Ne kemi shkuar disa herë në këtë ministri dhe nuk kemi marrë asgjë prej saj. Disa kohë më parë kam dërguar një projekt tek SOROS-i. Atyre projekti që dërguam ne u kishte pëlqyer. Fondi që ishte vënë në dispozicion për projektin fitues kishte një vlerë prej rreth 7000 eurosh. Por në fund të fundit, pavarësisht se projekti ynë u kishte pëlqyer, na e thanë në sy se “Projekti juaj është shumë mi mirë por nuk jeni fitues”. Ne nuk kërkuam që të na e jepnin fondin, por të vinin të shikonin se çfarë kishim bërë dhe se çfarë jemi duke bërë, e më pas të vendosnin se si mund ta ndihmonin komunitetin, këta fëmijë të cilët ne po mundohemi ti nxjerrim nga skamja.

Cila ka qenë arsyeja që fondi në fjalë nuk u është dhënë?

Ia kanë dhënë dikujt tjetër. Unë nuk kisha vetëm letra, unë jam duke i ndihmuar këta fëmijë dhe nuk ma dhë, ndërkohë që paratë i mori një tjetër person që ka vetëm letra. Këta fëmijë janë duke u shfrytëzuar për gjithçka. Nga njëra anë është familja që prej ndonjë lekë nga ta, e nga ana tjetër, fakti që ka fëmijë të tillë që kanë nevojë për ndihmë shfrytëzohet nga projekte fantazëm në ndihmë të tyre, por që në të vërtetë paratë shkojnë në  një detsinacion tjetër. Në televizione flitet shumë për romët, se do bëhet kjo apo ajo gjë, por realisht asgjë nuk është duke u bërë.

Bush ne rruget e TiranesPikërisht këtu ku jetojmë romët ka kaluar presidenti Bush. Çfarë u bë atë ditë?

Më ka ardhur vërtet keq atë ditë. Bush kaloi në atë rrugë edhe kur erdhi edhe kur u largua. Ai kaloi jo më larg se pesë metra nga këto kasolle por nuk e veri vesh se çafrë ishin. Policia atë ditë e kishte rrethuar gjithë vendbanimin e romëve për të mos lënë asnjë të dilet jashtë, sepse ata nuk tregonin pjesën e bukur të Tiranës. Edhe romët u kënaqën kur kaluan ato makina, por askush nuk i la që të shikonin jashtë llamarinave. Romët janë më të varfrit në vend. Asnjë familje e tyre nuk ka më pak se gjashtë anëtarë. Po të shkoni të shikoni nëpër këto barake, fëmijët janë sa një mace.

Të gjithë lypësit romë që dalin nëpër rrugët e Tiranës mbajnë në krah fëmijë të vegjel gati në gjendje të fikti. Të kujt i kanë këta fëmijë dhe përderisa janë aq të vegjel pse i mabjnë me vetë duke i torturuar?

Është një traditë tek romët, ajo e martesës së vajzës në moshë të re, madje shumë të re. Ka shumë vajza-gra që në moshën 14 apo 15 vjeçare kanë lindur fëmijë. Dhe të fëmijë që keni parë me një voçrak në krahë të jeni të sigurtë se ose e ka pasur të tijin ose të motrës së tij. Nuk kanë se ku ti lënë fëmijët, nuk ka kush të përkujdeset për ta, nuk ka se kush ti ushqejë ndaj edhe i marrin me vete ngado që shkojnë.

Duke shitur femijen, foto e verteteSa e vërtete është se romët i kanë shitur fëmijët e tyrë?

Është e vërtetë se ka disa rom që i kanë shitur fëmijët e tyre. Kjo e ka pasur një arsye të madhe. Asnjë nënë nuk e shet dot fëmijën për të fituar para. Është nënë dhe ai fëmijë është pjellë e saj. Por e ka detyruar gjendja ekonomike që ta bëjë një gjë të tillë. Raste të tilla në Tiranë kanë qenë shumë të rralla. Kanë ardhur edhe mi kanë traguar ngjarje të tilla vetë këto nëna. Për romët në rrethe ka pasur raste që janë shitur fëmijët nga prindërit e tyre. Kjo po për të njëjtën arsye. I kanë shitur që atje ku do të shkojnë nuk do i kenë prindërit, por të paktën do të kenë një çati mbi kokë. Në verë mund të flesh në lulishte edhe për qejf, por në dimër këtë nuk e bën dot…

Ju keni hapur dy qendra në të cilat përkujdesini për më shumë se 160 fëmijë romë. U keni siguruar atyre ushqim edhe arsim me aq sa mundësi që keni. Si ia dilni?

Vetëm në njërën qendër mua më duhen rreth 20 mijë lekë në ditë. U jap mëngjesin dhe drekën. Vitet e tjera me 10 mijë lekë të vejtra ia dilja për njërën qendër, por tani duke qenë se janë rritur çmimet tej mase as 20 mijë lekë të vjetra nuk dalin. Vetëjm bukë thatë, 13 bukë nuk më dalin. Më duhen 20 bukë në ditë vetëm për këta fëmijë. Vjen fëmija dhe më thotë “Dua edhe pak se mbrëmë jam ulur të fle pa ngrënë”. U jap një fetë sallam, një fetë të hollë dhe katër ose pesë feta buke. Është një gjendje mjaftë e vështirë. Këtu në këtë qendër kanë ardhur të gjithë, edhe të mjaftit kanë ardhur dhe kanë parë. Kanë sjellë shumë ushqime, por janë detyruar të furnizohen dy herë brenda një vakti sepse nuk u dilte fëmijëve. Unë nuk ua plotësoj dot kushtet. Këto mundësi kam, duke kursyer. Nuk mundem ti lë sepse kam qenë edhe vetë e tillë. Gjithçka e kam bërë me forcat e mia dhe do e bëj deri sa të jem e gjallë. Por është shumë ë vështirë. Po pse shteti kaq fukara është sa nuk ka as mundësi tu sigurojë këtyre fëmijëve bukë thatë të paktën për një vakt. Kur unë që nuk kam asgjë në dorë e bëj, të paktën shteti të mos më mbyllë dyert. Për fushatë vijnë të gjithë. Edhe këto 250 familje rome u duhen për vota, ndërsa ata nuk sigurojnë dot një fetë bukë për ta.

USAID logoUSAID: Mbështesim OJF-të për antitrafikun njerëzor

USAID vetëm pak ditë më parë ka ndërmarrë një nismë me synimin rritjen e bashkëpunimit të OJF-ve të antitrafikimit, zvogëlimin e numrit të personave të trafikuar, si dhe rritjen e numrit të viktimave të ri intergrauar në komunitet e tyre. Në konferencën vjetore të koordinim të veprimtarive kundër trafikimit njerëzor ka qenë i pranishëm edhe zëvendës shefi i këtij misioni i cili ka folur për arritjet e këtij programi. “Shqipëria ka bërë përparime. Trafikimi njerëzor nuk është zhdukur, por tashmë personat e prekur prej tijë kanë mbrojtje dhe mundësi për tu ri integruar në komunitet. Qeveria ime do të mbështesë atë shqiptare që të implementojnë dhe të bëjnë prioritet projektet e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe inkurajojmë projektet tuaja për të ndërtuar strukturat e nevojshmë për parandalimin e trafikut dhe sigurimin e mirëqenies së personave të prekur nga ky trafik” u shpreh ai. Programi i koordinimit të veprimtarive kundër trafikimit të qenieve njerëzore përfundon në vitin 2009. Por edhe qeveria shqiptare ka marrë masa për parandalimin e trefikut të qenieve njerëzore. Në këtë kuadër është nënshkruar marrëveshja me Greqinë për rikthimin e fëmijëve të trafikuar dhe është përqendruar puna në identifikimin dhe mbrojtjen e personave të trafikuar, janë krijuar komitet rajonale të luftës kundër trafikimit. Zëvendës Ministrja e Brendëshme Inva Zajmi gjatë fjalës së saj në këtë konferencë tha se tashmë mundësitë e trafikimi janë më të mëdha në rrugë tokësore, prandaj sipas saj kërkohet bashkëpunim i ngushtë me policinë kufitare të vendeve fqinje si Maqedonisë dhe Kosovës. Strategjia e re do të përfshijë më shumë masa konkrete. “Ne ndjejmë të domosdoshme që të ngrihen njësi që të merren direkt me parandalimin e trafikimit dhe për ti kushtuar vëmendjen e duhur familjeve apo kategorive që janë në rrezik sidomos duke u kushtuar më shumë vëmendjeve fëmijëve” tha zv/ministrja Zajmi. Rëndësi e veçantë do ti kushtohet edhe anës financiare për aktivitet e këtij plani. Një mbështje e veçantë do të kërkohet edhe nga pushteti qendror.  

 

1 Koment

Comments RSS
  1. elona

    nuk ka rendesi nqs je i pasur apo i varfer mjafton t kesh nje zemer t madhe t pranosh cdo njeri dhe pa paragjykime nqs esht njeri me ngjyr apo jo mjafton t ket zemren e madhe

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: