Arkivi i Shtetit ne kerkim te dokumentave origjinale

· AKTUALITET, FLASH
Autorë

Arkivi i shtetit shqiptar po kryen këto ditë një punë veçanërisht të ngjeshur për të zbuluar dhe përpunuar materiale historike që i përkasin pavarësisë së Shqipërisë. Specialistët e arkivit të shtetit pohojnë se janë duke gjurmuar disa dokumente dhe materiale fotografike që i përkasin 28 nëntorit 1912, ditës kur u Shqipëria shpalli mëvetësinë e saj.

Drejtoresha e Arkivit shtetëror, Nevila Nika, thotë se “në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë janë të lutur të gjithë qytetarët që të dorëzojnë dokumente, foto dhe materiale të tjera që u përkasin ngjarjeve dhe themeluesve të shtetit shqiptar”.

Kërkesa e saj u drejtohet sidomos atyre personave që kanë dijeni për dokumentet, ose që trashëgojnë materiale historike nga familjarët e tyre, dëshmitarë të asaj kohe. Nika thotë se “arkivi ka miliona dokumente që lidhen me pavarësinë, por mungesa kryesore në fondin e vitit 1912 është mungesa e aktit origjinal të pavarësisë së Vlorës dhe aktet e pavarësisë së qyteteve të tjera. Për herë të fundit origjinali i deklaratës së pavarësisë me firmat e 37 burrave themelues të shtetit është ekspozuar në vitin 1937 me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë dhe më pas ky dokument nuk është parë më”.

Sipas saj, dokumenti që shfaqet është kopje fletëpalosje e origjinalit të zhdukur, ndërsa foto e ballkonit me flamur është e një viti më pas më 28 nëntor 1913. Fletëpalosjet i përgatit Lef Nosi, pjesëmarrës i pavarësisë, një patriot i shquar që u vra nga komunistët në pranverën e 1945.

Arkivistët besojnë se akti origjinal i pavarësisë ose është djegur nga komunistët shqiptarë në 1945, ose ka përfunduar në arkivat e shteteve që pushtuan Shqipërinë; por dyshimi kryesor është se ky dokument me vlera të rralla historike gjendet aty ku gjendet arkivi personal i Lef Nosit.

Qeveria shqiptare ka nisur qysh tani përgatitjet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Janë ftuar studiues e historianë që të ndriçojnë historinë e atyre viteve, dhe të rikthejnë vlerat e atyre 37 burrave të shtetit, ndërkohë që është njoftuar se për nder të këtij 100 vjetori do të ngihet një parlament i ri në mes të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: