TENSIONOHET SITUATA – Minatoret e Bulqizes vendosin eksploziv ne hyrje te minieres, kercojne me shperthimin hyrjes

· AKTUALITET, FLASH, KRONIKE
Autorë

Tensionohet edhe më shumë situata në minierën e Bulqizës. Grevistët po zhvillojnë ditën e 26-të të refuzimit të ushqimit ndërsa protestuesit mbi galeri i kanë vendosur tritol në hyrje të minierës, vetëm pak orë pasi përmbarimi tentoi të nxjerrë grevistët nga galeria 1400 metra nën tokë.
Minatorët kanë vendosur eksploziv në hyrje të minierës dhe kanë kërcënuar se do të shpërthejnë lëndën nëse policia ndërhyn.
Forcat speciale mësohet se janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.

Zyra lokale e përmbarimit Gjyqësor në Bulqizë ka mbërritur sot në minierën ku po zhvillohet greva e urisë dhe ka kërkuar lirimin e saj.
Edmond Shehu, drejtor i zyrës rajonale të Përmbarimit Gjyqësor ka marrë kontakt me minatorët dhe drejtuesit e grevës të cilët i njoftoi se është i detyruar të zbatojë vendimin e dhënë dje nga gjykata për lirimin e ambienteve të minierës.
Në ditën e 26-të të grevës së urisë, 14 minatorë ndodhen në galerinë 1400 metra nën tokë. Drejtuesit e grevës kanë refuzuar sot Permbaruesit që shkuan në minierë për zbatimin e urdhrit të gjykatës së Dibrës.
Gjykata vendosi dje bazuar në një kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë e cila kërkoi lirimin e minierës me argumentin se bllokimi i saj po shkakton humbje financiare.
Sipas ligjit, përmbarimi nëse gjen pengesa në zbatimin e vendimit të gjykatës, mund të kërkojë ndërhyrjen e policisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: