ZBARDHET VRASJA E SOTME NË POGRADEC

· FLASH
Autorë

Nga ALBANEWS

Vrasja e ndodhur sot pas mesdite në qytetin e Pogradecit, besohet se ishte një krim i kryer në pabesi nga autori që e masakroi viktimën e tij, kur ai i shkoi si mik në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në orën 15.00 të ditës së sotme në lagjen nr 4 të qytetit Pogradec, në banesën e 45-vjeçarit Bashkim Muçka.

Viktimë i vrasjes mbeti 55-vjeçari Beqir Basha, një ish funksionar në strukturat ushtarake të Qarkut Korçë.

 

Ngjarja

Burri 55-vjeçar me banim në lagjen nr 2 të qytetit Pogradec, Beqir Basha është thirrur për një kafe në banesën e të dyshuarit Bashkim Muçka, për “një sqarim”.

Në debat e sipër mes dy burrave që gjendeshin pa njerëz të tjerë në banesën e të dyshuarit, ky i fundit ka nisur të grindet me shokun, duke i nxjerrë pretendime për motive të dobëta.

Burime nga grupi hetimor, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve ALBANEWS, se i dyshuari ishte grindur keqas me viktimën e tij, pasi dyshonte se ai kishte krijuar raport me bashkëshorten e tij.

Pasi janë përleshur mes tyre, bëjnë të ditur burimet policore, Bashkimi ka gjetur një shufër hekuri dhe me të ka qëlluar viktimën Beqir Basha.

Duke mos arritur dot t’i marrë jetën vetëm me shufrën e hekurit, Bashkimi e ka qëlluar “prenë” e tij edhe me një sqepar që i ka dhënë goditjen fatale 55-vjeçarit, i cili pësoi vdekje të menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari nuk është larguar nga banesa. Përkundrazi, ka lajmëruar policinë dhe është dorëzuar në prangat e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: