Angli, nje tjeter gazetar arrestohet ne lidhje me skandalin e pergjimeve

· BOTA, FLASH
Autorë

Policia britanike ka arrestuar një ish-gazetar që ka punuar për gazetën “News of The World”, e cila është në qendër të një skandali të përgjimit të telefonave.

Arrestimi i gazetarit që ka fituar shumë çmime, James Desborough, e sjell numrin e arrestimeve në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave në 13. Gazetari Desborough të enjten u mor në pyetje në një stacion policie në Londër nën dyshimet se ka përgjuar telefonat ndërkohë që punonte për gazetën tashmë të mbyllur.

Gazetari 38-vjeçar filloi punën në gazetë në vitin 2005 dhe u gradua në detyrën e redaktorit të gazetës në Los Angeles në vitin 2009.

“News of the World” u mbyll muajin e kaluar, pas akuzave se gazetarët e saj në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar telefonat e qindra njerëzve të famshëm, politikanë, gazetarë dhe madje edhe viktimat e vrasjeve. Punonjësit e gazetës gjithashtu dyshohet se i kanë dhënë ryshfete policisë në këmbim të informacionit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: