Tirana fiton Superkupen e Shqiperise me rezultat 1 – 0 kunder Skenderbeu

· FLASH, SPORTI
Autorë

Finalja e Superkupës mes Skënderbeut dhe Tiranës ka nisur me një orë vonesë, për shkak të një mungese totale organizimi nga ana e klubit vendas dhe nga Federata. Klubi korçar nuk kishte lënë vend për tifozët e kryeqytetit, gjë që ka bërë që drejtuesit e Tiranës të mos pranojnë të nisin ndeshjen.  Me pas ndeshja eshte zhvilluar e qete, nderkohe mesa duket, Tiranes i eshte larguar edhe tersi, duke fituar keshtu kete trofe me rezultatin 1 – 0.

Gjithçka i ka ngjarë një katrahure të vërtetë, teksa një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit shqiptar, ka rrezikuar të dështojë. Mes tifozëve ka patur përplasje të shumta, ndërsa policia e ka patur të pamundur të vendosë rregull.

Presidenti i Tiranës Refik Halili deklaroi se nuk do të lejonte të startonte ndeshje në rast se tifozët nuk do të hynin në stadium, ndërkohë që ai i Skënderbeut Agim Zeqo u ka bërë thirrje tifozëve korçarë që të lironin vendin për ata të vajtur nga Tirana. Negociatat kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa futbollistët dhe arbitrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes në pritje të asaj çfarë do të ndodhte.

Pas rreth një ore, një pjesë e tifozëve janë lejuar të futen dhe ndeshja ka rinisur, por në fakt ka qenë tej afatit qe lejon rregullorja. Ne rast se kalojne 45 minuta, me rregullore ndeshja duhet të shtyhej dhe në të vërtetë, ajo ka nisur në orën 20.59 minuta, pra 59 minuta me vonese.

Gjithsesi, rifillimi i saj nuk e zbuti aspak imazhin e keq që la ky start sezoni, ndërsa një pjesë e mirë e fajit bie edhe mbi Federatën, duke qenë se Superkupa është një aktivitet që duhet të organizohej prej saj. Në minutat e para, një pjesë e tifozëve te Tiranes kane hedhur tymuese ne fushe, duke shkaktuar demtimin e 4 tifozeve te Skenderbeut. Ndërkohë, disa tifozë kanë hyrë në fushë, duke ndërprerë takimin për disa momente, por më pas gjithçka është qetësuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: