ALBA-TURIZEM

Trashegimia Natyrore

Lugina dhe Parku  Kombetar i Valbones
Ndodhet në një distancë prej 25 – 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Parku në fjalë ka një siperfaqe prej 8.000 hektarësh. Ajo zë një pjesë të konsiderueshme  të alpeve lindore. Lumi i Valbonës për nga bukuria e tij mund të konsiderohet si një prej lumejve më të bukur të Shqipërisë.

JezercaDuke udhëtuar nga Bajram Curri drejt Valbonës turistët fillimisht do të shohin kanionin e Shoshani në një distancë prej 3 km nga qytetiti i Bajram Currit, i cili ka një gjerësi prej  2-3 metrash dhe një thellësi prej 30 metrash. Përgjatë luginës ndodhen fshatrat piktoresk me ndërtesa të tipit alpin të Dragobisë, Valbonës(Selimajt) dhe Rragamit. Shpatet e maleve ngrihen mbi të dy anët e luginës me ujë shumë të pastërt dhe të kthjellët dhe janë të veshura me bimësi.

Në pjesën e sipërme të maleve dëbora e pastert ruhet deri ne majt e verë, gjë e cila krijon një kolorit të mbrekullueshem me ngjyrën e theksuar të qiellit blu. Bimësia përbëhet nga hormoqi, (pyjet e të cilit  zënë pjesën më të madhe) ahu, rrobulli, arneni, gështenja, arra etj. Janë të përhapura boronicat dhe luleshtrydhet. Fauna përfaqësohet nga ariu i murmë, ujku, macja e egër dhe nepë shkëmbinj gjënden tufat e dhive të egra. Nga shpendët gjeli i eger, shqiponja, qukapiku. Në ujrat e lumit të Valbonës  jeton trofta e mermertë. 

Në këtë zonë rreshjet e dëborës janë të konsiderueshme. Ato zakonisht fillojnë nga gjysma e dytë e nëntorit dhe qëndrojnë deri ne maj. Aktivitetet që zhvillhen në parkun e luginës së Valbonës janë eskursionet, karvanet me kuaj përgjatë luginës, peshkimi në lum, ngjitjet në shpatet e maleve pranë etj. Këtu ofrohet akomodim në shtepitë e fshatarëve të zonës.

Parku Kombetar i Lures
Ndodhet në rrethin e Dibrës në një distancë prej 55 km nga qytetiti i Peshkopisë. Në fakt rruga më e përshtatshme për të mbërritur aty është nëpërmjet qytezes së Kurbneshit, në një distancë prej  30 km. Parku i Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarësh dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 1.350 deri 1.720 metra mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit Kunorë e Lurës.

Objektet më atraktive të parkut janë kompleksi i 14 liqeneve akullnajorë(prej të cilëve 7 kanë ujë gjatë gjithë vitit) të cilët kanë një bukuri të vecantë midis pyjeve masiv dhe të vjetër. Këto liqene gjënden në lartësinë 1.600 metra mbi nivelin e detit dhe kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 100 hektarësh. Liqenet kryesore janë liqeni i Madh me 32 hektarë, liqeni i Pishës 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe ai i Luleve me 4 hektarë.

Ky i fundit shquhet për bukuri të vecantë mbasi në verë siperfaqja e tij mbulohet me zambakë të bardhë uji dhe pasqyra e tij i ngjan nje lulishteje. Në dimër siperfaqet e këtyre liqeneve ngrijnë. Bimësia e parkut përbëhet nga pyjet e vjetëra të ahut. Aty rriten edhe drurë të tjerë si rrobulli, pisha e zezë, bredhi, arneni i bardhe dhe i kuq, panja etj. Fauna përfaqësohet nga ariu i murrmë, rriqebulli, dhia e eger, kunadhja, kaprolli.

Nga shpendët gjeli i egë, bufi, mellenjat etj. Aktivitet kryesore që zhvillohen në parkun e Lurës janë eko –turizmi, sportet dimërore, alpinizmi, hipizmi i cili zhvillohet në livadhin e quajtur “Fusha e pelave”, i cili gjëndet në pjesën jugore të parkut me një siperfaqe prej 18 hektarësh. 
 
Pllaja Valmor – Didhe 
MalEshtë një pllajë karakteristike e cila ndodhet në lindje të Rrëshenit. Për të shkuar aty merret rruga në drejtim të Kurbneshit. Ngritja e menjëhershme e kësaj pllajë mbi lumin e Urakës i jep asaj një pamje spektakolare me bukuri të vecantë. Këtu si rrezultat i formacioneve gëlqerore hasen forma të ndryshme karstike si hinka,puse e shpella. Bimësia e pllajës përfaqësohet nga pyjet e pishës së zezë, arnenit të kuq, bredhit, ahut dhe panjës. Janë të perhapura lëndinat me lule, ku bien në sy  fushat me lulebore.
Aktivitetet .Turizmi malor, speleologji

Bjeshkët e Oroshit (mali i Shejtit)
Ndodhen gjithashtu në lindje të Rrëshenit. Kjo është një zonë malore mjaft atraktive me mundësira të shumta për zhvillimit e llojeve të turizmit malor. Janë të përhapura lëndimat, burimet, dhe kullotat. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe Fushat e Lugjeve me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vënd i rëndësishëm historik. Këtu ndodhej bërthama e krijimit të krahinës së Mirditës dhe njëkohësisht në shek XV ka qënë një nga qëndrat më të rëndësishme të rezistencës anti – osmane. Në Orosh ka qënë edhe abacia e Mirditës.
Aktivitetet.Llojet e Turizmit malor të gjelbërt dhe të bardhë.

Kroi i Bardhe
Eshtë një  burim i famshëm uji, i cili buron midis malit të Didhës dhe Kunorës. Ky vendburin gjëndet në një lartësi prej 1.350 metrash nga niveli i detit dhe në një distancë prej 55 km nga Rrësheni. Ujrat e këtij burimi kanë veti kurative për disa sëmundje si ato të rrugëve urinare, veshkave, stomakut, tiroideve dhe laringut. Këto vlera janë zbuluar gjatë periudhës së Luftes së parë Botërore. Vendi është mjaft i frekuentuar gjatë periudhës së verës.
Aktivitetet.Turizmi kurativ, turizmin e gjelbërt malor.

Mali i Korabit  
Përbën malin më të lartë në Shqipëri, i cili arrrin kuotën 2.751 metra mbi nivelin e detit.Kurrizi malor i tij ndahet në tre kreshta të cilat janë të ndara midis tyre prej tre gropave. Më interesantja është Gropa e Panairit, e cila ka formë vezake me fund të sheshtë. Këtu janë prezente lulet të ndryshme shumëngjyrëshe.
Aktivitetet.Alpinizmi, mounting.  
 
Ujrat termale të Peshkopisë, llixhat.
Ndodhen pranë qytetit të Peshkopisë.A to burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Këto përbehen nga dy buime sulfurore me temperaturë 35 – 43,5 grade C dhe me prurie 14 l/sek. Këto ujra kanë përbërie të kaliumit dhe sulfatesh. Këto llixha janë shfrytëzuar prej kohësh dhe kanë efekte për kurimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes si asma bronkiale, bronshitet, reumatizma diabetin,semundjet e lekures si dhe sëmundjet gjinekologjike. Lixhat e Peshkopisë ofrojnë shërbimin e akomodimit.

Parku Kombëtar i Zall Gjoçajt
Ndodhet në një distancë prej 40 km në veri lindje të qytetit të Burrrelit. Parku shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2010 metra mbi nivelin e detit. Rreshjet e dëborës janë të konsiderueshme dhe krijojnë një shtresë që zgjat nga 50 – 100 ditë në vit. Flora përfaqësohet nga drurë të tillë si pisha e zezë, bredhi, panja dhe ahu.

Në park gjënden drurë të vjetër me moshe 150 deri 200 vjeçare. Janë të përhapura gjithashtu bimët barishtore dhe luleshtrydhet. Fauna përbëhet nga prezenca e ariut të murme, ujkut, dhelprës, lepurit të egër. Nga shpendët këtu gjënden gjeli i egër, shqiponja, pëllumbi i egër etj.
Aktivitetet.Eko –turizmi, eskursione, turizen i gjelbërt malor. 

Liqeni i Komanit
KomanLiqeni artificial i Komanit është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin, si pasojë e ndertimit të Hidroçentralit të Komanit. Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 me një gjatësi prej 34,5 km dhe gjërësi brigjesh vetëm prej 50 – 60 metrash.Shtrati i liqenit ndodhet midis luginave dhe kanioneve të ngushta me bukuri të jashtëzakonshme. Brigjet e tij janë shkëmbore dhe bien me pjerrësi të madhe mbi liqen. Lundrimi në të i përngjan lundrimit mbi nje “fiord”. Ky liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me Bajram Currin dhe në këtë mënyrë me luginën e Valbonës.  
Aktivitetet . Lundrimi

Liqeni i Fierzës
Liqeni i Fierzes KukesLiqeni artificial i Fierzës është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai ështe krijuar gjatë vitetve 79 – 80 si pasojë e ndërtimit  të Hidroçentralit të Fierzës gjatë viteve 1979 – 1980. Ujrat e tij lagin territoret e katër rretheve, Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës. Sipërfaqja  e liqenit arrin në 7 mijë hektarë, gjatësia e tij është 70 km, pasqyra e ujrave të liqenit kap lartësinë prej 350 metrash mbi nivelin e detit. Këtu jetojnë 11 lloje peshqish. Liqeni shërben si nyje transporti për të lidhur qytetin e Kukësit me pjesët e tjera të vëndit.

Aktivitet kryesore që ofron ky basen janë sportet ujore, banjat e diellit dhe ujit peshkimi sportive etj.

Shishtaveci
Gryka e Vanes KukesEshtë një pllajë malore e populluar me tetë fshatra malore, ku më i madhi është Shishtaveci.  Ai nodhet në një distancë prej 31 km në jug lindje të qytetit të Kukësit, pranë kufirit me Kosovën. Rrafshnalta shtrihet në lartësitë nga 900 deri 2.130 metra mbi nivelin e detit. Kjo zonë ka pista natyrale mjaft të favorshme për ushtrimin e skive dhe sporteve të tjera dimërore. Rreshjet e dëborës zgjasin nga nëntori në mars dhe krijojnë një shtresë të konsiderueshme.  Aktivitet e tjeter që zhvillohet në këtë zonë janë garat me kuaj ( hipizmi). Majft atraktiv është edhe pylli me mështekna i Novoseles.
 
Gryka e Shkopetit dhe liqeni i Ulzës
Gryka panoramike e Shkopetit ndodhet në një distancë prej 20 km larg nga qytetiti i Burrelit. Kjo grykë është 40 metra e thellë dhe është carë nga lumi i Matit , përpara se ai të dalë në fushë. Liqeni artificial i Ulzës është krijuar mbi lumin Mat  si rrezultat i ndërtimit të hidrocentralit. Ai ka një sipërfaqe prej 13,5 km 2 dhe një thellësi maksimale që arrin 61 metra. Brigjet e liqenit janë kodrinore të mbushura me bimësi duke krijuar një kolorit mjaft të bukur.
Aktivitet : Peshkimi, banjat e diellit dhe ujit, lundrimi.

Liqeni i Zi
Gjëndet në një zonë të thellë malore, pranë fshatit Lenë në Komunen e Martaneshit. Liqeni ndodhet në shpatin verior të malit të Lopës.Liqeni akullnajor është i vecantë për thellësinë e tij të madhe. Tregues i cili arrin maksimumin në 60 metra. Ai ka një sipërfaqe prej 1,2 hektarësh dhe gjëndet në lartësine 1.800 metra mbi nivelin e detit.

E vecantë tjetër e tij është ngjyra e zezë e ujrave e cila vjen si pasojë e shtratit të bazatleve ku ndodhet liqeni. Ai rrethohet nga pyje ahu e pishe. Eshtë një vend ideal për të apasionuarit e natyrës dhe atyre që dëshirojnë  tu shmangen zhurmës.
Aktivitetet . Vizita nga të apasionurit pas natyrës.

Monumente Fetare

Manastiri i Pojanit
Pranë qytetit të vjetër të Apollonisë ndodhet Manastiri i Pojanit me kishën e bukur të Shën –Mërisë. Ky manastir është shumë i vjetër  sic duket nga  një mbishkrim  në krahun e majtë të faqes perëndimore, është rindërtuar prej Perandorit të Bizantit Andronik Paleologut. Poshtë mbishkrimit është pikturuar dhe familja  perandorake që përbëhej prej 8 personash  të veshur me stoli mbretërore.

Vjetërsia e këtij manastiri, provohet dhe nga nje mbishkrim  në një rasë guri  që ndodhet në fund të murit nga ana e jashme  jugore e kishës  që mban datën 31 mars 858.shekulli i 13 . Kjo kishë  e ndertuar sips stilit bizantin ka qënë e tëra e pikturuar  nga brënda. Në këtë kishë  vihen re 4  ikonat e para të mëdha të ikonostasit. Gjithashtu nëpër muret e oborit shihen andej këndej  ndonjë reliev i qytetit antik të Apollonisë.  Kjo kishë i është kushtuar fjetjes së zonjës Shën-Mëri  që festohet më 15 Gusht, ditë në të cilën në ketë zonë bëhet panairi.
Xhamia e Muradies
Xhamia Sinanit VloreEshte xhami e stilit sulltanor  me kupolen e ndertuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XVI. Perbehet nga salla e lutjeve  dhe nga minarja e  ndertuar me gure te gdhendur. Ky monument dallohet per shperndarjen harmonike te dritareve. Projekti dhe realizimi i xhamise jane kryer nga  arkitekti me origjine shqiptare  Sinani, qe ka qene nje nga ndertuesit me te rendesishem  te xhamive  ne perandorine Osmane, vepra e tij me e madhe mbetet xhamia e e Madhe Sulemania ne Stamboll.

Kuzum Babai
Ndodhet ne pjesen lindore  te qytetit rreth 30 m  mbi nivelin e detit . Eshte nje tarace  e formuar nga ujrat e detit, gjatesia e saj eshte  200-300 m .Ne kete vend ndodhet dhe teqja e Kuz Babase qendra fetare  e Bektashinjve  e Rrethit te Vlores.

Xhamia e Kubelies
Ngrihet ne qender te qytetit te Kavajes. Ajo se bashku me portikun e saj eshte ndertuar rreth vitene 1735 – 1736. Ajo eshte monumenti me I rendesishem I kultit ne qytetin e Kavajes.

Kisha e Cetes
Ndodhet prane fshatit te Zig- Xhafajt ne veri te Kavajes. Ajo eshte nje kishe teper e veçante, ndertimi I se ciles I perket shekullit te XIII. Ne brendesi te saj gjenden disa afreske  te mbivendosura ne disa shtresa. Kisha quhet e Shene Premtes dhe I perket arkitektures romaniko -gotike Fakt I cili flet per ndikime rrymash te ndryshme. Ikonostasi qendror ne dru eshte pikturuar nga autori i shquar i ikonografise shqiptare, Kostandin Shpataraku.  

Hamami i Shek XVI
Hamami i Pazarit, ndodhet ne Elbasan. Eshtë ndërtuar në shek XVI dhe është ruajtur mire.Catinë e ka prej vargu kupolash të vogla konike të mbuluara me rrasa guri. Përtej portës prej druri është një strukturë e mëvonshme që u ndërtua mbi banja ekzistuse, si një dhomë shtesë për veshje dhe për ndenje. Ndërtesa e vjetër ndodhet pak më tutje nga rruga. Është një strukturë katërkëndëshe që ka dhoma të nxehta dhe të ftohta. Ky hamam u rindërtua në vitin 1874, ka 8 dritare dhe një xhami mjaft të dëgjuar Osmane.

Kisha e Rubikut
Ndodhet mbi nje koder shkembore ne qytetin e vogel industrial te Rubikut ( km nga …) kisha perfaqeson nje objekt te rendesihem kulti te shek XII- XIII Ka perfunduar se ndertuari ne vitin 1272. Vlere unikale e saj jane afresket, piktura murale te stilit bizantin. Godina eshte monument kulture dhe paraqet interest e aspektin ndertimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka sherbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan.

Xhamia e Plumbit
Eshte nje monument kulture i qytetit te Shkodres. Ajo ndodhet mbas kalase se Rozafes ne anen jugore te saj. Xhamia e Plumbit eshte ndertuar ne vitin 1773 nga Mehmet pashe Bushati sipas stilit te xhamise Blu te stambollit 

Xhamia e Ethem Beut
Ndodhet ne qender te Tiranes. Ajo ka nisur te ndertohet ne vitin 1798 dhe perfundoi se ndertuari ne vitin 1821. Ajo eshte nje prej rasteve te tradites shqiptare ne arkitekturen e xhamive . Bien ne sy gdhendiet e pikturuara.

Tyrbja e Kapllan Pashes
Ndodhet ne rrugen 28 Nentori . Ajo ben pjese ne kompleksin e varreve monumentale te Xhamise se pare te Tiranes , e cila eshte shkaterruar gjate Luftes se Dyte Boterore. Tomba e Kapllan PashesKy kompleks kishte edhe gjashte varre te tjere te te njejtit tip, por me permasa te ndryshme. Sot ka mbetur vetem tomba e Kapllan Pashes, I cili ishte nje prej sundimtareve te Tiranes. Ne vetvehte tyrbja perfaqeson nje varr monumental me planimetri 8 kendeshe dhe me lartesi 4 metra. Eshtrat e Kapllan Pashes jane shperngulur ne Stamboll.  
  

Kalate dhe fortesat

Në territorin e Shqipërisë gjenden një varg kështjellash të cilat datojnë që prej periudhave antike e deri në mesjete.E veçanta është se disa prej tyre vazhojnë të banohen edhe në ditet tona.(më e rëndesishmja në Berat) . Kalatë kryesore janë Rozafa, Lezha, Gjirokastra, Butrinti, Porto – Palermo , Kruja, Petrela,  Kanina,  

Kalaja e Drishtit
Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm  ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njera prej fortesave zinxhir të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndesishëm të mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine.

Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u morr nga Skënderbeu dhe më në fund u pushtua nga Turit në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra të lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit të cilat formojnë një lagje.

Kalaja e Rozafës
Ngrihet mbi një koder shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.  Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “ si vendi më i forte i Labeatëve” ( fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës).

Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda e cila  ka në qender “mbajtien e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vellezërve që ngrinin muret e kalasë por të cilat  shëmbeshin naten.  Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës, dhe uji gëlqeror i cili depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafë , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjen e saj.
Kalaja e Rozafes Shkoder
Formen e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të families feudale të Balshajve ( shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës së osmanëve ( shek XVI – XVII) dhe Bushatllinjve ( shek XVIII – XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe  rrethojne një sip prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fushishme ra nën sundimin osman në vitin 1479 .

Objekte të tjera brenda kalase janë çisternat e ujit, të shek XV, katedraleja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, icili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Kalaja e Petrelës
Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës . Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Kalaja ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit , ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV.

Kalaja e Petrelës bënte pjese në sistemin sinjalizues dhe mbrojtes së kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njera tjetrën nëpërmjet zjarreve. Kjo kala kë qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit. Sot në ambjentet e kalasë ka shërbim restoranti . Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.
 
Kalaja e Prezës
Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800 – 1850.

Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës. Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës. Kjo kala ndodhet gjithashtu fare pranë aeroportit ndërkombetar  “Nenë Tereza “ të Rinasit.  Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi   

Kalaja e Krujës 
Eshtë objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash . Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri –lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin.
Kalaja e Krujes
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës . Muzeu është përuruar në vitin 1982.  Krahas stendave të cilat shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në museum mdodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figuren e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri , piktura në xham etj.

Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjelles ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lezhës
Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra,  në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Objeket më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin jug lindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
   
Kalaja e Rodonit
Kepi i RodonitNdodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar,  ndërsa heroi ynë Kombëtar Skënderbeu duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjelle. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta.

Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rrezultat i veprimtarive abrazive të ujrave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujrat e detit Adriatik. Sot vizitoret mund të shikojnë muret e  jashtëme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banoret si vend i shenjtë.

Kalaja e Bashtovës
Ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3- 4 km në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin e XV dhe u ka shërbyer Venecianëve. Zona e Bashtovës  është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katër këndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin e XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.  

Kalaja e Peqinit
Eshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV por mendohet mbi themele antike. Bien në sy frëngjite për vendosjen e topave si dhe format e kullave të cilat janë poligolnale. Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit Ajo ka kaluar tre periudha rindërtimi.

Kalaja e Elbasanit 
Eshtë një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli , historian i Mehmetit të II. Në shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti ottoman Evlia Celepiu, i cili bëri përshkrimin e kalase. Objekt studimi i plotë kalaja u bë nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike. Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra.Nga 26 kulla që ka patur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre. Në periudhën e vonë antike qyteti benda kalasë me emrin Skampini nisi jeten e vet si qender banimi pranë rrugës “Egnatia” .Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike. Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.

Kalaja e Margëlliçit
Ndodhet pranë qytetit të Patosit. Kjo është nje kala e periudhës antike. Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII .B.C.

Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit. Margëlliçi ka qenë gjithashtu edhe objekt i një beteje edhe gjatë Luftës së Dytë Boterore.

Kalaja e Kaninës
Kanina VloreNdodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV A.D. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III B.C. Gjurmë të mëpasëshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V A.D dhe meremetuar nga sultan Sulejmani në 1531. 

Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartesi 380 metra mbi nivelin e detit.  Ajo ka një siperfaqe prej 3.6 hektare. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Kalaja e Ali Pashait ne Gjirin e Porto Palermos
Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos ( në antikitet e njohur si gjiri i Panormes) . Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparoit. Kalaja ka formë tre këndore . Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Latrësia e mureve arrin në 20 metra.

Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes , Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnji të gjelbërta, ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia. 

Kalaja e Borshit
I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës.

Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.  

Kalaja e Lekursit
Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrubullakëta.. Sipas disa burimeve kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit.  Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një pamje të mbrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distance me rreze deri në 60 km. Në kala ndodhet një restorant.

Advertisements

1 Koment

Comments RSS
  1. anton

    urime dhe falenderime personave qe kan ndertu ket faqe

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: