ALBA-MJEK

Te nderuar lexues, ALBANEWS do t’u mundesoje gjithe informacionin e duhur per nje sere semundjesh nga te cilat rrezikohet trupi i cdo njeriu. Semundje, dhimbje dhe shqetesime te ndryshme shendetesore… Ketu keni pergjigje per te gjitha pyetjet…

Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës

 

 

Mjekësia moderne duket të ketë një lidhje organike jo vetëm me frutat dhe perimet që konsumojnë në përditshmëri, por edhe me punën tonë, me oraret e gjumit, me konsumimin e sasisë së alkoolit, përdorimin e kremrave, ndryshimin e stinëve e çfarë është më e çuditshmja edhe me deodorantët apo parfumet që në shumë raste bëhen shkak për zhvillimin e sëmundjeve kanceroze të lëkurës.Pak janë ata që e dinë, se arrat dhe bajamet pakësojnë diabetin apo që punonjësve të zyrave iu kërcënohet një rrezik i madh për shëndetin e tyre, siç është trompoza, që meshkujt të cilët lahen me ujë shumë të ngrohtë rrezikojnë të mbeten sterilë, që peshku të shpëton nga hemorragjia cerebrale apo që shega ndihmon punën e zemrës, tetraciklina ndalon përhapjen e kancerit, vaji i ullirit të zgjat jetën, që pickimet e mushkonjave shërohen me lëkurën e bananes e shumë të tjera si këto. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” sjell një përmbledhje në një suplement, të gjitha lidhjet e mjekësisë me frutat, sendet, objektet, mjediset e lartpërmendura. Ndër të tjera, në suplementin e sotëm janë sqaruar të gjitha medikamentet që duhet të mbajmë në shtëpi dhe ato që janë të dëmshme, dhe që nuk duhen përdorur kurrsesi pa rekomandimin e mjekëve pasi, mund të shkaktojnë ndërlikime shumë të rënda. Veç kësaj në numrin e sotëm do të gjeni edhe 28 shfaqjet e frikës, çfarë e shkakton atë dhe si emërtohen në gjuhën mjekësore.

Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.

Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore

Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të “Missouri-Columbia”. “Studimi ynë është paksa i ndryshëm nga të tjerë që janë kryer deri më sot, që kanë treguar se nëse konsumon sasi të moderuara të verës së kuqe dhe gjithmonë gjatë vakteve ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Duke u nisur nga ky tip studimi, kemi pyetur veten, nëse vera e kuqe i bën mirë zemrës, çfarë efektesh mund të ketë mbi sistemin gastro-intestinal?”, ka deklaruar një nga autorët e studimit. Studiuesit kanë matur në këtë mënyrë se si varion përqendrimi i baktereve si: Escheria coli, Salmonella typhimurium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori, nëse shoqërohen vakte me verë. Kanë zbuluar se përqendrimi i këtyre baktereve, disa prej të cilëve përgjegjës të infeksioneve të rënda ushqimore, është i pakët në sistemin gastro-intestinal të atyre që kanë pirë verë. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.

Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga papjelloria

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor. Studimi është drejtuar nga dr. Paul J. Turek. “Kam parë shumë çifte, të cilët nuk e kishin fare idenë e kësaj thënieje dhe kështu vendosa të shikoj mbi të dhënat e publikuara në raporte nëse do të mund të vërtetoja në bazë të tyre diçka të tillë”, tha ai për “Reuters”. Hetimet e skuadrës së shkencëtarëve kanë vlerësuar se cilësia e farës mashkullore para dhe pasi ata përdornin ujin e nxehtë ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin për 3 apo katër muaj. Pas 3 deri në 6 muaj që u larguan nga uji i nxehtë, pjesa më e madhe e meshkujve të përfshirë në studim kishin një përmirësim të mundësisë për të qenë pjellorë në 491 për qind.

Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza

Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur, janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjerët e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re. Tromboza e venave në thellësi apo DVT, është një sëmundje në të cilën gjaku mpikset në enët në thellësi të këmbëve. Sëmundja mund të jetë fatale, pasi arrin të bllokojë edhe venat në mushkëri. Kjo sëmundje është lidhur me fluturimet afatgjata, pasi pasagjerët që udhëtojnë shpesh dhe sidomos në klasat ekonomike nuk kanë mundësi që të shtriqen mjaftueshëm sa për të shmangur mbledhjen e gjakut. “Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë kohe, e zhvillon patjetër rrezikun e trombozës”, tha prof. Beasley.

Stop rinitit alergjik me “super vitaminën C”

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë (75 për gratë), që mund të gjendet fare lehtë te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra. Por jo gjithmonë dieta mund të garantojë marrjen e sasisë së nevojshme të këtij oksidanti. Për këtë arsye, së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ri, “ESTER C”, që do të garantojë “ushqyerjen” në masë të organizmit me vitaminë C, duke qenë mjaft e tolerueshme për stomakun dhe dhëmbët.

Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.

Kremi i tepërt shkakton infeksion

Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. Madje po të njëjtën specialistët mendojnë se edhe gjatë stinës së verës, ku pluhurat janë me dendësi më të madhe, është më mirë që të përdoren buzëkuq ose shkëlqyes sesa krem zbutës. Sipas tyre, ky lloj produkti rezulton të jetë tepër i dëmshëm dhe shkaktari numër një i infeksioneve.

Depresioni “zhvillon” sëmundjet e kockave

Sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në ndikimin e sëmundjeve fizike. Sipas specialistëve, dobësimi i kockave është pasojë e depresionit, veçanërisht kur personi që vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar është nën 40 vjeç. Një tjetër e veçantë e studimit rreth sëmundjeve mendore dhe atyre kockore ka të bëjë me femrat, sipas studiuesve, 30 për qind e grave që kalojnë menopauzën, por që para kësaj kohe kanë pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnë më pas edhe nga sëmundjet e kockave. Depresioni është stres që vazhdon për një kohë të tejzgjatur, kjo bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta dhe të rrezikshme. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë kaluar periudha depresioni të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave, pasi sot ekziston jo vetëm ilaç për të parandaluar dobësimin e kockave, por edhe për t’i rigjenuar ato.

Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit

Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Dhe sipas të dhënave të para, tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme. Megjithatë për të dhënë përgjigjen përfundimtare rreh efektit të tetraciklinës, mjekët kanë bërë studime të reja, në mënyrë që të dalin me një vendim të bazuar shkencor dhe mjekësor dhe me rezultate të shumëfishta.

Uji mineral favorizon veshkat

Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.

Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.

Vaji i ullirit zgjat jetën

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: “Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Të gjitha këto “mirësi” që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!

Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike

Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, është vërtetuar se të gjitha vajrat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme. Falë përdorimit të saj sistemi i çrregullimeve të imunitetit do të normalizohet dhe do të funksionojë si duhet. Ky efekt i fuqishëm i vajit të farës së zezë për normalizimin e imunitetit është konstatuar edhe nga ana e studimeve amerikane.

Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt

Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë. Sasitë më të mëdha të saj gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit përmban sasi shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.

Është më mirë tension i lartë apo i ulët?

Mjekët thonë se në përgjithësi është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Në rubrikën “Mjekësi dhe Shkencë” do të flasim edhe për tubat e vegjël që vendosen në zemër për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë, ekspertët analizuan tensionin sistolik të gjakut, që është presioni që ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. “Gjatë kohës që pacienti arrin në spital, duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë, të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë”, tregojnë mjekët.

Puna natën shkakton kancerin në organizëm

Puna natën mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri. Një njoftim shqetësues për ata që punojnë gjatë turnit të natës: Një studim i ri thekson se ata janë nën një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes së rezultateve të studimit që arriti në këtë përfundim, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime në Fushën e Kancerit, degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se së shpejti do ta klasifikojë punën natën si një ndër shkaktarët e mundshëm të kancerit. Dhe ka gjasa që një hap të ngjashëm të ndërmarrë edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit, e cila në të kaluarën i ka parë me dyshim pretendime të tilla të ngjashme. Dihet se qëndrimi në diell, pa masa mbrojtëse, mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Tani thuhet se edhe qëndrimi nën dritë artificiale mund të shkaktojë kancer, jo në lëkurë, por në organizëm. Agjencia për kërkime në fushën e kancerit, thotë se së shpejti ka në plan të shpallë zyrtarisht se njerëzit që punojnë në turnet e natës, mund të përballen me një shkallë më të lartë rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit thotë se ka të ngjarë të ndërmarrë të njëjtin hap.

Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish.

Obeziteti, shkaktar për hipertensionin

Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension. Një dietë jo e pasur ushqimore si dhe mungesa e aktivitetit fizik bëhen shpesh shkaktarë të hipertensionit dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Pirja e alkoolit rrit rrezikun për kancer

Konsumimi i alkoolit, duke përfshire verën, shton rrezikun e disa kancereve më të zakonshëm, megjithëse shumë studime tregojnë që ulin rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Në një artikull të dalë në “Journal of Thrombosis and Haemostasis” paraqesin fakte përfundimtare rreth efektit te tyre tek kanceret. “Pirja e alkoolit në sasi më pak se 25 gram në ditë, ka një rol të favorshëm në sëmundjet e zemrës”, thotë profesor Carlo la Veçhia, por kjo është e shoqëruar me një rritje të rrezikut të kancereve të zonave të larta të aparatit tretës si dhe të laringut, si dhe të kancereve të mëlçisë, zorrëve dhe gjoksit. Artikulli vendos në listë në fillim kanceret e mëlçisë, të gjoksit të femrës, si të lidhura me pirjen e alkoolit. Po ashtu efekte të alkoolit janë edhe shumë sëmundje të tjera që nuk kanë lidhje me kanceret si p.sh cirroza (shkatërrim i arkitekturës së mëlçisë. Në këtë rast nuk mbetet gjë tjetër përveç operacionit osetrapiantit), pankreasit kronik, hipertensionit etj.

Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës, dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”. Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

Pickimet e mushkonjave, ikin me banane

Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mund te hahet pa shqetësim në rastet e sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.

Niveli i kolesterolit ndryshon me stinët

Duket e çuditshme, por është më se e vërtetë. Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët, ky rezultat është arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti i Masacusetit në mbi 517 persona të shëndetshëm. Dhe si përfundim rezultoi që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulët në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat, por matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt arrinin në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plasma në stinët e ndryshme. Nga ky studim gjithashtu rezultoi që niveli i kolesterolit nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.

Deodorandët favorizojnë kancerin e gjoksit tek femrat

Disa kërkues biologjistë molekularë britanikë kanë zbuluar në disa mostra të tumorit të gjoksit një numër të lartë të molekulave kancerogjene, që vinin pa dyshim nga përdorimi i disa lloj deodoranteve. Këto molekula (parahydroxybenzoate) të quajtura gjithashtu parabene përdoren si konservatorë në një numër të madh produktesh kozmetikë, gjithashtu në disa prodhime ushqimore për t’i zgjatur atyre konservimin. Problemi qëndron në faktin se të gjitha këto molekula imitojnë në trupin e femrës rolin e estrogenëve (hormone që rregullon ciklin e femrës) dhe kështu favorizojnë kancerin e gjoksit.

Studimet e bëra nuk e kanë pohuar akoma që substanca parabene të jetë origjina e kancerit, por sipas biologjistit britanik Philip Harvey, është e sigurt që kjo molekulë ndihmon në shumicën e rasteve kancerin e gjoksit të zhvillohet. Ekspertët kanë pohuar se substancat parabene, që ndodhen prezent në tumor, gjenden në formë esterlipide (molekule kimike që përmban një grup atomesh, si karboni, ku janë të lidhura 2 atome oksigjeni që metabolizohet në organizëm nga aditioni i acideve me alkoolet) dhe që supozohet që vjen nga produkti kimik që përdoret mbi lëkurë, sikurse deodorantët, një krem ose sprajte të ndryshme.

Llojet e frikës (fobisë)

ARACHNOFOBIA -Frika nga araknidet (merimangat etj)

AGORAFOBIA – Frika nga vendet e hapura

ACROFOBIA – Frika nga lartësia

KLAUSTROFOBIA – Frika nga vendet e mbyllura

OFIDIFOBIA – Frika nga gjarpërinjtë

AILUROFOBIA/CINOFOBIA – Frika nga qentë dhe macet

ABLUTOFOBIA- Frika nga pastrimi dhe larja

ACHLUOFOBIA- Frika nga terri

AGLIOFOBIA- Frika nga dhimbjet

AILURFOBIA- Frika nga macja

ANUPTAFOBIA- Frika nga vetmia

BIBLIOFOBIA- Frika nga librat

CARNOFOBIA- Frika nga mishi

CATOFOTOFOBIA- Frika nga pasqyra

CHIONOFOBIA- Frika nga bora

CLINOFOBIA- Frika nga shtrati

DIKEFOBIA- Frika nga drejtësia

DIDASKALEINOFOBIA- Frika për të shkuar në shkollë

DYSTYCHIFOBIA- Frika nga aksidentet

ECOFOBIA- Frika nga shtëpia

ELEUTHEROFOBIA- Frika nga liria

EUOROTOPOBIA- Frika nga gjenitalet femërore

ERGOFOBIA- Frika nga puna

GAMOFOBIA- Frika nga martesa

GENOFOBIA- Frika nga seksi

GERASCOFOBIA- Frika nga pleqëria

GLOSSOFOBIA- Frika e mbajtjes fjalimit në publik

HELIOPOBIA -Frika nga dielli

Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan

Marrja e përditshme e dozave të mëdha të kafes gjatë shtatzënisë shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dëshmuar studimi i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që njëkohësisht ka vërtetuar rezultatet e hulumtimeve të mëhershme. Shtatzënat do të duhej “të mendojnë për të ndaluar pirjen e pijeve të cilat përmbajnë kafeinë”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në numrin e fundit të gazetës amerikane për obstetrikë dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology). Për shkak të mundimeve të mëngjesit dhe vjellave të shkaktuara nga shtatzënia, shumë gra e ndërpresin konsumimin e pijeve me bazë kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente. Autorët e studimit i kanë përcjellë 1.063 gra shtatzëna gjatë dy vjetëve dhe kanë vërtetuar “se ekziston lidhje e fortë në mes të kafeinës dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi për herë të parë ka përcjellë vetëm shtatzënat të cilat kanë vazhduar të konsumojnë pijet me kafeinë”, shkruan Li.

Gratë të cilat kanë konsumuar së paku dy filxhanë kafe në ditë apo pesë kanaçe të pijeve të gazuar me kafeinë, që do të thotë 200 miligramë të kafeinës në ditë, kanë pasur dy herë më shumë gjasa për abortim spontan për dallim nga gratë të cilat nuk kanë futur aspak kafeinë në organizëm. Tek gratë të cilat kanë marrë më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë, rreziku për të humbur frytin e tyre ka qenë prapëseprapë 40 për qind më i madh sesa tek gratë të cilat kanë hequr dorë tërësisht nga konsumimi i kafeinës. Rreziku nga abortimi spontan rritet pikërisht për shkak të kafeinës, e jo për shkak të përmbajtjeve tjera kimike të kafesë, sepse futja e kafeinës në organizëm nëpërmes pijeve tjera siç është qaji, pijet e gazuara apo çokolata e nxehtë, tregon për rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, përfundon studimi.

Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve

Njerëzit, të cilët pinë rregullisht marihuanë, janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjellë deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973. Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës. Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve, të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Vitamina C, ilaçi për personat me diabet

Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Deri te shtimi i radikaleve të lirë te personat me diabet, vijnë për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.

Specat djegës lehtësojnë dhimbjet

Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme. Nëse rezultatet vërtetohen edhe tek njerëzit, metoda mund të shfrytëzohet në procedura të ndryshme duke filluar që nga operacionet në gju deri tek nxjerrja e dhëmbëve. “Kjo metodë do të mund të transformojë tërësisht analgjezinë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pas kirurgjikale, duke i lejuar pacientët të mbeten tërësisht vigjilent pa përjetuar dhimbje ose paralizë”, thotë Clifford Woolf, njëri prej hulumtuesve. “Në fakt mundësitë duken të pafundme. Mund të imagjinoj shfrytëzimin e kësaj metode për të trajtuar kruarjen, pasi që neuronet e ndjesisë së kruarjes bien në grupin e njëjtë si ato të dhimbjes”. Hulumtuesit thonë se megjithëse anestetikët e tashëm janë shumë efektiv, ata po ashtu paraqiten edhe me efekte të theksuara anësore, si humbja e vetëdijes në rastet e anestezisë së përgjithshme dhe humbja e pjesshme e ndjeshmërisë ose paraliza tek anestezia lokale. Në studimet e publikuara në “Nature”, hulumtuesit kanë kombinuar anestetikun më të shpeshtë, lidokainën, me kapsaicinën, përbërës i cili e bëhet nga speci djegës, dhe kanë vërejtur efektet pozitive të këtij kombinimi. Krahas përdorimit në procedurat kirurgjikale të lindjes, hulumtuesit thonë se barnat eksperimentale mund po ashtu të çojnë edhe në trajtime më efektive të dhembjeve kronike.

Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. “Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër e 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.

Ndryshohet tradita, pica kundër plakjes

Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cënuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq. Pica kundër plakjes është vepër e ekspertit të ushqimit dhe biokimistit në Universitetin e Napolit, Eugenio Luigi Iori, i cili është bashkuar me pronarin e zinxhirit të picerive, Cosimo Mogavero.

Farmacia në shtëpi

Të gjithë familjet duhet të kenë në shtëpi ilaçe të ndihmës së parë, përdorimi i të cilave nuk kërkon rekomandimin e mjekëve dhe ndihmon të sëmurin në përmirësimin e sëmundjes dhe mos rëndimin e mëtejshëm të gjendjes. Por veç kësaj ka edhe një sërë medikamentesh, të cilat edhe pse mund të tregtohen në farmaci pa recetën e mjekut, është mirë që të mos gjenden në shtëpitë tona, pikërisht për t’i shpëtuar tundimit për t’i përdorur ato pa karar. Pasi në këto raste mund të ndodhin komplikacione të ndryshme, të cilat e rrisnin mundësinë për acarimin e sëmundjes, apo në rastet më të këqija edhe për fshehjen e saj, çka e bën edhe më të vështirë kurimin e mëtejshëm nga mjekët specialist. Pikërisht për këtë arsye në suplementin e sotëm kemi përmbledhur të gjitha ilaçet që dhe mjekët rekomandojnë të mbahen në shtëpi dhe ato që nuk rekomandohen.

ILAÇE QE DUHET TË MBAJMË NË SHTËPI

1-ILAÇ ANTIPIRETIK (në rast temperature): Ai më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë. Kjo sepse në rast se fëmija ka diarre në të njëjtën kohë është e preferueshme që ilaçi të merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellsh, është mirë që ilaçi të merret në rrugë rektale apo me supozitore.

2-QETESUES KOLLE: Mund të merret në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin e personit. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili me anë të saj eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik, qetësuesi i saj është i kundërindikuar.

3-FLAKON ME PIKA (për rrufën): Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të shfryjnë hundët. Për fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se 4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute, sepse “lirojnë” hundën dhe favorizojnë gjumin.

4-ILAÇ KUNDËR TË VJELLAVE: E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella kalon në mënyrë spontane, por nëse nuk kalon marrja e një doze Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë dhe duhet mbajtur gjithmonë në shtëpi.

ILAÇE QE NUK ESHTE E NEVOJSHME TE MBAHEN NE SHTEPI

1-ANTIBIOTIKET: Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Pjesa më e madhe e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë, prandaj të gjithë njerëzit duhet të rezistojnë nga tentacioni për të marrë antibiotikë kur ai ka temperaturë duke menduar se po shërohet, pasi në këto raste duhet patjetër këshilla e mjekëve.

2-KORTIKOSTEROIDET ME ANE TE AEROSOLIT: Ka një tendence tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës, duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e pa dëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjike, dhe ka efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë.

3-ANTIINFLAMATORET: Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle etj. Në veçanti nuk duhet përdoret asnjëherë aspirina, tek të gjitha grupmoshat, por kryesisht tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga mjeku specialist. Pasi përdorimi i saj mund të e shkaktojë kompilikacione tek mëlçia apo edhe truri.

4-PIKA PER VESH: Për dhimbjen e veshit është mirë që në kushtet e shtëpisë të përdoret paracetamoli, i cili ka edhe veti kundër dhimbjes. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vesh mund të jenë të dëmshme

Sëmundjet që kurojnë frutat dhe perimet

FIKU – Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.

MOLLA – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

BANANJA – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.

KAJSIJA- Prodhon gjak, zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Ky frut bën të mundur edhe parandalimin e kancerit.

VISHNJA – Ndoshta jo të gjithë e dinë, por ky frut është depo vitaminash dhe ineralesh. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet për të gjitha grupmoshat.

QITRO – Ndihmon tretjen. Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, shëron ftohjen dhe stabilizon kolesterolin.

PORTOKALLI – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.

MANDARINA – Bën pjesë në frutat bazë të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksionit të lëkurës, të syve, të organeve gjenitale etj.

RRUSHI- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.

Çfarë kurojnë frutat dhe perimet

PJEPRI- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.

QERSHIA- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.

DARDHA- Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.

SPECI -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.

BROKOLI – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.

LLAHANAJA- Është nga perimet që po përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë. Pengon plakjen dhe bën mirë për lëkurën.

KARROTA- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.

KASTRAVECI – Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.

HUDHRA- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit.

Disa sëmundje kanë sezone të caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë stinës së pranverës dhe verës. Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë. Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje? Cilat janë shkaqet e përhapjes së saj? Si mund ta evitojmë? Çfarë këshillash jepen për ata që vuajnë nga kjo sëmundje? Simptomat

Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.

Shkaktarët

 

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike. Alergjia ndahet në:

Ka raste kur alergjia shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake, parfumet dhe ajri i ndotur.

Diagnostikimi

 

Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi shumë të vogla alergjenësh.

Nxehtësia dhe rrezet e diellit shtojnë alergjinë e syve

Stina e vers sjell ngrohtësinë dhe rrezet e diellit dy faktorë që ndikojnë në shtimin e alergjisë. Por jo pak shqetësuese është fakti se: A kanë lidhje me sëmundjen lentet e kontaktit mjekësore dhe ato me ngjyra që përdoren për zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të përdorimit të tyre. Rol luajnë edhe faktorët e stinës së verës në përhapjen e kësaj sëmundjeje. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës së nxehtësisë, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, çka shton thatësinë e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

Disa këshilla të rëndësishme për të mjekuar ënjtjen e syve:

 

- Fjetja e një gjumi të thellë qetësues për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe të shëndetit të syve në veçanti.

- Pakësimi i konsumimit të kripës, sepse kripa thith ujin që depozitojnë indet, sidomos indet e qepallave.

- Prija çdo mëngjes herët e një gote ujë të ftohtë për të nxitur sekrecionet e veshkave dhe të zorrëve.

- Kompresa me çaj të ftohtë në mëngjes dhe para gjumit për çlodhjen e syve.

- Masazhim i posaçëm për sytë dy herë në javë.

- Përdorimi i një maske për sytë një herë në javë.

Si ta mbrojmë veten nga ekspozimi ndaj sëmundjes

 

Mbrojtja nga alergjia bëhet duke shmangur shkaktarët e saj që i përmendëm më sipër dhe me anët të kurimit të nevojshëm, që është:

Marrja e ilaçeve që ngushtojnë enët e gjakut për të pastruar syrin, si prefini dhe okulosani.

Marrja e anti-histaminës për të zbutur kruarjet dhe për të pakësuar lotimin e syve, si alomide.

Marrja e një ilaçi kundër sekretimit të histamin-kromalin-sodiumit për të ndaluar krijimin e alergjisë, si optikromi dhe lekrolini.

Hedhja e disa pikave kortizon në raste të vështira, kur nuk bëjnë dobi ilaçet e mëparshme.

Për të shmangur alergjinë e syve, duhet të ndjekësh hapat e mëposhtëm:

1- Pastrimi ditor i kapakëve të syve ndihmon në rrallimin e mundësive për t’u prekur nga kjo sëmundje.

2- Larja e duarve fillimisht dhe më pas e kapakëve me sapun acidik.

3- Mosfërkimi i syve kur të kruhen.

4- Përdorimi i garzave ose i pambukut mjekësor për të pastruar qepallat e syve. Mund të përdoren edhe pomada të ndryshme sipas këshillës së mjekut, të cilat shërbejnë për pastrimin e syrit.

Disa këshilla për të shmangur alergjinë e verës

 

- Tretni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite për tre muaj rresht.

- Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit.

- Të evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore.

- S’duhen marrë ilaçe pa konsultuar mjekun.

- S’duhet të pihet cigare dhe të evitohen ambientet ku pihet duhan

- Të ndiqen rregulla të rëndësishme për jetën: të flihet 8 orë në natë; të hahet tri herë në ditë; çlodhja ose ndalimi i punës për të paktën çerek ore kur ndihesh i lodhur; aktiviteti fizik javor; gjetja e kohës së lirë për t’ia dedikuar vetes.

- Të mësohet të mos luftohet me emocionet e vetes.

- Të kihet kujdes në ditët e thata dhe me erë, sepse me këtë klimë përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum.

- Të zgjidhet vendi i pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra.

- Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.

 

 

Këshilla për të kontrolluar tensionin e lartë

 

 

Simptomat dhe rreziqet

 

Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla si: dhimbje koke, marramendje, dhimbje dhe ndjenje rëndesë në gjoks, pagjumësi, urinim i shpeshtë, etje e madhe, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. Rreth 40 për qind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale. Ndërsa 16 për qind e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër. Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat etj. Pjesa më e madhe e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionit të tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe mjeku. 95 për qind e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme hormonale).

Humbisni kilet e tepërta

 

Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit etj. Gjithashtu, ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiak.

Shëtisni

 

Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45. Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme.

Ndërprisni duhanin

 

Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se akoma edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.

Kontrolloni stresin

 

Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.

Kujdesuni për regjimin ushqimor

 

Preferoni peshk dhe zarzavate. Peshqit si sardelet, salmoni etj. përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit; derrit, pulës etj. deri në një herë në javë. Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre “sulmohet” nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.

Rregulloni temperaturën e shtëpisë

 

I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.

Simptomat me të cilat shfaqet hipertensioni arterial:

- Dhimbje koke

- Marramendje

- Dhimbje dhe ndjenjë rëndese në gjoks

- Pagjumësi

- Urinim i shpeshtë

- Etje e madhe

- Dobësi muskulore

dhe humbje ekuilibri

Hipertensioni në shifra

 

- 25-30 % e evropianëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.

- 14 % e amerikanëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.

- 80 % e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen udhëzimeve për përmirësimin e tensionit të tyre, fakt që kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, etj.

- 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë sëmundje tjetër p.sh. çrregullime nervore, probleme hormonale, etj.

 

 

Doktori Turk Oztekin Oto: Trajtimi me lazer i variçeve

 

 

Mund të shpëtoni nga damarët tuaj varikoze përgjithmonë pa pasur nevojë të shtroheni në spital me anën e metodës endovenoz lazer. Damarët sipërfaqësore që marrin ngjyrë blu, si dhe njollat blu mund të kurohen në disa seanca lazer.

Si formohen variçet dhe në çfarë përqindje kapemi nga kjo sëmundje?

 

Damarët që transportojnë gjakun e pistë nga këmbët në zemër mund të jenë të thellë dhe sipërfaqësorë. Në damarët sipërfaqësorë për të penguar gjakun që të lëvizë në drejtim të tërheqjes gravitacionale, ndodhen disa kapakë që ndalojnë këtë gjë. Në një farë mënyrë këto kapakë të vegjël prishen dhe gjaku i pisët rrjedh në drejtim të forcës së gravitetit. Kjo gjë bën që damarët sipërfaqësorë të zgjerohen dhe në këtë mënyrë formohet ajo që ne e quajmë variçe. Nga insuficienca e sistemit sipërfaqësor venoz kapen 15 % e burrave dhe rreth 25 % e grave. Sistemi venoz përbëhet nga komponentë të thellë, sipërfaqësorë dhe perforane. Te pacienti mjafton që njëri nga këto komponentë të mos funksionojë në rregull për të pasur insuficiencë endovenoze. Qarkullimi lëviz nga sipërfaqja në thellësi: Safenofemoral, nyja safenopopliteale dhe venat perforane. Venat varikoze ndahen në primare (zakonisht nga kjo varet patologjia konzhenitale të dëmtimeve në muret e damarit dhe dëmtime vaskulare) dhe sekondare (të ardhura nga trombozat dhe rikanalizimi që ndodh mbas inflamantimeve). Tek gratë në krahasim me burrat paraqitja me raste variçesh është dy herë më shumë. Te formimi i variçeve ndikon obeziteti, konstipatë, traumat, si dhe arsye profesionale. Variçet kuptohen nga ana e kontrollit fizik, nga ku kontrolli abdominal dhe pubik nuk duhet anashkaluar. Mbas kësaj e rëndësishme është dhe një duplex ultrason për të vendosur mbi rrugën e kurimit. Në rrugën e kurimit rrjedhja duhet të mbyllet deri në shkallën më proksimale, si dhe segmenti i venës me insuficiencë duhet të mbyllet i gjithi. Duke qenë se shkaku tek variçet në ekstremitetet e poshtme vjen nga vena safena magma dhe safena femoralis, atëherë kurimi do të jetë mbyllja e këtyre të dy venave d.m.th duke i nxjerre jashtë funksionit. Kur kemi rrjedhje në venën safena magma dhe safena femoralis në operacionin që do të kryhet kundër tyre, kërkohet të zgjidhet një mënyrë në të cilën këto vena të bllokohen në mënyrë të plotë. Por në kurimin me operacion nuk duhet të harrojmë rreziqet e vet operacionit, si dhe rikuperimin. Një nga disavantazhet më të mëdha është mpirja lokale ose anestezia e plotë që përdoret dhe periudha e rikuperimit është deri në dy ditë minimumi. Mënyrat e tjera (minimal invazive) të kurimit të kësaj sëmundje janë: elektrokuagolasjon, skleroterapi në shoqërim me ultrason, bipolar radiofrekanse, si dhe ablasion me lazer. Ablasioni me lazer i ekstremiteteve venoze të poshtme është përdorur për herë të parë në vitin 1998.

Kurimi me lazer i variçeve

 

Kurimi me lazer, falë arritjeve të teknologjisë në ditët e sotme, ka arritur një nivel të lartë. Variçet e mëdha që japin një pamje të keqe në këmbët e njerëzve, më përpara kuroheshin vetëm me operacion. Në ditët e sotme edhe këto variçe mund të kurohen me endovenoz lazer EVLT. Kurimi me endovenoz lazer bëhet me tumesant anestezi. Kjo do të thotë që gjate procesit i sëmuri nuk fle dhe mund të bisedojë. I sëmuri mbas këtij procesi mund të ikë duke ecur vetë nga klinika.

Nuk ka shenja të plagës ose të qepjes

 

Para dhe gjatë operacionit me lazer patjetër duhet të ndiqet me një dopler të avancuar. Në damarët me variçe n.q.s ka një rrjedhje të gradës së dytë atëherë këta të sëmurë mund të bëjnë operacion lazer. Pikërisht futja e kateterit të lazerit në damarin me variçe bëhen me ndihmën e doplerit në mënyrë që të sëmurit të mos i behën prerje dhe plagë të panevojshme. Në këtë mënyrë në këmbë nuk krijohen plagë dhe shenja qepjesh. Ndërkohë që damarët telenxhekaz, damarë të sëmurë që ndodhen në këmbët e grave mund të kurohen nëpërmjet një lazeri tjetër sipërfaqësor. Ky lloj aplikacioni bëhet në disa seanca dhe një nga avantazhet kryesore është që pacienti mbaron kurimin në një kohë shumë të shpejtë dhe në të njëjtën ditë mund të kthehet në punë. Endovenoz lazeri është një metode kurimi që mund të aplikohet dhe në klinika private. Ky lloj kurimi zgjat deri në 30-45 minuta dhe për rikuperimin e shpejtë që ka i sëmuri, ky është një nga aplikimet qe i lë më shumë të kënaqur pacientët. Duke pasur efikasitet të shpejtë në rikuperim dhe në anën kozmetike, kjo është një nga metodat më të preferuara. Në krahasim me operacionin rreziku për infeksion është më i paktë. Kjo në krahasim dhe nga ana ekonomike është më e favorshme në krahasim me operacionin i cili ka një kosto më të lartë.

Kontraindikacionet e kësaj metode

 

Shtatzënia, problemet në rrjedhjen e ekstremitetit të poshtëm të arterieve, trombozat dhe gjakderdhjet e thella, si dhe ne rastet e parashikimeve të trombozave; janë faktorë ndikues në shfaqjen e variceve.

Indikacione të anshme

 

Indikacionet e anshme janë shumë pak : trombozë në venën e thellë, emboli të mushkërisë, djegie të lëkurës, tromboflebis. Mënyra e vjetër e operacionit ka shumë disavantazhe që janë në të njëjtën kohë dhe avantazhe për metodën e lazerit. Problemet që dalin në lidhje me anestezinë, kostoja e spitalit, si dhe ana psikologjike e frikës së operacionit. Mbasi të jetë kryer lazeri menjëherë vishen çorapet llastikë për varicet, si dhe për rreth pesë ditë jepet heparinë në dozë të ulët. Në një kohë të shkurtër nuk kemi ndonjë rast me rikanalizacion dhe në terma të mesëm kjo lloj metode është më efikase se operacioni. Pacientët mund të kthehen në punë pa ndonjë kufizim.

·

 

Ekspert në sëmundjet kardiovaskulare, toraksit dhe të damarëve. President i fondacionit “Zemra dhe shëndeti” me qendër në Turqi

 

 

 

E dua, e dua, e dua… atë çantë

 

 

Janë unike, janë të famshme, janë të shtrenjta, janë të paarritshme. Prandaj i duam aq shumë dhe do bënim sakrificat më të paimagjinueshme për të pasur në dorë një çantë Hermes, ose Louis Vuitton, ose Prada, ose… një ccantë

Çfarë sakrificash duhet të bëjë një grua për të blerë një çantë të markës “Miu Miu”, punuar me lëkurë të butë, me dizenjo të hatashme, por që kushton, as më shumë e as më pak, por plot 720 euro? Me siguri që sakrifica në këtë rast do të ishte pak a shumë nja një vit tryezë e varfër, e varfër e varfër, që më në fund ajo çantë të tundet krenare në krahun e saj. Në fakt, çantat e kushtueshme, për të cilat femrat do të bënin sakrifica nga më të jashtëzakonshmet, nuk janë objekte dëshirash vetëm për supermodelet apo femrat VIP.

Në kohët tona, të gjitha gratë me një punë që i siguron pavarësinë ekonomike, dëshirojnë t’i shpenzojnë paratë për të blerë çanta firmato. Madje, nuk është çudi që ato të preferojnë t’i shpenzojnë paratë më mirë për të blerë një çantë të shtrenjtë sesa të shkojnë për pushime apo për të blerë një makinë. Dhe, më pas, këtë “dëshirë” të kushtueshme rreken t’ia tregojnë gjithë botës.

Këto lloje çantash kanë më tepër rëndësi sesa veshjet që mund të reklamohen në pasarelat më të rëndësishme të botës. Vlera e tyre u rrit sidomos pas fushatës publicitare për çantat Longchamp. Ato reklamohen nga modelja Kate Moss, e cila është shtrirë në bregdet krejt lakuriq, duke mbajtur vetëm një çantë të kësaj marke. Mesazhi është i qartë: Mund të bësh fare mirë pa rroba, por pa çantë… kurrsesi!

Po cila është arsyeja e këtij pasioni të marrë për çantat? Pjesërisht sepse ato janë treguesi i parë i statusit të një gruaje, shijeve, si dhe pushtetit ekonomik të saj. Prandaj përhapja e madhe e tyre në këto 100 vitet e fundit tregon rritjen e pavarësisë ekonomike të femrave që mbajnë në duar çanta të tilla. 200 vjet më parë, roli i një gruaje kishte të bënte vetëm me kujdesin për shtëpinë, prandaj gjërat e veta personale mund t’i mbante fare mirë edhe brenda një kulete të qepur në formë xhepi brenda rrobave të saj.

Por udhëtimet e ndryshme me tren apo anije ishin shkaktarët e parë të domosdoshmërisë për të pasur valixhe, të cilat ishin gjithashtu tregues i modës së fundit, dhe që i paraprinë përdorimit të çantave të lëkurës.

Jo më kot, disa nga markat më të famshme të çantave, si: Louis Vuitton, Gucci, Prada, Hermes etj. i kanë fillesat në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, kohë në të cilën udhëtimet u bënë një dukuri e zakonshme. Me kalimin e viteve, me rritjen e pavarësisë ekonomike të gruas, filloi edhe rritja e industrisë së prodhimit të çantave.

Ikonat

 

Aktorja Grace Kelly ishte një nga të parat femra, e cila i vuri emrin linjës së çantave të saj Hermes Kelly në vitin 1956.

Në ditët tona, nga shitja e çantave unike, si LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy), nxirren miliona para në vit. Por ndjesia e të pasurit një çantë të tillë ka të bëjë me shumë më tepër sesa thjesht zotërimi i një aksesori në të cilin mund të futësh gjërat personale.

Kjo ndjesi konsiderohet si mjaft intime për të zonjën e çantës, ndoshta sepse lidhet me prejardhjen e saj, e cila në fillim konsiderohej si një veshje intime. Ky përkufizim përdorej deri në kohën kur, për herë të parë, në fund të shekullit XXIII u krijua prototipi i parë i çantave që mbaheshin në dorë. Ato kishin madhësinë e një kulete, por pak më të madhe, e punuar në një copë damasku, që zbukurohej edhe me disa qëndisma. Këto lloj çantash përdoreshin për të mbajtur sende kozmetike, një freskore për të flirtuar, aromatikë të ndryshëm, kartëvizitat. Por ato nuk sfumonin në asnjë rast fustanet elegante, që derdheshin deri në fund të këmbëve e që ishin fjala e fundit e modës atyre viteve. Veçse, asokohe, ekspozimi i sendeve personale të një gruaje në një “xhep” të jashtëm, që mund ta shikonin të gjithë, për disa konsiderohej si një skandal i vërtetë, po aq sa do të konsiderohej e tillë nxjerrja në pah e të brendshmeve. Prandaj, përkohësisht, këto lloj çantash u cilësuan si qesharake dhe madje si sende seksuale.

Në ditët tona, megjithëse çantat e kanë humbur nocionin e “gjërave intime dhe të turpshme”, vazhdojnë të kenë të njëjtin sex appeal e madje të koleksionohen ndër sendet intime të një femre. Në fakt, brenda çantës së një gruaje mund të gjesh gjithçka: që nga tamponët, kutitë e grimit e deri te piastrat, laptopët, prezervativët e ndonjë veshje tjetër (sidoqoftë, duhet për çdo rast). Prandaj, miti vazhdon të jetë i njëjtë: burrat nuk duhet ta cenojnë kurrë privatësinë e çantës së një gruaje, ndaj edhe nuk guxojnë të shohin se ç’fshihet brenda saj.

Me siguri e keni provuar atë ndjesinë e të dalit nga shtëpia pa çantë: njësoj si të kesh dalë lakuriq në rrugë. Ndërsa rrobat vijnë gjithnjë duke u thjeshtuar dhe minimizuar, çantat janë shndërruar në aksesorin e vetëm, që ju bën të dalloheni mes një turme njerëzish.

Kjo tendencë ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme industrinë e prodhimit të çantave në dekadën e fundit. Sipas një raporti të vitit 2006, numri i çantave të shitura ishte dy herë më i lartë se i rrobave. Por tani kanë dalë një numër i pafund çantash i markave më të mira, e cila është karakteristika kryesore që e bën një çantë të dallojë nga një tjetër. Atributi kryesor i jepet një krijimi që bie në sy. Një çantë e tillë dallohet menjëherë, sepse është një copë unike ose sepse rripi i saj përbëhet nga zinxhirët prej ari – të cilët e bëjnë të dallueshme një çantë të markës Chanel nga një tjetër – apo sepse është një dryn, që dallon një Chloè nga një markë tjetër.

Prodhuar për herë të parë në vitin 1935, rëndësinë e vërtetë një çantë e fitoi pas vitit 1956, kur Princesha Grace Kelly pozoi për kopertinën e revistës “Life”. Ajo ka përdorur një çantë të markës Hermes për të mbuluar barkun e fryrë nga shtatzënia.

Kritikët e modës ishin të sigurt se identifikimi i çantës (që u etiketua çanta Kelly) me yllin e Hollivudit dhe princeshën e Monakos, nënkuptonte një çantë klasi dhe të kushtueshme, dy elementë për ta shndërruar në një objekt tejet të dëshirueshëm.

Një tjetër çantë, që do të fitonte reputacionin e të qenit unike, është Lady Dior, sepse është mbajtur nga Lady Diana, kur ajo sapo ishte divorcuar nga Princi Çarls.

Një kombinim joshës i një valixheje të kushtueshme dhe luksoze tregon qartë se femra që e mban është serioze, e sofistikuar dhe njëkohësisht rrezaton sharm.

Kohët e fundit, një valixhe e tillë, e tërhequr nga ikona e modës, Kate Moss, bëri që femrat të shpenzonin në mënyrë të jashtëzakonshme për të blerë modele të këtij lloji. Sigurisht, kuptohet lehtë se marketingu luan një rol të rëndësishëm për t’i shndërruar çantat nga aksesorë luksi në një must have. Por, nëse Kate Moss mund t’ia lejojë vetes një çantë kaq të kushtueshme, kjo është më pak e mundur për një femër që bën një jetë të zakonshme. Ama, konkurrenca e madhe mes femrave ka për qëllim blerjen e çantave të markave më të mira. Në vitin 2005, stilisti i njohur Alexander McQueen rriti në maksimum kërkesat e blerësve, kur lançoi markën e re të çantave “Novak”, të cilat morën emrin e Kim Novak, aktores së njohur të kinemasë (që interpretoi në filmin “Vertigo”, i konsideruar si kryevepra e Alfred Hitchcock).

Këto çanta u prodhuan në një numër të kufizuar (vetëm 200 copë), prandaj çmimi i tyre, nga 550 euro, arriti një shifër rekord prej 6000 eurosh, për të pasur një Novak në versionin luks, e punuar me lëkurë krokodili. Çantat u shitën sa hap e mbyll sytë, para se të bëhej një listë e blerësve. Në fakt, prodhuesit e çantave e kuptuan shumë shpejt se sa më shumë të rrisnin çmimin, aq më shumë do të shtonin dëshirën e grave për t’i blerë ato.

Stuart Vevers, një prej dizenjuesve më të njohur të çantave, krijuesi i një numri të madh çantash unike të markave Mulberry, Bottega Veneta, Louis Vuitton Givenchy…, shpjegon: “Sa herë që mendoj se ka edhe një limit për të shpenzuar mbi aksesorët apo çantat, gjithmonë ky limit tejkalohet. Menduam se një çantë nuk mund të shitet me një çmim mbi 700 euro, por ja ku jemi; çmimi i disa çantave ka kaluar mbi 1500 euro dhe kjo shifër mund të tejkalohet akoma më shumë”.

Çantat ikonë, jo vetëm që janë lehtësisht të dallueshme, por ato e tejkalojnë kohën në të cilën janë krijuar, si për shembull çanta legjendare Chanel 2.55, e cila u krijua në vitin 1955 (emri i saj është vendosur sipas muajit dhe vitit në të cilin është krijuar). Çanta të tjera, që i kanë rezistuar viteve, janë: Hermes Kelly, Baguette, Fendi e së fundmi Marc Jacobs’s Stam, YSL Muse e la Mulberry Roxanne. E përbashkëta mes tyre është linja e veçantë, asgjë e tepruar dhe sidomos kombinimi i shkëlqyer i një çante funksionale dhe luksoze. Prandaj, një çantë unike e meriton plotësisht këtë status, jo sepse ka arritur deri këtu duke përdorur një strategji të zgjuar marketingu, por sepse ajo e ka origjinën në një traditë të shkëlqyer të prodhimit, ndërthurjes së cilësisë me mjeshtërinë e punimit, që bën të mbetet po aq e famshme sa shumë dekada më parë.

 

 

Për Shën Valentinin me dashuri

 

 

Një palë të brendshme seksi në formë zemre, një spilë e dukshme me gurë, një orë e bardhë spërkatur me zemra të kuqe. Kështu dita e të dashuruarve shijohet edhe më mirë. Detajet kanë rëndësi. Zgjidhi për atë ditë

Një përqafim pasioni. Një palë të brendshme ngjyrë rozë, push-up, firmosur Victoria’s Secret. Këto janë të brendshmet e duhura për ta joshur. Por edhe që bluza sipër të rrëfejë se poshtë e pret një surprizë marramendëse.

Simbol lirie. Një spilë elegante dhe e ëmbël për t’u vendosur në jakën e xhaketës ose palltos. Një bizhuteri e këndshme në tonet e ametistit. E sigurt që do të tërheqë në çast vëmendjen.

Jo vetëm një unazë e veçantë ari ose platini e firmosur Dior. Ka një domethënie vërtet të veçantë. Fjala “Oui” mbi të do të thotë “po”. Prit që të ta bëjë pyetjen dhe pastaj thjesht tregoji unazën. Përgjigjen e merr me mend vetë.

Këto janë një palë syze të kuqe, në anë të të cilave dallojnë dy zemra. Është ngjyra e Shën Valentinit. Kështu që atë ditë mbi sy duhet të vendosni pikërisht një palë të tilla nga Dior.

Kjo është ora e krijuar nga Louis Vuitton për të festuar Shën Valentinin. Quhet Tambour Lovely Luck, prej çeliku dhe lëkure dhe është aksesori më i veçantë që mund të të zbukurojë kyçin e dorës.

Romantike, provokuese, seksi. Bustier dhe perizoma nga Bacirubati, të realizuara në tyl të zi. Protagonist është detaji ngjyrë rozë dhe fjala “Kiss” e shkruar mbi tylin e zi. Sa për ëmbëlsinë, mendojnë fjongot.

Për të festuar Shën Valentinin me… zemër në dorë. Një orë e markës Blancpain, me pesë rubinë të kuq në formë zemre, që bëjnë kontrast të thelle me sfondin e bardhë të orës.

Dy zemra të kuqe flakë, të transformuara në reçipeta dhe tanga elegante. Kompleti La Perla është ideuar pikërisht për t’u veshur ditën e Shën Valentinit. Dantella mëndafshi dhe zemra pa fund.

 

 

Shfaqja e dhimbjeve të qafës dhe simptomat

 

 

Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme, ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve. Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit. Si shfaqet

Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhimbja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se keni një peshë mbi shpatulla. Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës.

Parandalimi

 

Duhet të jeni të kujdesshëm dhe kujtoheni gjatë ditës për gjëra të vogla që kanë lidhje me pozicionet e qafës, mund të shmangni një pjesë të mirë të dhimbjeve të shkaktuara pikërisht nga ky shkak. Këshillohet të mbani një qëndrim korrekt. Shprehja e vjetër “shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë” është akoma në fuqi. Duhet treguar kujdes në zgjedhjen e karriges së përshtatshme. Karrigia e atij që kalon shumë kohë ulur duhet të jetë e tipit që të rregullojë gjatësinë. Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme dhe kurrizi të jetë i mbështetur në karrige. Duhet të shmanget ideja për të bërë një punë tjetër në kohën që flisni në telefon, sepse do të jeni të detyruar që ta mbështesni atë me shpatull në faqe, pozicion i cili është shumë i disfavorshëm për qafën. Duhet të ngrihesh nga karrigia çdo orë dhe të bësh disa hapa për të ndryshuar pozicionin e kolonës vertebrale. Është një ushtrim i detyrueshëm për ata që kalojnë orë të tëra në tavolinë. Pozicioni gjatë periudhës së gjumit duhet të jetë ai me kurriz poshtë ose të kthyer në anë. Pozicioni me gjoksin poshtë mban në tension vertebrat e qafës dhe mund të shkaktojë dhimbje. Këshillohet të bëni ushtrime të vogla të përditshme. Bëhet fjalë për lëvizje të kujdesshme të qafës në çdo moment të ditës që të ndodheni dhe sa më shpesh që të mundeni për të shmangur ngrirjen e muskujve.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut

 

Në qoftë se pësoni përplasje me makinë apo një traumë gjatë një aktiviteti sportiv apo duke u rrëzuar për çdo lloj motivi dhe në qoftë se dhimbja në qafë është e shoqëruar me të vjella dhimbje koke, ethe, padurim të dritës dhe mpirje të krahut apo të pjesëve të tjera të trupit; në këto raste është e këshillueshme që t’i drejtoheni mjekut. Vonesat në ndërhyrje mund të shoqërohen me pasoja.

Disa këshilla për të shmangur dhimbjet në qafë

 

- Tregoni kujdes me pozicionet e qafës

- Mbani një qëndrim të përshtatshëm

- Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë

- Zgjidhni karrigen e përshtatshme

- Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme

- Kurrizi duhet mbështetur në karrige

- Kujdesuni për pozicionin e kolonës vertebrale

- Bëni ushtrime të vogla të përditshme

Shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve në qafë

 

Motivet nga të cilat shkaktohet dhimbje në qafë mund të grupohen në katër kategori: Kontraktimet muskulore për shkak të stresit, pozicioneve të këqija apo tensioneve emocionale. Kjo është dhe arsyeja më e shpeshtë e dhimbjeve të qafës. Dhe pse shkaku mund të duket i rëndomtë, bllokimi muskulor mund të çojë dhe në një palëvizshmëri totale të përkohshme.

Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t’i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo. Në këtë mënyrë muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjëherë dhe ngrijnë dhe kështu dhimbjes së shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.

Dhimbje të shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje të ndryshme. Këto mund të jenë dhe goditje të marra gjatë aktiviteteve sportive, lëvizjeve të gabuara apo dhe frakturave të vogla të cilat nuk vihen re për momentin. Pasojat e këtyre goditjeve mund të mbarten me vite dhe mund të shkaktojnë një dhimbje qafe kronike.

Shqetësime të tjera të shkaktuara nga inflamacione të ndryshme. Sëmundje si meningjiti shkaktojnë dhimbje dhe ngrirje të muskulaturës së qafës por që gjithmonë janë të shoqëruara me simptoma të tjera më të rënda.

Ndërhyrjet e dobishme për të mposhtur dhimbjen e qafës

 

Ndërhyrjet e mëposhtme janë të dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo një mpirje e tyre.

Me hidroterapi

 

Kur qafa ka inflamacion, bëni një kompresë me akull për dhjetë minuta. Në qoftë se nuk keni akull, atëherë merrni ndonjë ushqim të ngrirë, mbështilleni me një copë dhe përdoreni si kompresë. Në këtë kohë përgatisni dhe një çantë uji me ujë të nxehtë, mbështilleni me një peshqir dhe aplikojeni në të njëjtin vend ku vutë akullin, menjëherë pasi ta keni hequr atë dhe mbajeni për dhjetë minuta.

Me anë të akupunkturës

 

Akupunktura është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja e artrozës.

Me anë të masazhit

 

Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë, qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm, për shkak të artrozës, për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.

Me aromaterapi

 

Për të shtuar efikasitetin e masazhit, mund të përdoret një vaj i përftuar në këtë mënyrë: Në 50 ml vaj mandarinash të ëmbla hidh 20-30 pika livandë ose kamomili. Të njëjtat vajra, por me masë 2-5 pika mund të hidhen dhe në vaskën e banjës.

 

 

10 mënyra për ta mbajtur trurin të shëndetshëm

 

 

Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.

1. Lexoni libra

 

Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar

2. Luani lojëra

 

Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.

3. Përdorni dorën e kundërt

 

kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.

4. Mësoni numrat e telefonit

 

Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.

5. Hani edhe për trurin tuaj

 

Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.

6. Ndahuni nga rutina

 

Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.

7. Kaloni nga një rrugë e ndryshme

 

Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.

8. Mësoni një aftësi të re

 

Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin diçka për të menduar.

9. Bëni lista

 

Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.

10. Zgjidhni një mjeshtëri të re

 

Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera.

11. Truri qendra e funksioneve mendore

 

Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e psikologëve, sepse aktiviteti i tij fizik drejton shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri njerëzor është shumë më i ndërlikuar se çdo kompjuter. Truri është qendra për funksione mendore të tilla si kujtesa, imagjinata, të menduarit, etj. Ai përpunon mesazhet që vijnë në të prej Sistemit Nervor Periferik dhe palca kurrizore, vendos se cilat reagime janë të domosdoshme dhe dërgon urdhra tek muskujt për të kryer sjelljen e duhur. Truri mund të kuptohet më mirë duke ekzaminuar tre seksionet e tij më të rëndësishme: truri i prapmë, i mesëm dhe i përparmë. Megjithatë sjellja kontrollohet nga një bashkëveprim kompleks i shumë strukturave trunore.

12. Si ndikon pagjumësia në funksionin e trurit

 

Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Një ekspert anglez tha se do të ishte shumë interesante të shihej se si edhe gjumi shumë i shkurtër ka të njëjtin efekt. Studimet treguan se niveli i rritur i hormoneve të stresit, i krijuar nga pagjumësia ose gjumi i pjesshëm, shpjegon reduktimin e prodhimit të qelizave në trurin e të rriturve. Megjithatë, niveli i nervave nuk prishet edhe për një periudhë pagjumësie.

Shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të kokës

 

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Një pjesë e tyre shfaqen nga tensioni i përditshëm. Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë.

Kujtesa jonë dhe marrja e informacioneve

 

Disa gjera nuk mundemi t’i kujtojmë sikur të mos kishin qenë kurrë, kurse të tjerat na ndjekin dhe është e pamundur të lirohemi prej tyre. Si funksionon kujtesa jonë? Së pari zhvillohet futja e informacioneve të reja. Është vështirë të kujtohet informata, të cilën e kemi perceptuar keq. Shumë njerëz ankohen për kujtesë të dobët, për shkak të mangësive të disa shqisave. Shikimi i keq ose të dëgjuarit e dobët mund të jenë faktorë kufizues për marrjen cilësore të informacioneve. Kujtesa e mirë, përveç të tjerash, kërkon gjumë të mirë. Shkenca ende nuk i ka zbuluar fshehtësitë lidhur me trurin dhe funksionimin e tij, kurse kujtesa e jashtëzakonshme, deri në hollësitë më të vogla, është njëra prej fshehtësive të tilla.

 

 

Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut

 

 

Tregohuni të kujdesshëm ndaj zhurmave, veçanërisht gjatë kohës së gjumit. Ky është rekomandimi më i ri i mjekëve dhe psikologëve. Studimet dhe eksperimentet e ndryshme kanë treguar se edhe pse gjatë gjumit të thellë nuk ndjejmë gjë, zhurmat e forta rreth ambientit të fjetjes apo edhe zhurmat periodike të vazhdueshme, janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Por dëmtimet e shkaktuara nga zhurmat nuk janë të përqendruar vetëm te problemet që kanë të bëjnë me dëgjimin, por shfaqen probleme me zemrën, presionin e gjakut, probleme psikologjike, etj. Zhurmat e trafikut të rënduar, uljet dhe ngritjet e avionëve, puna në uzina e fabrika, etj. mund të ulë presionin e gjakut nën nivelin e duhur, ç’ka mund të kthehet në rrezik për sëmundje kardiake. Dhe sipas rezultateve të publikuara nga European Heart Journal, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave është më i ndjeshëm për njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik është tepër i lartë. Por studimet kanë treguar se edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj mund të kthehet në problem për shëndetin tuaj nëse gërhet. Kjo zhurmë mund të kthehet në stres për ju, gjatë gjumit. Edhe pse ju mund të jeni mësuar me këtë gjendje dhe të flini pa ndjerë zhurmat përreth, është organizmi juaj ai që dëmtohet, sidomos çrregullime në presionin e gjakut. Studimi

Kërkuesit kanë përfshirë në studim 140 vullnetarë në Londër, të cilët jetojnë pranë aeroportit Heathroë, apo në zona të tjera ku zhurma është e lartë. Ekipi ka vëzhguar gjatë natës presionin e tyre të gjakut për rreth 15 minuta dhe ka monitoruar nivelet korresponduese të zhurmave të ndryshme. Vlerat e presionit të gjakut tek vullnetarët kanë pësuar një rritje në prani të zhurmave me intensitet më të lartë se 35 decibel, të shkaktuara nga zhurma e avionëve, trafikut të rënduar apo edhe gërhitjes së partnerit. Ky efekt u vëzhgua edhe kur personi ishte në gjumë.

Zhurma e një avioni sipas shkencëtarëve të Imperial College në Londër apo edhe studiues të tjerë në institucione shkencore Evropiane të përfshira në këtë studim, shkakton një rritje të presionit sistolik në 6,2 mmHg dhe në 7,4 mmHg për presionin diastolik. Nivele të tilla të rritjes së presionit të gjakut janë vërejtur edhe në çiftet ku njëri nga bashkëshortet gërhet. Pasojat e kësaj zhurme shfaqen edhe në problemet shëndetësore të partnerëve. Hipertensioni si shfaqje e presionit të lartë të gjakut mbi vlerat 140/90mmHg, shoqërohet me një rritje të rrezikut për shqetësime kardiake, sëmundje të veshkave, etj.

Stresi dhe hipertensioni

Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Periudha e dimrit, për shkak të të ftohtit por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë. Mosha 45 vjeç është mosha më problematike te burrat për shfaqjen e problemeve me tensionin e lartë, ndërsa të gratë mosha më problematike është rreth moshës 50 vjeç.

Simptomat e hershme që shfaq hipertensioni:

 

- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes

- Gumëzhitje veshësh

- Marramendje

- Nganjëherë shoqërohet me gjak nga hundët

- Depresion, pa e ditur shkakun

- Personi nxehet pothuajse pa shkak

- Skuqje të fytyrës

- Ndjesi të fikëti

Kripa shkak për shfaqjen e hipertensionit

 

Nga kërkimet e shkencëtarit Dahl mësohet se fajtori kryesor në shkaktimin e hipertensionit është kripa. Mjekët e dinë tashmë ndjeshmërinë e veçantë që kanë disa pacientë me hipertension. Tek këta pacientë nëse ndërpritet sasia e madhe e kripës që ata marrin në ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e këshilluar e kripës është 800 miligram në ditë. Por në shumicën e rasteve me hipertension ulja e konsumit të kripës (sodiumit) nuk mjafton. Të sëmurët më hipertension duhet të respektojnë raportin e potasiumit me sodiumin për të arritur rezultate pozitive. Raporti duhet të jetë I tillë që sasia potasiumit të jetë tre herë më e lartë se sasia e sodiumit.

Obeziteti shkaktar për hipertensionin

 

Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension. Një dietë jo e pasur ushqimore si dhe mungesa e aktivitetit fizik bëhen shpesh shkaktarë të hipertensionit.

Dy llojet e presionit të lartë të gjakut

 

Ekzistojnë dy tipa të presionit të lartë të gjakut: sekondar dhe thelbësor (primar). Hipertensioni sekondar rezulton nga prania e sëmundjeve specifike apo të sëmundjeve të ndryshme si: sëmundja e veshkave, tumori i tyre, ngushtimi i arterieve renale, hipertiroide apo shtatzënia. Ky lloj hipertensioni përfaqëson një përqindje të vogël të rasteve. Një përqindje të lartë të këtij tipi e përbën hipertensioni i arteries renale, i ngjashëm me hipertensionin primar. Hipertensioni thelbësor (primar) ndodh kur enët e gjakut kontraktohen së tepërmi ose përmbajnë lëngje të tepërta dhe përbën rreth 90-95% të gjithë rasteve. Ky lloj hipertensioni nuk mund të kurohet, por mund të kontrollohet nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe mjekimeve.

Natriumi rrit presionin e gjakut

 

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.

 

 

Dhjetë bimë për një frymëmarrje të freskët

 

 

Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes Majdanozi i freskët

Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.

Rrëshira

 

Rrëshira natyrale disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.

Shpëlarës antibakterial

 

Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.

Jogurti i freskët

 

Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.

Shpëlarja më soda

 

T’i lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.

Vaji i mentes

 

Disa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.

Farat e koprës

 

Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.

Majdanozi

 

Përbërës antibakterialë gjenden të vaji i majdanozit dhe vaji i lulediellit. Shkencëtarët dhe studimet kanë rezultuar në publikime thuajse kontradiktore lidhur me këto produkte nëse sjellin aromë të mirë apo të keqe të gojës. Megjithatë studimet treguan se majdanozi përmban përbërës antibakterialë.

Çimçakizi me manjolia

 

Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.

Pastruesit e gjuhës

 

Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.

Përbërësit që ulin aromën e pakëndshme të frymëmarrjes

 

- Majdanozi i freskët

- Rrëshira

- Shpëlarës antibakterial

- Jogurti i freskët

- Shpëlarja më soda

- Vaji i mentes

- Farat e koprës

- Majdanozi

- Çimçakizi me manjolia

- Pastruesit e gjuhës

Kujdesi për dhëmbët dhe infeksionet

 

Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore.

Bakteret dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve

 

Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Koenzima Q10 mban te freskët gojën

 

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10 e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Kariesi një proces shkatërruespër dhëmbin

 

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e baktereve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti. Këto baktere në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin këtyre baktereve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit.

 

 

Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore

 

 

Shumëkush nga ne duhet të tregojë kujdesin e duhur për shëndetin e tij. Kështu mund të shmangni probleme të ndryshme shëndetësore dhe të shtoni disa vjet në jetën tuaj. Në qoftë se ndjeheni të lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në formë duhet të ndaloni duhanin dhe t’i përkushtoheni gjimnastikës.

1- Piqni një biftek

 

Mund të mendoni se kjo do të ishte e dëmshme për zemrën tuaj, por nuk është e vërtetë. Bifteku përmban elemente që rrisin imunitetin e organizmit, sepse përmbajnë selenium dhe vitaminë Be cila ul rrezikun ndonjë sëmundje. Nëse ai nuk është shumë i yndyrshëm atëherë është i shëndetshëm për zemrën, duke i siguruar organizmit yndyrat e ngopura në masën e nevojshme pa e tepruar.

2- Hidhni cigaret

 

Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj duhanit apo gjenden shpesh në ambiente ku pihet duhan, qoftë edhe për vetëm 30 minuta tre herë në javë, janë 26 për qind më të rrezikuar për të shfaqur sëmundje të zemrës të cilat mund të shfaqen edhe te personat duhanpirës të dorës së dytë, por me një rrezikshmëri më të ulët.

3- Merrni aspirina

 

Konsumimi i rregullt i aspirinës ul dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo shfaqet si mbrojtëse në 28 për qind të rasteve tek personat të cilët kanë kaluar atak kardiak.

4- Pini më shumë çaj

 

Meshkujt të cilët pinë dy filxhanë çaj në ditë janë 25 për qind më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme për shkak sëmundjesh të ndryshme apo ataku kardiak, sesa ata meshkujt të cilët nuk konsumojnë çajin. Kjo ndodh për faktin se te çaji gjenden përbërës të cilët jo vetëm rrisin aftësinë e qelizave për t’u relaksuar dhe për t’u ulur tensioni i gjakut, por shmang dhe redukton mpiksjen e gjakut.

5- Prekni partnerin/en

 

Dhjetë minuta kontakt i drejtpërdrejtë lëkurë me lëkurë më partnerin apo partneren tuaj, ndihmon për të mbajtur presionin e gjakut në nivele normale dhe pulsin normal, qoftë edhe gjatë situatave stresonte, kohës kur ju jeni i mërzitur, apo kur ndjeheni në ankth. Një prekje duarsh, një përqafim, një puthje, do ngrinte nivelin e hormoneve në gjak.

6- Konsumoni peshkun

 

Mishi i peshkut përmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrës, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dëmtimi i enëve të gjakut apo muskujve të zemrës.

7- Martohuni

 

Meshkujt e martuar kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me beqarët. Shkencëtarët kanë treguar se gjatë vëzhgimit të një burri të martuar me nivel normal të presionit të gjakut, pas tre vjet martese të lumtur, ai kishte një zemër më të shëndetshme se më parë, po ashtu krahasuar edhe me një mashkull të pamartuar i gjendur në të njëjtat parametra të presionit të gjakut.

8- Konsumoni fibra

 

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

9- Kujdesuni për dhëmbët

 

Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë.

10- Konsumoni acid folik

 

Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.

Balanca e duhur kushti i të ndjerit mirë

 

Vlerat hormonale tek mashkulli duhet të balancohen në mënyrë që ai të gëzojë shëndet. Nëse nuk ka balancë, atëherë vjen pagjumësia, agresiviteti dhe djersitja. Stresi, alkooli dhe mbipesha ndikojnë negativisht duke ulur nivelin e testosteronit. Një jetë e pasur seksuale ndikon pozitivisht në pasqyrën e hormoneve. Fakt është që edhe 48 orë pas një akti të mirë seksual pasqyra e hormoneve është ngritur me 50 për qind. Ndryshe nga marrja në mënyrë artificiale e hormoneve, marrëdhënia seksuale nuk e sjell kurrë sasinë e hormoneve tek mashkulli në një shkallë të rrezikshme për shëndetin. Është e këshillueshme mungesa e dhjamit, sepse mungesa e tij frenon prodhimin e enzimës aromatase dhe kjo lë vend të lirë për testosteronin.

Terapia e hormoneve të stimuluara

 

Metoda më gjeniale dhe e sigurt për të sjellë pasqyrën e hormoneve në një lartësi të shëndetshme është terapia e stimulimit të hormoneve. Me anë të saj stimulohen gjëndrat që të nxjerrin sa më tepër këtë hormon. Kështu e gjitha që duhet bërë nga jashtë është të sillen “katalizatorët” e duhur. Kështu trupi urdhërohet të mbushë mirë pasqyrën e Somatotropinës dhe të stimulojë procesin e rregullimit natyror të hormoneve. Ndër sekretagogat, katalizatorët, më të rëndësishëm janë aminoacidi Argininë, Glutaminë, Triftofani dhe Vitamina B3. Sot njihen rreth 30 hormone të ndryshme, të cilat ndahen sipas një kriteri të caktuar. Një mënyrë për të ndarë hormonet është ajo sipas lëndëve prej të cilave përbëhen hormonet.

Hormoni i rritjes, hormon kundër mplakjes

 

Vetëm para pak kohe mjekësia ka arritur të kuptojë cilësitë e veçanta të hormonit të rritjes. Hetimet treguan se marrja e përditshme e hormonit të rritjes, pas disa javëve sillte si pasojë një rinim trupor dhe psikik deri prej 20 vjetësh. Hormoni i rritjes që njihet si Somatotropinë, është kështu një ndër lëndët më të fuqishme kundër mplakjes që njerëzimi ka njohur deri më sot. Ai prodhohet në gjëndrën hipofizare në tru. Ky hormon dirigjon të gjitha lëndët themelore që kanë të bëjnë me rritjen. Në mëlçi ky hormon kthehet në të ashtuquajturit faktorë të rritjes, të cilët përforcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në forcimin e kockave. Përqendrimi i hormonit të rritjes HGH bie me moshën në mënyrë të njëjtë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Këshillat nga shkenca dhe mjekësia

 

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mire është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq i rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Agjërimi është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase .

 

 

Lëngu i panxharit mund të ulë presionin e lartë të gjakut

 

 

Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’iu ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës. Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment; ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht. Presioni i lartë i gjakut

Për të kuptuar se ç’është presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg(i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek më të rriturit dhe tek të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, së duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur tek temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj. Sidoqoftë pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë. Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, bile edhe tek fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetesës etj.

Shkaktarët

Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.

Simptomat me të cilat shoqërohet presioni i lartë i gjakut:

 

- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes

- Gumëzhitje të veshëve

- Marramendje

- Ndonjëherë del gjak nga hundët

- Depresion pa e ditur shkakun

- Personi është i shqetësuar dhe i irrituar

- Skuqje e fytyrës

- Ndjenja të fikëti

Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun

 

Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme, mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.

Simptomat me të cilat shfaqet presioni i lartë

 

Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me merkur (zhivë). Herë pas here vuajtësi mund të ndjejë shqetësime nga më të ndryshmet (si marramendje, trokitje të shpejta në bark dhe në kraharor, dhimbje koke, skuqje ose zbehje në fytyrë, pagjumësi, ankth, urinim të shpejtë etj), por jo tipike për këtë sëmundje. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit.

Mjekësia popullore, kurimi i anemisë

 

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve, përfshi edhe sëmundje të ndryshme të gjakut. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Specialistët e sëmundjeve të gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija.

Si shfaqet presioni i lartë të gjakut

 

Presioni i lartë i gjakut përbën sëmundje kur ai shfaqet në vazhdimësi, me gjithë prirjet për normalizim të përkohshëm të herëpashershëm. Si i tillë ai do të pasohet edhe me çrregullime në punën e indeve dhe të organeve, sidomos të zemrës, të trurit dhe të veshkave. Sëmundja e presionit të lartë të gjakut në ecurinë e saj pasohet me ndryshime në strukturën indore të organeve dhe çrregullime në funksionet e tyre. Sigurisht që këto nuk janë pasoja vetëm të kësaj, por edhe të sëmundjeve të tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar për gjetje të shkakut kryesor dhe atyre ndihmëse. Së pari, preket muskulatura e zemrës së majtë. Dukuria është shumë më e shprehur tek njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.

 

 

30 sëmundjet në trupin e njeriut

 

 

Thuajse të gjithë njerëzit kanë një shqetësim shëndetësor në organizmin e tyre. Shpesh njohja e simptomave përkatëse mund të ndihmoje shumë më mirë për të kuptuar se cili është organi që duhet kuruar, si duhet trajtuar sëmundja dhe mbi të gjitha për të gjetur saktësisht mjekun të cilit duhet t’i drejtohemi. Pikërisht për këtë arsye, revista javore “News Week” ka përmbledhur në një botim të veçantë 60 sëmundjet kryesore në trupin e njeriut dhe shfaqet e tyre. Gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm pjesën e dytë të këtij botimi me 30 sëmundjet e fundit

Në shumë raste, veç simptomave përkatëse të shfaqjes së sëmundjes, specialistët amerikanë kanë dhënë edhe këshilla për kurimin e tyre.Ajo që e bën më të veçantë këtë përmbledhje sëmundjesh, lidhet ngushtë me faktin se për secilën nga rastet mjekët kanë shpjeguar se sa është mundësia për trashëgiminë e tyre, si dhe cilat janë fenomenet e ditëve moderne, të tilla si pagjumësia, parkisoni, obeziteti.

Në suplementin e sotëm do të mësoni më shumë rreth sëmundjeve të tilla si kanceri i veshkave, kanceri i prostatës, kanceri i mëlçisë, leucemia, llojet e infeksioneve të syrit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ato gjenetike apo sëmundjet nervore, gastritit, rënies së flokëve e shumë të tjera si këto.

 

1-Gastriti (Gastritis)

 

Gastriti është inflamacion i veshjeve të brendshme të stomakut. Këto veshje të stomakut bëhen fillimisht të kuqe, më pas nisin të irritohen dhe të fryhen, deri sa në fund personat e sëmurë më gastrit nisin të vjellin gjak.

Çfarë e irriton stomakun?

 

Sipas specialistëve amerikanë, janë disa arsyet që irritojnë muret e brendshme të stomakut deri në shkaktimin e gastritit. Si irrituesit kryesorë mbahen alkooli, duhani, përdorimi i shpeshtë i kortizonëve, si dhe sigurisht edhe prodhimeve të tjera mjekësore si aspirinat, Ibrufeni, Naproxen e shumë të tjera si këto. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gastriti i shkaktuar nga përdorimi i shpeshtë i medikamenteve të lartpërmendura e çon deri në 2 milionë numrin e pacientëve në vit. Megjithatë duhet theksuar se, zakonisht kjo sëmundje shfaqet pas moshën 60-vjeçare, tek atë njerëz që kanë përdorur shumë alkool, kanë qenë duhanpirës të rregullt, tek njerëzit që përdorin në mënyrë rutinë aspirinat dhe veçanërisht në doza të mëdha.

Simptomat:

 

1-Shqetësime abdominale që shfaqen më shumë pas të ngrënit

2-Dhimbje të vazhdueshme poshtë kërthizës që shkojnë deri poshtë brinjëve

3-Marrje mendsh, në ndonjë rast edhe të vjella

4-Mungesë oreksi

5-Në ndonjë rast personat me gastrit nxjerrin edhe shkumë të bardhë nga goja

6-Gromësira ose edhe ndjenja sikur jeni me stomak të mbushur.

 

 

2-Glaukomë (Glaucoma)

 

Glaukoma është ajo gjendje e syve gjatë së cilës vizoni humb si pasojë e dëmtimit të nervit optik. Nervi optik shpërndan informacionin nga syri tek truri. Në shumë raste nervi optik dëmtohet nga presioni i rrjedhjes fluide në pjesën e përparme të syve. Megjithatë glaukoma e syve shkaktohet edhe në raste të shpeshta të lotimi. Në formën e parë të glaukomës, e cila quhet edhe “engjëlli i hapur”, rrjedhja qëndron e përqendruar në brendësi të syrit përgjatë gjithë kohës. Kjo bën që personi të humbasë gradualisht shikimin, e cila në këtë rast është edhe simptoma e vetme e kësaj sëmundjeje. Forma më e vogël e sëmundjes e quajtur “therëse”, zhvillohet papritmas dhe zakonisht shkakton dhimbje dhe sy të skuqur. Në këtë formë të glaukomës, presioni rritet në mënyrë të shpejtë sepse fluidi normal rrjedh brenda syve të bllokuar. Kjo ndodh kur struktura e quajtur “engjëll” ose irisi mbyllet. Ekspertët janë të paqartë se përse format e glaukomës dëmtojnë plotësisht syrin. Sipas të dhënave, në Amerikë glaukoma është sëmundja e dytë kryesore që shkakton verbërinë.

 

3- Gonorrea (Gonorrhea)

 

Gonorrea është sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila shkaktohet nga bakteri i quajtur Neiser gonore. Këto lloj bakteresh mund të kalohen nga një person tek një tjetër gjatë aktivitetit seksual (vaginal, oral) kur infeksioni kalon nga zverku, në vaginë e më pas në tubin e urinës. Nëse nuk trajtohet infeksioni i gonorreas mund të përhapet në mënyrë të shpejtë në një pjesë të traktit riprodhues dhe shkakton në shumë raste inflamacion të prostatës dhe inflamacion të testikujve kjo tek burrat, ndërsa tek femrat sëmundje të ndryshme të legenit. Gonorrea gjithashtu shkakton inflamacion të anusit dhe zorrës së trashë, veçanërisht tek njerëzit që praktikojnë seksin anal. Nëse nuk trajtohet, gonorrea përhapet më pas në pjesë të tjera të trupit, të tilla si sistemi i qarkullimit të gjakut, jep ethe pa shkak në trupin e njeriut, bakteret mund të përhapen gjithashtu edhe në sy, tek fëmijët, nëse nëna është shtatzënë, e shumë të tjera si këto. Shumë njerëz të cilët janë të infektuar me këtë sëmundje, mund të ndodhë të mos kenë asnjë simptomë. Gratë madje janë më të pritura të mos kenë simptoma sesa meshkujt. Në rastet kur sëmundja shkakton simptoma të “dukshme” atëherë ato shfaqen 10 ditë pas atit seksual me një person të infektuar. Meshkujt mund ta zbulojnë këtë sëmundje gjatë urinimit, gjatë këtij procesi ata kanë shqetësime, kruarje, skuqje. Ndërsa femrat kanë probleme në zorrën e trashë.

 

4- Cerma/ Përdhesi (Gout)

 

Cerma është një sëmundje e kyçeve që në shumicën e rasteve rezulton në inflamacion të kyçeve që vjen pa “paranjoftim” dhe jep shumë dhimbje. Arthritis urica i njohur në gjuhën e popullit si cerma, përdhesi, është inflamim i kyçeve. Shpesh ndikohet vetëm një nga kyçet. Në rastet më të zakonshme është kyçi i gishtit të madh të këmbës që inflamohet. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve të acidit urik në kyçe. Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit. Ato gjenden edhe në ushqime. Nëse koncentrimi i acidit urik është shumë i lartë, mund të krijohen kristale në radhë të parë në kyçe. Një tjetër vend ku kristalet mund të grumbullohen janë veshkat dhe në këto raste këto kristale formojnë gurë në veshka. Sasia e acidit urik që gjendet në gjak varet nga sasia që krijohet në trup, si dhe nga sasia e acidit që nxirret nga trupi nëpërmjet urinës. Përmbajtja e lartë e acidit urik nuk shkakton përdhes në të gjitha rastet. Nga të gjithë personat që kanë sasi të lartë acidi urik në gjak është vetëm një numër relativisht i vogël që vuan nga përdhesi. Përhapja e përdhesit është më e lartë ndër meshkujt dhe të moshuarit. Për burrat mbi 40 vjeç përdhesi është arsyeja kryesore e sëmundjes se kyçeve, pra kyçet zbuten dhe enjten. Meshkujt vuajnë më shpesh se femrat nga kjo sëmundje. Rreziku i sëmundjes rritet me moshën. Sasia e acidit urik rritet sa më i madh në moshë të jetë personi. Femrat kanë sasi më të ulët të acidit urik në gjak deri në periudhën e menopauzës, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato.

Simptomat

 

1-Zakonisht sëmundja shfaqet natën

2-Gishti i madh i këmbës dhemb dhe ënjtet

3-Kyçi nuk duron asnjë prekje

4-Dhimbja shoqërohet me ethe

5-Në shumë raste edhe me temperaturë

6-Lëkura vyshket.

 

5- Rënia e flokëve (Hair Loss)

 

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

Shkaqet e rënies

 

Trashëgimia dhe faktorët gjenetikë. Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njëri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija, nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit. Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Kujdes

 

1-Kontrolloni stresin

2-Mbani një dietë të përshtatshme

3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë

4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.

4-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyralë, veçanërisht me vajin e ullirit.

5-Evitoni ushqimet e skuqura

6-Përdorini sallata të ndryshme

7-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët

8-Mos e ndërroni shpesh shampon.

 

6- Ataku në zemër (Heart Attack)

 

Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.

Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak?

 

Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.

Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë:

 

Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin

Mosha, seksi

Histori familjare për sëmundje aterosklerotike

Duhani, përdorimi i kokainës

Diabeti melit

Hipertensioni

Obeziteti

Rritja e nivelit të homocisteinës

Jeta sedentare

Stresi psiko-social

Sëmundjet perivaskulare

Higjiena e varfër orale

 

7-Pagjumësia (Insomnia)

 

Çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë.

Në disomnitë, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në këto kushte trupi juaj do të jetë gjithmonë i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor.

Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakonte që çrregullon gjumin. Ky është një çrregullim që në pjesën më të madhe të rasteve prekin fëmijët e vegjël, gjendje e cila mund të zgjasë deri në moshën 15-vjeçare.

Çfarë është insomnia

 

Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj çrregullimi të gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniakë i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen, ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniakë vuajnë nga një gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.

Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:

 

1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.

3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.

4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.

5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.

6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.

7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.

8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.

9. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.

10. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.

11. Zgjohuni në mëngjes në të njëjtën orë çdo ditë. Vini orën në zile dhe çohuni menjëherë nga shtrati, edhe nëse natën e shkuar keni qëndruar zgjuar deri vonë. Në këtë mënyrë, në fund të ditës ju do të ndiheni më të lodhur dhe do të flini në kohën e duhur. Nëse e bëni këtë gjë për disa ditë të mjaftueshme, do të sistemoni me sukses kohën për gjumë.

12. Për udhëtime të gjata me avion apo ose autobus, do të ishte mirë që të merrni një pilulë për gjumin nëse keni probleme me gjumin. Kjo duhet të jetë një pilulë shumë shpejt e efektshme me një efekt të limituar nga 5-6 orë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal para se të merri medikamentin.

Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.

 

8-Kanceri në veshka (Kidney Cancer)

 

Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialisteve me bimë mjekësore, të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë ë paktën 2 litra ujë në ditë.

Tumori Wilms

 

është më i shpeshti tumor malinj i veshkave te fëmijët. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keqformime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmeëia prerenale e veshkave është pasojë e mos furnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë së veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmëria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.

Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)

Simptomat

 

1-Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.

2-Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.

3-Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë së veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.

4-Anemia është pasojë e mos prodhimit të eritropoetinës.

5-Djersitje e vazhdueshme

6-Fryrje e trupit

7-Ethe

8-Dobësi

9-Urinë e turbullt me erë të keqe

10-Temperaturë

 

9- Leucemia (Leukemia)

 

Leucemia është sëmundja e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre. Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave. Sëmundja fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.

Simptomat

 

- Ethe

- Lodhje

- Dhimbje të kockave dhe muskujve

- Dhimbje koke

- Infeksione të vazhdueshme

- Njolla në lëkurë

- Gjëndra të fryra

 

10 -Kanceri në mëlçi (Liver Cancer)

 

Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mëlçisë, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, përdorimi i ushqimeve të shëndetshme, konsumimi i verës si dhe mospërdorimi i pijeve alkoolike. Nga ana tjetër, sipas specialistëve moshat e mesme janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mëlçive në rast se ata kanë jetuar ose përdorur për shumë kohë duhanin. Reth 15 për qind e viktimave të kancerit të mëlçisë janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa sesa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikimi i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të astmës. Sipas mjekëve më shumë gra vdesin nga kanceri në mëlçi sesa nga kanceri në gji, në vezore dhe në uter, por megjithatë fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mëlçisë. Gjithashtu përdorimi i ushqimeve të shëndetshme, mes të cilave nuk duhet të mungojë mishi dhe vera, është aleati më i mirë për ta mbajtur sa më larg sëmundjen. Duket e çuditshme por edhe ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mëlçisë. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve grimcat me përmasa më të vogla se 10mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mëlçisë. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficiencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale

Simptomat

 

- Humbje në peshë e pashpjegueshme

- Humbje oreksi

- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut

- Zverdhje të lëkurës dhe syve

- Zmadhim i mëlçisë

- Hipoglicemi

 

11-Malaria (Malaria)

 

Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Dhe shumë infeksione që shfaqen tek njeriu shkaktohen prej tyre. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Te trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut. Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Kundër sëmundjes së malaries janë bërë përparime. Në vitin 2005, shkencëtarët njoftuan për sukses në luftën kundër mushkonjës anofele dhe parazitëve të malaries, ndërsa një vaksinë eksperimentale e provuar në Mozambik, po ofron imunizimin e parë të suksesshëm kundër kësaj sëmundjeje. Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave. Po ashtu edhe viti 2007 ka qenë një progres i vërtetë në luftën kundër malaries. Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA.

Simptomat

 

- Temperaturë e lartë

- Lodhje

- Dhimbje koke

- Dhimbje muskujsh

- Çrregullime me aparatin tretës

- Të vjella

- Ndjesi të fikëti

 

12-Melanoma (Melanoma)

 

Melanoma është forma më e përhapur në botë e kancerit të lëkurës. Nëse nuk kapet në kohë, i prekuri nga kjo sëmundje mund të humbasë jetën. Disa tipa nishanesh kanë karakter malinj dhe përbëjnë një rrezik për shfaqjen e sëmundjes së rrezikshme. Sipas ekspertëve evidentimi dhe kurimi në stadin fillestar nuk përbën rrezik për jetën e personit. Por, nëse ajo ka përparuar deri në metastaza, është tepër rezistente ndaj trajtimit me ilaçe dhe rreze. Sipas studimeve të kryera në vende të ndryshme të botës, vetëm 2-3 për qind e pacientëve, të cilëve melanoma i ka kaluar në fazën e metastazës, jetojnë deri në 5 vjet. Prandaj mjekët këshillojnë vizita të vazhdueshme te specialistët për nishanet e rrezikshme. Personat me rrezikshmëri të lartë janë ata që kanë një numër të madh nishanesh në trup, personat me lëkurë të çelët dhe sy të kaltër. Të rrezikuar janë gjithashtu edhe ata që punojnë në ambiente të hapura, apo qëndrojnë për orë të tëra në diell. Më e përhapur melanoma është tek moshat e rritura, mbi 35-vjeç, por rastet e shfaqjes së këtij kanceri tek fëmijët nuk mungojnë. Përveç tendencës gjenetike, ekspozimi i gjatë në diell është një nga faktorët kryesorë, që ndikojnë në shfaqjen e melanomës. Kjo sëmundje mund të shfaqet në moshë të rritur edhe tek ata individë, të cilët në fëmijëri kanë pasur djegie dhe plagë të shkaktuara nga rrezet e diellit.

Simptomat

 

- Njolla të errëta në lëkurë

- Enë të vogla gjaku që shihen me sy të lirë

- Njolla të kuq, të ashpra, të trashë

- Pjesa më e madhe e melanomës është kafe në të zezë

- Ndryshimi i masës, ngjyrës apo lartësimi i nishaneve

- Shfaqja e një nishani kur të jeni rritur

 

13-Meningjiti (Meningitis)

 

Meningjiti është një infeksion viral ose bakterial i meningeve, të cilat janë veshjet e trurit. Tipi i shfaqjes së sëmundjes ndryshon në varësi të shkaktarit të meningjitit nga viruset, bakteret, kërpudhat. Meningjiti viral shfaqet pothuajse në të njëjtat kondita brenda katër ose dhjetë ditëve. Kështu pjesa më e madhe e fëmijëve që dallojnë këto simptoma kanë mundësi për të kuruar në kohë sëmundjen pa u shfaqur dhimbjet e forta të kokës dhe lodhja e rënduar. Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës. Sëmundja e meningjitit shfaqet në muajt e dimrit. Ajo mund të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe në format më serioze të shfaqjes meningjiti mund të shfaqet shkatërruese, madje dhe vdekjeprurëse. Fëmijët nën moshën një vjeç janë më të rrezikuar, krahasuar më fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç. Meningjiti viral ose “jobakterial” është tipi më i zakonshëm i shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Simptomat shfaqen brenda 10 ditëve. Në SHBA, çdo vit rezultojnë 25 000-50 000 të shtruar në spital me meningjit viral. Ndërsa meningjiti bakterial shfaqet te fëmijët dhe të rriturit dhe është fatal nëse nuk kurohet menjëherë.

Simptomat

 

- Dhimbje koke

- Mpirje të qafës

- Ethe

- Temperaturë

- Të vjella

- Gjendje të fikëti

- Njolla të errëta në lëkurë

- Përgjumje

 

14-Migrena (Migraine)

 

Migrena është tipi më i përhapur i sëmundjeve të dhembjeve të kokës. Shumë persona të sëmurë me migrenë kanë kaluar kriza të forta të cilat mund të ndodhin në raste të veçanta. Dhimbja më e zakonshme e kokës në rastet e migrenës shfaqet duke pulsuar dhe shpesh shoqërohet me të vjella dhe ndryshime në shikim. Disa lloje të migrenës shoqërohen me dhimbje të forta koke, por jo çdo dhimbje e fortë e kokës është migrenë. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale. Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve, si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme, shkencëtarët akoma nuk kanë mundur të gjejnë ekzaktësisht arsyen e vërtetë pse shfaqet migrena. Dhimbja e migrenës është e lidhur me grumbullimin e qelizave të gjakut dhe irritimin e nervave të trurit. Serotonina kimike në tru duket të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces ashtu si vepron edhe në procese të tjera, siç janë depresioni apo çrregullimet e të ngrënit.

Simptomat

 

- Dhimbje koke

- Të vjella

- Gjendje të fikëti

- Humbje oreksi

- Lodhje

- Gjendje nervozizmi

- Probleme me shikimin

 

15-Menopauza (Menopause)

 

Menopauza, pra ndalimi i menstruacioneve vjen si rezultat i ndalimit të prodhimit prej vezoreve të gruas i hormoneve femërore estrogjen dhe progresteron. Janë këto hormonet, të cilat në nxitjen e hormoneve të tjera në kohën që gruaja ishte pjellore e përgatisin trupin e saj në mënyrë ciklike, çdo muaj për të pritur shtatzëninë dhe që pastaj në mungesë të saj realizonin menstruacionet. Ndalimi i prodhimit të këtyre hormoneve në menopauze përveçse shkakton ndalimin e menstruacioneve dhe humbjen e aftësisë pjellore tek gruaja, është përgjegjës, edhe për ankesa të tjera të grave në këtë periudhë. Ndryshimi i nivelit të hormoneve estrogjen, progresteron fillon që në pre menopauze, ku nga rritja e nivelit i këtyre hormoneve, niveli i estrogjenit rritet, ndërsa ai i progresteronit ulet. Shkencëtarët sqarojnë ndikimin negativ të stresit me ndikimin e tij në ekuilibrin e hormoneve në organizëm, gjë që mund të përshpejtojë plakjen e vezoreve. Një hulumtim i kryer në Francë, ka bërë të ditur se, gratë të cilat në vendin e tyre të punës janë të ekspozuara ndaj stresit, hyjnë në menopauzë më herët sesa është e zakonshme. Shkak për menopauzën e hershme është edhe pirja e duhanit.

Simptomat

 

- Çrregullime menstruale

- Afshe të nxehta

- Skuqje të fytyrës, kraharorit

- Djersitje e rrahje të shpeshta të zemrës

- Dhimbje gjatë aktit seksual

- Rënie në peshë

- Në disa raste mund të shfaqet edhe diabeti

- Rritet niveli i kolesterolit në gjak

 

16-Miopatia (Miopaty)

 

Miopatia është një term i përgjithshëm që i referohet çdo sëmundjeje skeletore muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Miopatia mund të merret ose trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose enjtjes, ilaçeve dhe mutacionit të geneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë ose miopatitë janë çrregullime me ndryshime strukturore ose çrregullim i funksionit të muskujve. Këto kushte mund të jenë të ndryshme nga sëmundje të tjera dhe simptoma kryesore është dobësia e muskujve, që mund të jetë me intervale ose e vazhdueshme. Ashtu si distrofia muskulare edhe kjo sëmundje i referohet një grup sëmundjeje gjenetike që karakterizohen nga dobësia progresive, degjenerimi i muskujve skeletorë që kontrollojnë lëvizjet. Zakonisht personat që vuajnë nga miopatia janë me probleme muskulare që në lindje ose nisin t’i shfaqen shqetësimet edhe gjatë viteve të mëvonshme të jetës. Sëmundja është e trashëgueshme nga njëri nga prindërit, por, përpos kësaj, ajo mund të ndodhë edhe për shkak të çrregullimit të endokrinës, e cila është përgjegjëse direkte për sëmundjen.

Simptomat

 

1-Dobësim i muskujve të krahëve

2-Dobësim i muskujve skeletorë

3-Kanë vështirësi në ecje

4-Shtrëngim i muskujve të zemrës

5-Shtrëngim dhe dobësim i muskujve të mushkërive

6-Dobësim progresiv.

 

17-Obeziteti (Obesity)

 

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit mbipesha, pra obeziteti është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njerëz në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milionë të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obezë është rritur tri herë. Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milionë njerëz me hipertoni arteriale, 177 milionë të sëmurë me diabet, 20 milionë të prekur nga kanceri dhe 20 milionë me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit. Obeziteti dhe shfaqja e sëmundjeve të tjera të zemrës, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartë kolestrolit, u bënë shkak për vdekjen e shumë të sëmurëve. Mbipesha shfaqej si faktor nxitës i 10 tipave të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Sipas studimeve më të fundit të realizuara nga shkencëtarë e ekspertë të njohur në SHBA dhe në Evropë, ka rezultuar se obeziteti është shkaktar i kancerit të gjirit dhe mitrës rreth 189 për qind.

Simptomat

 

- Dëshirë për ushqime të thata pa vitamina

- Shëndoshje e vazhdueshme dhe pa ndërprerje

- Ulet presioni i gjakut

- Personave u shtohen edhe sëmundjet e zemrës

- Ndjehen gjithmonë të pangopur

 

18-Osteoporoza (Osteoporosis)

 

Osteoporoza është një çrregullim apo sëmundje e kockave. Kockat si pasojë e sëmundjes sa vijnë e bëhen më të holla, e humbasin forcën e tyre dhe bëhen lehtësisht të thyeshme. Ato mund të thyhen gjatë lëvizjes apo veprimtarive të ndryshme gjatë ditës, prandaj duhet pasur kujdes, në kohën kur sëmundja ka përparuar shumë. Më të predispozuar për të shfaqur osteoporozën janë femrat, sidomos mbi moshën 40 vjeç, apo pas menopauzës.

Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Ajo shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë.

Simptomat

 

- Dhimbje shpine

- Humbje në gjatësinë trupore

- Deformim

- Reduktim në funksionet pulmonare

- Kockat pësojnë lehtësisht fraktura

- Dëmtohet shtylla kurrizore dhe gjuri

 

19-Parkinsoni (Parkinson’s Disease)

 

Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve. Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen. Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20 për qind të pacientëve. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, 4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e parkinsonit. Por kjo shifër parashikohet të rritet ndërsa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionë e 500 mijë vetë të diagnostikuar me parkinson. Sëmundja fillon të shfaqet kryesisht tek njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bëjnë efekt në vitet e para të prekjes, por më vonë këto efekte dobësohen.

Trajtimi i parkinsonit është treguar i suksesshëm tek 25 për qind e pacientëve, të cilët iu nënshtruan operacionit për stimulimin e thellë të trurit. Elektrodat vendosen në një zonë të trurit të njohur me emrin subthalamic nuckleus që nxit veprimtarinë e tepruar të trurit. Elektrodat lidhen me një aparat të vendosur në gjoks. Në këtë mënyrë, elektrodat dërgojnë një sinjal për qetësimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.

Simptomat

 

- Dridhje e duarve

- Dridhje edhe në gjendje qetësie

- Muskujt e dorës dhe të krahut në përgjithësi janë të ngurtë

- Këta pacientë kanë vështirësi në ecje

- Nuk e mbajnë dot ekuilibrin

- Në faza të rënduara të sëmundjes pacientët rrëzohen shpesh

 

20-Pneumonia (Pneumonia)

 

Pneumonia është një infeksion i mushkërive. Pjesa dërrmuese shkaktohet nga infeksione bakteriale apo infeksioni pneumatik i shkaktuar nga bakteri Streptocoçus. Gjithnjë dhe më tipike për këtë grup janë bërë sëmundje dhe vdekjet nga pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i mushkërive. Një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes është edhe niveli i lartë i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet ngushtë jo vetëm me ajrin brenda shtëpisë së tij, por edhe ajrin në qytetin ku banon. Përveç shkaqeve natyrorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive, të bronkiteve quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar.

Simptomat

 

- Kollë e madhe

- Bllokim i mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes

- Në ndonjë rast edhe bllokim i kordave zanore (ikën zëri)

- Zverdhje e personave

- Dobësi fizike

 

21-Poliomieliti (Polio)

 

Poliomeliti është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizën totale brenda pak orësh. Zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç. Simptomat fillestare janë temperatura, lodhja, dhimbja e kokës të vjellat dhe mpirja e qafës dhe e gjymtyrëve. Një në 200 infektime çon në paralizë të pakthyeshme dhe 5 ose 10 % e të paralizuarve nga poliomeliti vdesin, kur muskujt e tyre të frymëmarrjes paralizohen. Nuk ekziston asnjë kurë për poliomelitin. E vetmja mbrojtje është vaksina, e cila duhet të merret disa herë. Qqllimi i Rotary International, një organizatë shëndetësore, është çrrënjosja e sëmundjes së poliomelitit. 10 vendet që mbeten të prekura nga epidemia e poliomelitit janë India, Pakistani, Nigeria, Afganistani, Somalia, Egjipti, Angola, Etiopia dhe Sudani. Në vitin 1988, bota shënoi 350 mijë raste të prekjes nga poliomeliti. Me kalimin e kohës, rastet kësaj sëmundjeje u pakësuan dhe në vitin 2005 u regjistruan vetëm 1mijë e 500 raste. Sëmundja e poliomelitit tani është e pranishme në vetëm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte që në vitin 2006 të mos kishte asnjë rast të kësaj sëmundjeje.

Simptomat

 

- Temperatura

- Lodhja

- Dhimbja e kokës

- Të vjella

- Mpirja e qafës

- Mpirja e gjymtyrëve

 

22-Kanceri i prostatës (Prostate Cancer)

 

Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 mg/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 mg/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

Simptomat

 

- Vështirësi gjatë urinimit

- Nevojë për të urinuar shpesh

- Mbajtje me vështirësi e urinës

- Infeksione të rrugëve urinare

- Gjak në urinë

 

23-Artriti reumatoid (Rheumatoid Arthritis)

 

Artriti reumatoid është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura “sëmundje të indit lidhor”. Kjo është një sëmundje kronike, që shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të ashtuquajturit “pannus”. Shkaku i shfaqjes së artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sëmundje prek femrat 3 herë më shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht është 20-40 vjeç. Shpesh pacientët e diagnostikuar kanë antigenin HLA-DR4. 50-75% e pacientëve me diagnozën e artritit reumatoid “shërohen” brenda dy vjetësh. Këta pacientë zakonisht nuk kanë faktor reumatoid dhe kanë funksion të mirë të kyçeve. Pacientëve që vijojnë të kenë simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetëve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Këta pacientë duhen trajtuar në mënyrë më agresive. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje, mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Po ashtu edhe rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm.

Simptomat

 

- Është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet

- Simptomat janë më të forta në mëngjes

- Vështirësi për t’u larë, veshur

- Xhunga nën lëkurë

- Shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve

- Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve

 

24-Measles (Rubeola)

 

Infeksioni i rubeoles i marrë nga nëna gjatë muajit të katërt të shtatzënisë mund të ketë efekte serioze në lindjen e fëmijës. Virusi i rubeoles i kontaktuar nga një fëmijë i vogël ose i rritur është në mënyrë të dukshme më i dëmshëm dhe mund të ndodhë pa simptoma të dukshme, por është shumë ngjitës nga një nënë që është në muajt e parë të shtatzënisë. Megjithatë, fëmija i lindur me rubeolë të bashkëlindur mund të ketë një variet me probleme fizike. Këtu përfshihen: humbja e dëgjimit, e shikimit, kataraktisë dhe diferenca neurololgjike të shfaqura në formën e paralizave të shkallëve të ndryshme. Mund të jenë gjithashtu probleme zemre, mëlçie dhe mushkërish. Gjithashtu edhe probleme të sjelljes. Megjithatë ekspozimi ndaj virusit është i lidhur me probleme të ndryshme, përafërsisht 20 për qind të sapolindurve nuk shfaqin efekte nga virusi. Ka epidemi të ndryshme rubeole. Një test i thjeshte gjaku mund të dalloje nëse një individ e ka pasur rubeolen dhe nëse duhet të imunizohet me vaksine. Një epidemi që ra në 1971 u parandalua nga përhapja e vaksinave kundër rubeolës. Një fëmijë i ekspozuar nga rubeola duhet të ndiqet nga një specialist në muajt e parë me ndërhyrjet përkatëse në intervale të rregullta.

Simptomat

 

- Simptomat shfaqen pas 8-12 ditë nga kontakti me një të infektuar

- Kollë

- Rrjedhje hundësh

- Ndjesi të vjellash

- Lodhje e përgjithshme

- Sy të skuqur

- Temperaturë

 

25-Skizofrenia (Schizophrenia)

 

Skizofrenia është një sindromë që shfaqet kryesisht me praninë e një bashkësie shenjash karakteristike, të shoqëruara me një keqfunksionim të dukshëm social e fizik. Simptomat kryesore mund të konsiderohen të ndara në dy grupe të mëdha: simptoma pozitive dhe negative. Simptomat pozitive përfshijnë shtrembërimet ose teprimet, siç janë: deliret, halucinacionet, të folurit e çorganizuar, sjellje të çrregullta. Simptomat negative përfshijnë: reduktim të intensitetit të shprehjeve emotive; reduktim në rrjedhshmërinë dhe produktivitetin e mendimit e të folurit; reduktim në orientimin e sjelljeve me përfundim arritjen e qëllimit. Personat skizofrenike shfaqin çrregullime të perceptimit dhe të vëmendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale. Disa flasin për ndryshime në përmasat e trupit të tyre, apo ndryshime në distancat mes objekteve që kanë realisht pranë. Shtrembërimet më dramatike të perceptimit janë halucinacionet, të cilat janë përvoja ndjesore në mungesë të stimujve mjedisore realë. Një i sëmure skizofren nuk arrin të ndajë kufirin e reales me jorealen. Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga një fazë pararendëse, gjatë së cilës vërehet një përkeqësim i funksionimit normal. Gjatë kësaj periudhe personi shfaq shenja të tërheqjes nga shoqëria, mos kujdesje për higjienën personale, mungesë të theksuar motivimi dhe përjetime të ndjesive dhe perceptimeve jo të zakonshme. Skizofrenia ndahet në tipa dhe nën tipa, të cilët klasifikojnë lloje të ndryshme, apo kombinime të çrregullimeve të skizofrenisë. Çrregullime të ndryshme të skizofrenisë, në varësi të llojit, kohëzgjatjes, apo kushteve të përshkallëzimit, mund të përmirësohen apo edhe të shërohen.

Simptomat

 

- Halucinacione

- Deluzione

- Mendime të çrregullta

- Çrregullim në të folur

- Ndryshime në sjellje

 

26-Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (Sexually Transmitted Diseases)

 

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitët. Këto po ashtu njihen si infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje Veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vaginal, anal dhe oral. Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhembje kur urinojnë, ënjtje dhe inpoflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia, nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomandohet të bëni kontrollin e shëndetit seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri në shfaqjen e simptomave, kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe. Prandaj është e nevojshme të bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pas infektimit.

Simptomat

 

- Kruajtje rreth gjenitaleve

- Ethe

- Gjëndra të fryra

- Dhimbje barku

- Djegie gjatë urinimit

- Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve

 

27-Spondiliatroza (Spondiliatroza)

 

Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje, lumbare dhe ajo cervikale. Dhimbjet e sëmundjes shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Spondiliatroza ka dy shfaqje të sëmundjes, lumbare dhe cervikale. Sipas specialistëve që merren dhe dhimbjet e kokës, është bërë e ditur se varianti parë i sëmundjes trashëgohet nga babai tek vajza dhe shfaqja e sëmundjes nis kryesisht pas moshës 23-vjeçare. Kurse shfaqja e dytë e sëmundjes zakonisht nuk është e trashëgueshme, por nëse ndodh, atëherë kalon përsëri nga babai tek fëmijët.

Simptomat

 

- Dhimbjet janë të fiksuara në një vend

- Dhimbjet janë pulsuese

- Dhimbja shfaqet edhe natën

- Personat kërkojnë kryesisht qetësi

- Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje mendsh

- Me të vjella

 

28-Tuberkulozi (Tuberculosis)

 

Tuberkulozi është në sëmundje shumë e zakonshme infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën. Mikrobaktere të tjera si ai bovës, afrikan, dhe mikrot mund të shkaktojnë tuberkulozin. Në tre rastet e fundit njerëzit e shëndetshëm janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje. TB-ja mund të kurohet me një kurë antibiotikësh të veçantë. Por kohët e fundit është vënë re një tip i ri i tuberkulozit. Studimet tregojnë se tuberkulozi rezistent ndaj antibiotikëve po bëhet një problem në rritje kudo në botë. Të dhënat tregojnë se personat me këtë lloj tuberkulozi, rrezikohen nga vdekja 4 herë më shumë se sa ata persona që vuajnë nga tuberkulozi i zakonshëm i cili mund të trajtohet me antibiotikë. Turberkulozi, që në Shtetet e Bashkuara thuajse ishte zhdukur, tani është kthyer në një sfidë për punonjësit e shëndetësisë. Tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve ndeshet me shpesh tek emigrantët e ardhur rishtaz nga vendet ne zhvillim, çka tërthorazi nxjerr në pah nevojën e këtyre vendeve për përmirësimin e kushteve mjekësore e të shëndetit.

Simptomat

 

- Kollë e shoqëruar me gjak

- Ethe

- Djersitje

- Lodhje e përgjithshme

- Humbje në peshë

- Dobësi e përgjithshme

- Probleme me mushkëritë

 

29-Talasemia (Talasemi)

 

Talasemia është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose nga pakësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës. Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo ul sasinë e hemoglobinës në trupin e njeriut dhe mund të sjellë në këtë mënyrë pamundësinë që rruazat e kuqe të transportojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen në organet ku ai është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi dhe në rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup nuk do të arrijnë të kryejnë funksionet e tyre, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm i njohur për talaseminë. Trajtimi i talasemisë është i vështirë dhe kërkon trajtim të vazhdueshëm. Në varësi të llojit të sëmundjes dallon edhe varësia nga nevoja për të marrë apo jo gjak vazhdimisht. Për këtë sipas diagnozës dhe shkallës së sëmundjes ndiqen disa mënyra trajtimi. Në varësi të sasisë të hemoglobinës që prodhohet, talasemia emërohet “majore”, “intermedia” ose “minore”. Talasemia minore është pa simptoma klinike. Talasemia është një sëmundje e trashëgueshme dhe gjenetike. Ajo shkaktohet si pasojë e pakësimit të prodhimit të vargjeve të hemoglobinës apo mungesës së tyre. Ky çrregullim i gjakut është i trashëguar. Edhe pse talasemia intermedia ka simptoma të anemisë të theksuar, nuk e ka të domosdoshëm transfuzionin. Ndërsa pacientët me talasemi majore e kanë të domosdoshme marrjen e rregullt të transfuzioneve.

Simptomat

 

1- Lodhje

2- Takikardi

3- Zbehje

4- Mosfurnizim i organizmit me oksigjen

5- Zemra nuk kryen si duhet funksionin e saj

6- Talasemia minore s’ka simptoma klinike.

 

30-Venat Varikoza

 

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi, dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variceve është më

e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues (edhe në rast se nuk janë shfaqur ende varicet), të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve.

Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër pond, dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu atom und të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variceve është veçse i trashëguar.

Simptomat

 

1-Përdorni xhel freskues për këmbët

2-Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond

3-Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht

4-Përdorni produce me bimë jeshile me kërcell

5-Mos hiqni nga menuja orizin

6-Përdorni vazhdimisht grurin

7- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion

8-Mos I mbani këmbët e kryqëzuara

9-Mos mbani pasha të rënda

10-Përdorni korse neiloni në mbrëmje

 

 

 

3 Koment

Comments RSS
  1. ilirjana

    jam 41 vjeqare nga gjakova kam migrenen dhe sinisin dhe me dhemb nganjher shum kko dhimbje e perdori do ilace por nuk kan aq funksjone prapseprap me dhem koka kisha pas deshir me ma jep ne kishill se nuk po di ku esht arsyja kam edhe dhimbje qafe,etje kisha qef me pas nje pergjigje tung klm

  2. ismailihmaza

    Per renien e qepallave te cilat bllokojne shikimin si duhet te veproj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: