ALBA-POEZI

Nje mendim vetetimthi

I humba te gjitha, po lypes s’u ktheva,

S’ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.

C’u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?

Atyre doren me gaz mund t’ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une

Dhe bukurine e dikurshme s’e kane,

Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume

Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,

Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.

Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,

Gezohem se jane te gjitha te mijat

 

 

 

 

littleangel.jpg

  Mundsh…

 

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh,  dhe vetes ti besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin,

por dhe dyshimet drejt ti gjykosh…

 

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

a, kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

 

Në mundsh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe ti trajtosh njëlloj e pa dallim,

ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh.

 

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët kopukë të ti kthejnë,

ti shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë ti ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

 

Në mundsh fitoret që ke korrur ti flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh, të humbasësh e prapë të fillosh

dhe humbjen kurrë të mos ta zesh në gojë.

 

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit

që që veç një fjalë -“Qëndro!” -gjithnjë të thotë.

 

Në mundsh të flasësh me maskarenj po nderin tënd ta ruash,

a të ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon.

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon për aq sa meriton…

 

Në mundsh ti mbushësh minutat aq të rënda

me vepra që peshojnë-dije,

dhe mos ki asnjë dyshim:

se jotja do të jetë Bota ,me ç’ka brenda,

dhe BURRË do jesh,  O biri im!”…

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё  

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Dhe shtёpiza ime e vjetёr duket pёr sё largu,
Nxitoje hapin dhe quaju fatlum,
Paçka se porta ime akoma s’ёshtё e hapur.

Nё avli rrёmbeje shamin’ e mallit nderur
Derёn grindavece flake, shёmbe fare.
Mos pyet pёrqark, jetoj apo kam vdekur,
Por frymёn e mbaj,tek qoshku nё dritare.

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Vitet tradhёtare, prej meje shtyji tutje.
Emrin nё tё thirrsha me zёrin tim tё mekur,
Nё krahё mё rrёmbe, s’do ket’ kohё pёr lutje.

Kur puthjet tё lёshohen me klithma e flakё malli,
Mё shtrёngo pa frikё nё shpirt e nё prehёr,
Mbёshtillmё dhe çmallu me flokun tend prej ari,
Mpleks me tё njё zemёr, pёr ta patur strehёz.

Kristal

 

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej

Si të harron un’dalëngadal,

Si vdes tek unë kujtimi yt

Si vdesin flokët dhe gjithçka.

 

Tani kërkoj unë posht’e lart

Një vend ku ty të të lëshoj.

Një strofë a notë a një brilant

Ku të të lë, të puth, të shkoj.

 

Në s’të pranoftë asnjë varr,

Asnjë mermer a morg-kristal,

Mos duhet vall’ prap’ të të mbart

Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë?

 

Në s’gjetsha hon ku të të hedh

Të gjej një fushë a një lulnajë

Ku butësishtë porsi polem

Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

 

Të të mashtroj ndoshta kështu

Dhe të puth e t’ik pa kthim

Dhe nuk do dime as ne, askush

Harrim ish ky a s’ish harrim.

 

 

Të huaj jemi

 

Të huaj jemi ne prej kohësh,

Ç’ish për t’u thënë ëhstë thënë,

Si gurët që zënë vend në tokë,

Në jetë ne vend kemi zënë.

 

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

 

Por natën, kur i lodhur truri,

Portat i mbyll me qetësi,

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,

Një shteg që vetëm ti e di.

 

Pastaj si në rrugica parqesh,

Shëtit mes cirkovolucionesh,

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

 

Por kur mëngjesi zë afrohet,

Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta

Nga shtegu, që veç ti e di.

 

E dita vjen. Rrjesh prapë jeta.

Dhe ne të dy si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetarë.

 

 

Pa ty

 

Ti ike udhës së pafundme,

Ku zverdhin drurët gjetherënës.

Mbi gjokse pellgjesh tani tundet

I arti medaljon i hënës

 

Lejlekët ikën. Fill pas teje

Si stof i keq u zbeh blerimi,

Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,

Me negativin e një filmi.

 

Tani në fusha shkoj menduar,

Ku nis të fryjë erë e ftohtë,

Ku ca mullarë të gjysmuar

Duken që larg si donkishotë.

 

Ç’të bëj, po them me veten time,

Në këtë orë të vonë të muzgut,

Kur qerrja baltrave bën shkrime,

Të lashta si të Gjon Buzukut?

 

Dhe shkoj të ulem përmbi pellgjet,

Ti pi në gjunjë duke rënë.

Në grykë e di që do më ngelet

I ftohti medaljon i hënës.

VETEM KUJTIMET MBESIN

Te dashurova aq shume
e nuk e prita ndarjen
por fati s deshi te jemi bashk
e djali te ritet me nane dhe babe.

Te kujtohen ditet e shkuara
dhe dashurin qe patem
e le birin tone foshnje
te jetoj pa baba.

Kur e sheh birin e rritur
zemra nete digjet flak
Edon e pagezova
por pa ty pran.
   

Ura e rrenuar e dashuris
sdo te ngritet me kurr
vetem kujtimet mbeten
dhe ditet e lumtura  dikur

E KALUARA E ERTE

Se di ku ta gjej at forc e te kthehem ne te kaluaren e errt qe kasha qe ne ket faqe interneti ti shpreh te gjitha te cilat smund ti mbaj dot isha e re I kisha veten 16 vjet isha ende fmi smendoja gje tjetr vetem per shkoll isha nje nxance e shkelqyr te gjith ma kishin lakim nje dit nje shoqe me ftoj tee dal me to nuk pranova sepse nuk isha mesur ti genjej prinderit por ajo kemgulu te dal me kur shkum ajo me dergoj ne nje vend te erret tha se isht kafiq shum I mir tha do hym aty qe ty mos te shohihn prinderit pranova sepse nuk I dija pasojat kur shkum atje o zot ishe aq erret sa qe nuk shija dot gje me sy se di pata nje parandjne te keq diqka me thoshte ndal …… mos hy por hyra kur hura Brenda kishte shum pak njerz po si ishin ata kisht vajza te zhveshura ti gjith thithni diqka se dija se qa sepse isha shum e re e nuk isha mesur por e kuptova se ajo esht drog te gjith ishin me flok te gjata te drogurr sdoja te ulja por shoqja me maashtroj me tha te lutem rri vetm dhe me prit mua do vi pas pak pak u ula e firkohesh shum me erdhi nje djal afer sepse shoqja ime me kishte len vet o zot kur e kujtoj at ftuyren ati djali mallokj veten skisht flok fetyren e kishte te gjithen te preme mu afrua afer me luti qe te pi diqka por jo thash aj me tha un them qe te pish u friksova dhe I thash oki ben nje lang molle e cila kisht kokain u beja kishe e pijja por aj priste qe un te drogahash dhe aj te shfyrzonte rastin por jot thash me falni un deshiroj te shkoj ne shtepi sepse prinderit dhee kam detyra per te ber qeshi dhe me shikoj tha qe sonte je musafire tek ne jo thash por aj me kapi dhe tha ti nuk guxon te me kundershtosh mua me moren me xor me dergoj ne nj dhom aty afer oooooo zot fillova te qaj ju lutja te mos me prekte aj filloj te me zhveshte oo trupi ti ishte aq I neveritshem I gjithi me tatuja me kapi me zor filloj te me puthte e tte me dhunonte qja shum bertitja per ndim por ajo shoqja me kishte degjuar hur Brenda u gezova sepse mendova se do te me shpetonte aj huri dhe tha me falni per penges i thash me ndimo u afrua dhe me tha mos qaj se tash te doket keq por me von do ndjej knaqsi te kerkosh vet sepse ske qe besh tjetr qaja shum aji pasi me dhunoj me mori rrobat dhe me la tha shko tash nese don skisha qe te beja veq te rrija aty u ben nje muaj gjdo dit vinin te njejti meshkuj vinin e benin qef me mua oooo zot drit me sy nuk shija me mbanin si kafsh me jepnin pak buk dhe keshtu u ben 1 vit qe famijla ime me kerkoni ishin qmendur nga ju mungoj shum me kerkon gjethkund por un isha e mbyllur ne ne at vend ne at banes te trishteshme ku m,beretronte vetem loti qaja e qaja por zbeja gje tjetr vetem sa mallkoj veten nje dit u pajtova me fatin skisha qet beja tjetr ateher u bera si e qmendur provova shum her te bej vedrvasje por me kujtoheshin prind e mi dhe ndaloja gjeja vetem qe me kujtohet ishin fjal e nenes te lutem ki kujdes vajza ime sugarica nenes mos ju beso askuj as shoqve por isha e re njs dit erdhi nje djal aj kishte pagur qe te flente me mua I kishte pagur shoqes time erdhi si te ghith te tjetre filloj te me zhveshte fillova te qaj I ti lusja te me leshonete I tergova te gjithen historin time filloj te qaj edhe aj me fshiu lotin me veshi nje kmish te tit ha mos qaj me do te ndimoj vetem mos qaj me premtoj se do me ndimonte por u ben 1 jav aj nuk erdh ishte dit e hen e degjova disa zhurma sdija qpo behej sepse isha e mbyllur ne dhom ishte ardh aj djali te me ndimonte mua e shum vajzave tjera qe ishin aty si un te mbyllura erdhen me polici me na muren te gjithave me dergun ne shtepi kisha turp te hyja ne shtepi sepse isha e mbushur me mekate mu kur hyra pash vllavi e vogl fillova te qaj I e perqafoj por nuk me njihet sepse kishite kalur nje vjet askush nuk me njihet sepse kisha ndryshur isha ber si e qmendur vetem nena me njofti me perqafoj filloj te qaj ku ke qen vjza ime e vogel sugarica neses pse e le nenen e vellzirit e motrat e tua psefillova te qaj shpirti me dhimte I tregva historin time I tregva qme kishin ber qajke bashk the keshtu shpetova por ajo me la shum pasoja tash as ne rrug nuk mund te dal sepse turprohen me veten e frigohem mos me ndodh e njejta gje nje dit erdh shoqja qe me kishte shkatrur jeten ajo erdhi te me kerkoj falje me kerkoj falje dhe filloj te qaj me tha se keshtu I kishte ndodhur edhe asejna atehere ta kisha zili dhe doja qe tit e provosh te njejtat vuajtje si un andaj po te kerkoj ndim me ndimo te dal edhe un nga kjo jo I thas nuk mund ta fal dot ato vujtjet e mija nuk mund ti harroj dot vetem kur me kujtohen te urrej me shpirt shkoj me lot ne sy mbas 1 viti degjova se kishte ber vedrvrasje u merzita shum perkundra te gjithave qe mi kishte beer dhe shkova te aty ku jetonte jetonte ne nje dhom te erret aty isht e vndi ku ata drogoheshin ma dhan ni leter qe e kishte len per mua ajo tha sdi ku te gjej fjal te pashkruj at qe po ndjej lapcin ne dorr nuk po kem fuqi ta mbaj sepse jam femra me e pavler ne bot te ce lash ket letr sepse te gjith do te pysnin pse e beri ket ti do te thoshe pse ajo nk merzitje per kerkon aj osht e pa shpiirt por jo dona nuk esht ashtu nuk po mundem me ta vazhdoj jeten me ket ndergjegje qe kam ta kam pa shpirt shpirti im ka vdekur ather kur ma ken ber ket po ashtu si ty e di se kurr nuk do me falesh andej deshiroj te shkoj ne at bot e te lutem per mekatet e mija por jo do shkoj ne ferr sepse e kam meritur por dona deshiroj qe tit e shkosh te famijla ime e tuj tregosh per mua per vajzen qe se kishin kurr per ate qe ishte gjithmon nje penges ne familjaen e ton dhe kerkoj qe te ma perqafsho motren e vogel e nje kang para gjumit ti ja kendosh thuj qe jam ne parajs e qe po kujdesem pet te dhe perqafoje shum me rrspsekt llina.. kur e lezova ket letr fillova te qaj dhe e fjasova veten pse nuk ja kam fal at gabim por aj tashme ka shkur keshtu esht jeta

histori e trilluar nga un dona

Kthehu

Diten vijn dhe ikin
por ti su ktheve dot
e veshtir eshte vetmija
kur sje afer te perqafoj.

Lotet e mija rrjedhin
e syt pushim skan
si shiu i vjeshtes
kjo zemra ime qan.

Rri e ulur dhe mendoj
dashurin tande e meritoj
te pres ,te pres o zeshkani im
jeten se dua pa mu kthye ti..

Ikujtoj fjalt qe mi the
ato puthje qe mi dhe
qe stretetet dote
fetyra jote e embel.

Kthehu te lutem
smundem pa ty
jeta eshte shkretir
ohhh lot i syrit tim…

 

 

 

 

76 Koment

Comments RSS
  1. lena

    KUR TA KUJTOSH VUSHTRRIN MENDO PER MUA KURR MOS E HARR VENDIN KU JEMI TAKUAR

  2. sdsnews

    Ju mund te shkruani edhe poezi apo dedikime ne hapesire. Faleminderit

  3. lena

    nese e don dike duaje me te vertet por mos e tradhto se e lendon per jete

  4. bjondina

    e pranoj se larg jemi por dashurin shum ngat mund ta kemi

  5. albi

    tung shum po me pelqejn vetem vazhdo ju peshendes albi nga gjakova

  6. BonA

    Urime dua te them por zemra me dhemb ti e theve ate dhe ajo nuk te flet me ishe gabimi me i bukur ndjena qe me bente te lumtur te uroj dhe 100 vjet te tjetra dhe te gjitha te jene pranvera.
    **************poezi origjinale nga une(se kom vjedh)********************************************
    shpresoj te ju pelqej

  7. tina

    U than gjethet e kesaj stine dhe ran para meje po kjo zemer qe te deshti A.. po jeton larg teje edhe boten te ma falin une prap do te vuaj kur e di se dora jote mban unaz te huaj ndalem dhe mendoj dhe pyes vetena me genjeve ti apo genjeva veten shko jeto larg meje edhe pse te dua une sisha per ty ti sishe per mua .A..F..

  8. besa

    ej tung nga struga dua tju them te gjithve >>>>>>dashurojeni nji dhe vetem nji pa hile duaje me gjith zemer kur mos e tradhto se kjo te vret shpirtin<<<<<<<>>>>>>>>ska dashuri me per mua kurrrrrrr ju dua te gjithve

  9. nora

    shunmm ti mir jeni veq vazhdoni(k)

  10. resi

    shum te miraaaaaaaaaaa poezite veq vazhdo

  11. hajdar isniq deqan

    27 sekonda 27 minuta 27or 27 dit 27 jav 27 muaj 27 vjet ty po te pres e en fund shpinen ma kethev e me tjetrrin em trravtove shum te mirr jeni te gjith vetem vazhdoni se ma te mirret

  12. gentta

    shum poezit e mira mpuqqqqq

  13. albana

    Te dua ma shum se veten po ti kurr nuke ke ditkur kte se nuk ke pa raste mem vet TE DUA VETEM TYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY

  14. Miranda...

    T’bukura shum …Mos shenoni veq per dashni se bajat u ba

  15. lime

    hey shum te mira e pershendes shummmmm shpat kasapin shummmmmm bbbb limeeeeeee

  16. allma

    kja qe ju shkruaj nuk eshte nje poezi por ashte nje verthesi jam takuar me nje djal kemi kalluar nje kohe se bashkure shume kohe e mire ka qen por fati e desht e kan kthi prap ne ks… mu me la si nje thmi pa nan, kam vujt kam qajt nuk ja shpreshoj as kujt at vujteshin qe kam vujt une kam than ai ka shku ndoshta tash mu me ka harru por nasht ai net bon qka te don une nuk dua te harroj kan kalluar 1 vjet e gjymsh ai ka ardh mu ka lajmru tash prap me to kam nis me kontaktu kta fjal nashta i llexoni dhe nashta nuk ju intereson por pe ju tham nese nashte dashuri e vertet nuk ka kufi kalloin vitet kallojin mujat por nese jemi te vertet nje dite zoti ju bashkon nashta nuk ju bashkon per hjitmon por dhe nje here ne jete dot ju bashkon mos harroni se dashurija ashte shumeee e rrone veq duhet me dit me mbajt tung klm te gjith nga allma Ch

  17. allma

    pse mu zoti me falli ??
    pse per ty… Vuaj ??
    pse per ty… madhi me shtohet ??
    pse une dhe ty… nuk bashkohem ??

  18. Besnik Ramaj

    MIQESIA

    Kur shoh dy yje pran e pran
    fytyren tende kujtoj
    bukuria e tyre me tenden me ngjan
    dhe me mall nis e te mendoj

    E si padashur ne mendime tretem
    dhe kohen e shkuar nis e kujtoj
    se vertet ndihem i vetem
    kur ty pran nuk te shikoj

    Dua te te shoh cdo mengjes
    dhe si perher ty te takoj
    ngadale te vi,te pershendes
    e me mall te te perqafoj

    Shume gjera vlenin ne kete jete
    por miqesia jote s’kish krahasim
    ndjenje mistike e vertete
    ilac i zemres per sherim

    Dhe kur ndjenjat e mia perendojne
    e gjithcka duket bardhe zi
    fjalet e tua me sherojne
    dhe ngjyrat kthehen perseri…..

  19. NIDA

    Sa me mungon zemer ne kte nate me shi,kam nevoje per ty per pak dashuri,dua te te puth ne buze e te te shoh ne sy,te te them je jeta ime ”kam nevoje per ty”…….

  20. arta

    Te duash diken e afer mos ta kesh esht sikur te jesh e denuar e faj mos te kesh..:p

  21. hana

    shaum najs i ke bo cet sen ok pershendetja nga tetovarja ciao

  22. bona

    te dua me te vertet zemer por ti sme beson ather pyte zemren time ajop te tregon

  23. zeshkanja

    qysh eshte te duash ky aty dashuri nuk ka qysh edhe te puthesh ku te ghitha i humbesh qysh esht te derdhesh lot e te jesh e dashuruar kot

  24. laura

    te dua te dua
    deri sa te vdes
    a me don ti mua
    pergjigjen e pres.

  25. nora

    nora jam buze te embla kam syte i kam magnet krejte djemte me vin vete

  26. KLODI

    I dëshpëruar,në thellsitë e shpirtit,nga padrejtësitë e kësaj bote!I lodhur e i munduar tmerrësishtë,nga vuajtjet e jetës sime!I rraskapitur në sy,nga pagjumësia e netëve të gjata!I pakënaqur anjëherë,nga fati që paskam patur!I zhgënjyer vazhdimis…htë,nga premtimet e pambajtura,e nga fjalët e kota!Vendosa sot përfundimishtë,t’i jap fund kësaj jete,e t’i them përgjithmonë,lamtumirë kësaj bote!…

    VETEM VEPRA FLAS UNE

  27. lola

    té dashurosh vértet éshté ferr

  28. lirim

    sa e gjat asht nata kur syri loton sidomos kur vuan per at qe e don

  29. lirim

    Une e ti
    eja me mua se ty te kam shpres,
    eja me mua se pa ty sdua te ,
    Vdes
    ti je dielli që mua me ngroh
    ti je ëndrra qe un shum e shoh !

  30. debora

    Nje cast kur secili prej nesh gjendet perball brengave te lehta apo te renda crendesi ka kjo ato mbeten brenga gjithsesi qe fati apo vete jeta ti servirper te shprehur rende ne shpirte per ti thene vetes seqenka nje hiç.E shkuara te duket si nje kujtim, e ardhmja si nje iluzion,e tashmja ste bind per asgje.Sa me shume i afrohemi asaj qe deshirojme aq me shume vuajmi te ngaterruar nen hijen e gjerave te realitetit.Gjithsesi nje gje e dime me siguri gjithmone jemi ne lufte me paqen qe krijojme brenda shpirtitlakmues,kur luftojme me bindje se jetojme,pa e ditur se ckerkojme e sec presim.Nuk e dime ku shkojme vecse ecim me peshen e rende te kujtimeve te se kaluares,me paradoksin sfidues te perhumbur ne perballjen e kesaj te vertete.E VERTETA E HIDHUR.Ndonjehere edhe ndonje lypsar i braktisur te dukat me i lumtur se vetja sepse ate nuk e trembin kujtimet.Po ci duhen njeriut te. gjitha keto mendime kur kjo e uruar jete eshte kaq e shkurter dhe e hidhur.Pse atehere qenka kaq i lodhshem ky udhetim tranzit me fund te dhimbshem.EH,SINQERITETI QENKA VYRTYT I BUDALLAIT.

  31. KLARA RRUGEJA

    KUSH DO GRUA TE ME THOTE MUA KUSH EDO BERATSE DO TE JETE KURRNACE .T B A UNIKATIL POSHTE NOIZY

  32. vali

    te dua te dua deri sa te vdes po ti a me don pergjigjen e pres

  33. antigona

    NDARJA
    Ishte nat e qet binte shi i let dy zemra po qanin se u ndan per jet,me the fjal te bukra the fort shtrengove,me the te dua edhe pastaj ti shkove,nga syt e tu ran dy pika lot ata sy me thonin nuk do te harroj dot,Nata eshte e gjat DITA ME MUNDIME GJITHMON do te jesh ti ne Zemren time

  34. antigona

    Gjdo gje ka kuptim gjdo gje ka mbarim gjdo gje jetohet por nuk dim si perfundohet jeta esht e gjat andaj duhet jetoet

  35. jeta

    o ndit te sotit nuk ka dashni te vertet bre po qfar dashnie ndit te sotit aa pash zotin mos boni hajgare palidhje
    iiiiiiiiiiiiiiiiii edhe une e kum dasht dikon po tash se du se se kem dasht me te vertet(L) PO QA ME BA SHYQYR QE AJ SE KA DIT QE E DU E SA PER ATA SE DI A UM KA DASHT AMA UM KA BA SHUM GJANA TE KQIJA EDHE UM KA DAL PREJ ZEMRE
    Dashnia qe ma paske dhan
    krejt me thera ma paske dhan ……….

  36. xheneta

    e ta dishe se sa te dua do te rrishe veq me mu e kur te kam desh sje kon me mu e tash po del me tjera vajza perpara syv te mi zemren ma ke pervlu ooooooooo

  37. xheneta

    e tadi sa shum te dua do te rrije veq me mu dua ti njek buzet e tu fjalet qe mi thuan ti kis e kin nga xheneta aaaaaaa

  38. sdsnews

    Pershendetje te gjitheve
    Agjencia e Lajmeve Albania Tribune ka hapur nje kategori ku do te publikohen letra, poezi, ese dhe reportazhe te nga ju. Nese Mendoni se keni krijuar dicka te bukur, atehere jeni te lutur ta nisni ate ne adresen tone.
    Scarim:
    Materiali qe ju do te nisni duhet te permbaje keto detaje
    – Emri dhe mbiemri i plote i Autorit
    – Adresa e sakte e emailit
    – Foto personale
    Krjimet tuaja do te publikohen ne daten 15 qershor dhe per secilen prej tyre do ti jepet mundesia kujdo qe te votoje.
    Krijuesi qe merr me shume vota do te kete nje dhurate nga Agjencia e lajmeve Albania Tribune
    Emaili yne eshte info@alba-news.net
    Krijimet tuaja do te publikohen ne adresen http://www.alba-news.net
    Ju urojme suksese

  39. fikreti kryeziu

    te kam dashur me zemer te kam dashur me shpirt pse me tradhton ti mua kurr nuk e kam prit i lutem allahut edhe mua me ma marr ket shpirt se nuk dua te je toj pa ty vetem me le po nuk po besoj pse me lendove ti mua une ty nuk te lendoj

  40. erlinda

    shum veshtir per keta qe po vuajn per dashuri por dashurija jau u sjell vdekjen

  41. erlinda

    shum mir qe dikush ja u jek dhimbjen

  42. fiorela

    ola ju lumt jeni te mrekullushm
    adriatiku esht i madh sa fundin nuk ja she me sy por me e madhe e sht dashurija qe ruaj un per ty

  43. flondra

    te dua te dua deri sa te vdes nese vdes ne ate bot do te pres volim te qerim flondra te amo i love i you edhe pse jam larg gjdo dit te kujtoj se te dua pergjithmon flondra ty qerim sadiku

  44. arti

    jeta te merzitet te bahat
    monoton kur nuk e ka afer
    ate qe e don mos e duaj ate
    qe nuk te don por duaje ate
    qe e meriton e aje je ti arta

  45. arti

    kam nje dor qe per
    ty shkruan kam nje
    Zemer se per ty vun
    kam nje Sy qe per ty
    loton kam nje shpirt
    qe vetm ty te don
    ARTA

  46. arti

    arti :
    kam nje dor qe per
    ty shkruan kam nje
    Zemer se per ty vun
    kam nje Sy qe per ty
    loton kam nje shpirt
    qe vetm ty te don
    ARTA

    gjakov

  47. dafina

    tung nga dafina shum poezi te mira ju lumt kiss e kin te gjith i love you driton and ton

  48. nita

    tung ju pershendet nita poezi shum te mira kiss e kini

  49. nita

    tung ju pershendet rina paj pozi ma palidhje skom pa kurr vollahin qaoo

  50. zeshkanja

    ju pershendet zeshkanja boll te mira kokan tung kiss e kine e pershendesh te dashurin dhe i them qe te duaa(L)(L)

  51. ilirjana

    e du nje njeri po smund ta prezentoj ja hanksha loqken se shum e dashuroj

  52. elsiana

    ,,Duaje ate qe ti fshine lotet e jo ate qe te ben me qajte ,,

    ,,Me mire nje jete pa dhimbje se sa nje dhimbje pa funde,,

  53. elsiana

    ,,Te dashurosh nuk do te thote te gjesh njeriun me te cilin do kalosh jeten
    Por njeriun pa te cilin nuk jeton dote

  54. atdhetar

    E shkruaj kete poezi si engjulli ne vetmi ne oret e vona prano kete poezi heshtja dhe dhimbja shendrohet ne dashuri veq allahu e din sa te don atdhetari ty tinaaaaa

  55. atdhetar

    Do te doja te isha qiell te futesha ne syte e tu po ky s’eshte realitet po dashuria ime per ty tina , eshte e sinqerte

  56. dafina

    e du shum te fejuarin tem ARGJENDIN loqk e kam nuk muj me jetu pa te as edhe nje minut

  57. blerta

    ne lum te gjet lundronte nje flet aty shkruante te dua perjet albessss veq ty poti kushtoj kto poezi synin ta ha

  58. genta

    te dua i dashur te dua pa mas nga dashurija jote dot mbes ne klas eheh….

  59. samanta

    shum shum te bukura poezite se shpejti do shkruaj dhe une disa ju pershendes te gjitheve qe shkruani.

  60. Tereza Paluca

    E përgjumur. Rreshqas me nxitim poshtë rrobave të krevatit tim dhe kërkoj të ngroh paska trupin e përkëdhelur prej rrymave të ftohta të Dhjetorit. Ul kokën në jastëk dhe pak pasi mendimet luajnë me mua, qepallat puthen dhe, më kaplon një gjumë I thellë. Vendosa ta lë vetem botën e ftohtë, botën e heshtur, botën e errët, vendosa të iki ëndrrave të mia të largëta, të largëta shekuj. Më kujtohet fare mirë vetja ime e vogël. Kur dicka e bukurmë priste të nesermen(e bukura në atë moshë nënkupton gjëra sado të vogla por jashtë së përditshmes) nxitoja të mbyllja sytë dhe e nesermja ishte larg vetem…vetem një cast. Edhe atë mëngjes rrezet e diellit e shqyen pak më shpejt perden pis të natës.Ndjeja ngrohtësinë e dobët të të paktave rreze të diellit dhe nuk më bëhej ta braktisja folenë time të ëmbël. Hapa sytë ngaladë dhe mbi dysheme shtihej si i vdekur arushi im. Gjendej aty, sikur dikush e kishte tradhetuar, sikur dikush e kishte goditur pas shpine. Një zbrazëti mbushi shpirtin tim dhe…mendja filloi të lëvizë shpejt e më shpejt, e akoma më shpejt. Unë e kisha hedhur vallë?! E cfarë është njeriu në jetë? Një lodër në duart e dikujt tjetër, një notë muzikë,në një melodi të pafundme. Ishte miku im i ditëve të vështira, ai dëgjonte edhe heshtjen time, më pranonte edhe kur unë gaboja. Njeriu vetem, nuk jeton dot. Le të ja falin botën, nuk e pushton, nuk e gëzon, nuk e gëzon dot vetem , kurresesi. I duhesh ti njeri, ti mik, ti krijesë, I duhesh atij por edhe botës. As ajo pa ty nuk ka formën e saj të paformë. Bota është krijuar për të qënë e pakuptueshme, e ndërlikuar, e vështirë, tradhëtare.
    Kurrë dicka e falur nuk na jep kënaqësinë që na jep fryti i duarve tona. çdo fryt I yni është një gdhendie mbi botën, një fitore ndaj asgjësë. Me veten nuk luftojmë dot, sido që të jetë. Ekziston egoja,dashuria për veten,pamundësia për ta tradhëtuar unin. Megjithese madhësia jonë matet me atë çka mund të arrijmë, shoqëria nuk na nevojitet, vetem për të provuar, matur, treguar. Ne rritemi, formohemi, krijojmë ide, parime, tradita në sajë të të tjerëve, por edhe për të tjerët, dhe jo vetem…! Vetmia vret pa u ngutur. Ther! Trazon! Bën edhe më të madhen pasuri të pavlefshme, dhe arritjen më të madhe boshe. E mora kukullën time, e përqafova me pendese. Njeriu nuk duhet të nënvlersojë asgjë prej të cilave ai është I rrethuar, sepse cilado gjë apo send, është një stoli në tryezën e shoqërisë. Njeriu nuk është më shumë se një kukull në teatrin e jetës, ku kompozitori luan rolin e tij përtej perdes blu të qiellit!

  61. Tereza Paluca

    Prag festash!Saktësisht 2 Janar.Viti tjeter iku me bisht ndër shaël dhe një vit i ri firmos tashmë ditarin e 363 ditëve në vazhdim.Rrugët stolisur si mos më bukur,në të parë të syrit,por përtej tyre shtrihet një hapsirë e pafundme bosh.Shkëlqejnë dritaret,pemet,rrugët…festojmë!Por,pse?Në fakt edhe unë festova këtë vit si asnjë tjetër por I gjithë ky dyshim,gjithë ky mllef më pushtoi mbrëmë sapo mbështeta kokën mbi jastëk.Gjumi iku!S’e di!Ka gjasa të ketë marrë hakun e një nate më parë,kur ai erdhi të më merrte por unë I ktheva kurrizin.Isha e lumtur,isha duke kërcyer.ç’mq duhej gjumi?E di?Kam aq shumë gjëra në mendje,saqë nuk di kë të rradhis të parën.Ky besoj do jetë shkrimi im më I pakuptueshëm dhe më misterioz,sepse sot,asgjë më nuk di me saktësi.Idetë,parimet me të cilat ushqeja dhe udhëheqja veten u veshen me avullin e dyshimit.Nuk shoh më qartë.
    E pse duhet të jetojë njeriu?!Në fëmijrin time,sa herë mundohesha të mendoja mbi veten,në fakt,nuk mundohesha,rastësisht mendoja mbi veten,pyesja pa zë thellësinë time:”Përse Zotimë zgjodhi mua”?Nëse nuk do të isha unë,kush do të ishte në vendin tim?Tani që po rikujtoj pikërisht pyejte të tilla,po rimendoj sërisht,për të marrë një përgjigje që ndoshta,jo,e di që nuk do të kem kurrë një përgjigje.
    Vërtet,pot ë mos isha unë,kush do isha unë?!
    Të jem e sinqertë,nuk e di nëse do më pelqente të mos ekzistoja,nuk e di nëse do më pelqente që në vendin tim të ekzistonte një tjeter,por,tani që jetoj,vdekja më duket dënim,dënim I pamerituar.Apo ndoshta Zoti kërkon të jetë I drejtë dhe na dhuron vdekjen në emer të jetës së dikujt tjeter?Dhuron vdekjen?!ç’dhuratë!Më tmerron fakti që pas meje do ketë jetë sërisht!E unë nuk do jem…vërtet,ku do jem?!Sa do doja ta dija.Nuk do mendoj,nuk do ndjej,nuk do vuaj,nuk do qaj,nuk do qesh,nuk do jem…nuk do jem!Ankth!Fryma po më merret!Mendimet çukasin si akrepat e miljona orëve në të njejtën kohë.Ime më do ikë një ditë,nuk do më shohë kurrë,kurrë…kurrë!E ku do t’a gjej unë prehërin e saj për t’I derdhur lotët e mi?Dora e saj nuk do më përkëdhelë më asnjëherë.Po shkëlqimin,dritën e syve të saj,ku do ta gjej unë?Mahnitëse është vesa e mëngjesit derdhur mbi lule,edhe rrezja e diellit që I puth ato,por kurrë nuk ka dritë dielli sa sytë e nënës,e kanarina këndon ëmbël,butë,por zëri I nënës të dridh kordat e shpirtit.E shkreta,ikën me kokën pas,kërkon gjithnjë shikimin e fëmijëve te saj dhe lutjet nën zë që ajo I bën jetës për të fundit herë!Do shqetësohet e gjora,gjumi nuk do e zërë e zemra do i digjet mallit.Dreq o punë,ndjej se dua të cmendem,vdekja përqafon gjithcka.
    Jetë!ç’jetë!Përpiqemi të fitojmë sa më shumë dhe të harxhojmë sa më pak,deshpërohemi pa arsye,ndoshta sa për t’I shtuar peshen mëndjes,e dhimbjen zemres.
    Ja vlen të sakrifikosh ditët e kufinjta të jetës tënde,për të korrur,e korrur,pa konsumuar?!Hamë për te jetuar,nuk jetojmë për të ngrenë.(Nuk duhet në fakt.)
    Vrasje,vjedhje,etje për pushtet…lufte për pasuri!Nuk duhet sikur po I përkushtohemi pak si shumë kësaj dëshire që çmendurisht na gllabëron.Humbasim kohë,dëshira,emer,humbasim vlera për diçka kaq të madhe në dukje,por shumë të pa vlerë,ah sa të pavlerë.
    Sa pabarazi mban në barkun tend o botë!Jetojmë paralelisht në kohë me miljona njerëz të tjerë por na ndajnë mijra a miljona detaje që në vetvete nuk janë aq të vogla sa duhet!Dicka e ngjashme ndodh edhe me njeriun,nuk është ai I vogël sa duket,vetem se I duhet “të matet”apo”të shihet” mes të tjerëve.Njeriu përpiqet,që në castet e para të jetës së tij,mandej,tenton pa ditur se çfarë,imiton paraardhësit,dhe ndonjëherë edhe humbet rrugëve te jetës dhepse emrin e tij e mban mend,sigurisht!E po ta mendosh,njeriu kurrë nuk e njeh veten,humbet pjesërisht,sepse ai kurrë nuk është I njejtë!Koha është faktori I vetem që ndikon bindshëm mbi njeriun,I vetmi faktor që gjithnjë pikturon mbi njeriun,duke tentuar përfektshmërinë.Cdo ndryshim tjeter I mundshëm bashkëpërfshihet apo nënrenditet në faturën”kohë”!
    Koha,mësuesja më e mirë,por që I vret nxënësit e saj!
    Urrejmë,duam,lëndojmë,fitojmë,grumbullojmë,shpenzojmë…dhe?!Vlen dëshpërimi në jetë?Koha është si rrjedha e ujit,nuk ben dy herë te njejten rrugë.
    Besoj se dashuria është e vetmja dritë në errësiren e pafundme të botës.Megjithëse nevojitet shumë forcë,e vec kësaj,edhe pak naivitet,ose ndoshta shpirt I fortë shkëmb e butësi e pafundme.
    Gjithcka e mirë dhe e keqe merr jetë sapo prekim udhet e jetës dhe nisim,ecim pa na mbajtur më njeri.Kështu ne ngjallim frikë,është ligj I natyrës.Duhet të kërkojmë sa më pak,të vlejmë sa më pak,kështu kemi pak rëndësi dhe rreziku që paraqesim është serisht”pak”.Një jetë plot dashuri.është një jetë e shëndetshme.

    P.S:Ndërkohë që profesori doli për pak nga klasa,unë vendosa fjalët e fundit mbi shkrimin e ngjizur prej tre ditësh.Një pjesëz të vogel e shkruajta teksa prisja një miken time,në një kafe buzë Galerisë së Arteve.Më në fund,e lirova veten prej këtij ankthi që erdhi tek unë për të kërkuar jetë!

  62. Tereza Paluca.

    GRUAJA QË DO DOJA TË ISHA!

    Me kokën vendosur mbi prehërin e së akulltës vetmi, qëndroj pa bërë asgjë dhe nuk di përse! E ajo, vetmia,e errët, e pisët, më këndon me zërin e saj të heshtjes që vret edhe muret e lagështa të dhomës.Dora e saj e thatë,luan me flokët e mi. Jashtë bie shi. Përpiqem të hedh mbi leter ktë makth, krijuar prej nuk e di se çfarë, por, e pamundur! Shoh mbi fletën e bardhë disa fjalë, që sado mundohen të shtrinjë krahët e të prekin njëra-tjetren, mbeten ashtu, krahëhapur, sikur po kërkojnë mëshirë. Në një cast tjetër,fjalët u thyen ,e shkronjat vrapuan të dehura mbi letren e bardhë. Çmenduri! Çdo shkronjë tani më ngjan me insekte a qënje të vogla, që kërkojnë të më vërsulen,të më hakmerren,të më kafshojë!Pikërisht ato,pjella ime! Zot,ku je?
    Megjithëse dritën e kam fikur, mendimet vërshojnë!Ndezur qëndron abazhuri i vogël,në cepin e dhomës dhe arsyeja ime e përgjumur. Gotat e kristalit, nën dritën e zbehur të abazhurit dhe përgjumjes sime,marrin pamjen e një parajse të vërtetë. Të pi? Sapo ktheva kokën e trembur prej këtij mendimi,shoh tek hedhin valle,mbi pjatë, avujt e supës së ngrohtë. Kisha harruar të haja. Eh,punë e madhe! Sikur kaq lehtë vdes njeriu! Të pi? Por, edhe dëshira për të pirë m’u zbeh, sapo duart preken butësisht gotën e verës. Një gote tjetër qëndronte e mbushur. Unë po pija, po pija krah për krah me vetminë,shoqën time të mistershme që më shoqëron ndonjëherë,kur nuk di çfarë të bëj.
    Ndjej të më dhëmbë koka, sigurisht jo nga pija! Teksa me njërën dorë mbaja gotën, tjetrën, atë të majtën, e vendosa mbi ballë. Dridhem! Unaza e bukur me gurë të çmuar, më ngjau sikur më kafshoi. Ndëshkim? E di, unë nuk jam ajo që do doja të isha. Shpesh e ëndërroj veten tjeter, dhepse thonë se ëndrrat varfërojnë realitetin. Ç’botë e mistershme!
    Ktheva gotën e dytë të verës së kuqe. Shija e saj e hidhët, nuk më bën më përshtypje. Ngadalë heq unazën dhe e vë mbi bllok. Koka më peshon shumë. Mos vallë mendimet u shtuan?! Mbetur mes dy fletësh,hija e unazës mori formën e zemrës.Ironi?!
    Iki. Shëtis diku jo fort larg realitetit, por as në realitet nuk jam.Si e largët,një shprehje më çukit:”Nëse kërkon të njohësh vetminë,martohu”. Ndërsa Sokrati ka thënë:”Sido që të jetë,martohuni!Nëse merrni një grua të mirë, do të jeni të lumtur, nëse merrni një grua të keqe, do të beheni filozof”.
    Ti, drita e syve të mi, duhet të më besosh, unë nuk dua kurrë të të lëndoj. E si do mundja, ty, qielli im i kaltër! Ti, ylli që ndriçon rrugën time të mistershme në këtë botë enigmatike. Nëse vetmia do kishte fytyrë, unë do e çirrja me thonj fytyrën e saj, do I shkulja flokët një e nga një, do e vrisja me duart e mia, vetëm të mos arrinte kurrë tek ti. Unë, po po unë, unë engjëlli yt mbrojtës.
    Ti nuk e di sa do kisha dashur që unë të isha ideali,ai ideal që nuk ekziston ende në këtë botë të djallëzuar.
    Sikur unit të vdiste një ditë! Sikur egoja të iki tutje, sikur të të doja edhe pak më përjet qenjës sime, sikur!
    Mëngjeseve kur zgjohesh heret, do doja të të shërbeja mëngjesin, shërbetosur me gjithë dashurinë time “të përgjumur”,me gjithë dashurinë “e fjetur” e jo të të lutem të më fikësh dritën.
    Pasditeve të mërzitshme pas pune, sikur gjithmonë të të shoqëroja parqeve për kafen e pasdites dhe jo të harrohesha,siç harrohem e ngatërrohem shpesh nëpër shkronjat e romaneve të dashurisë. Inatet vocrrake që natyrshëm vijnë mes nesh, do doja t’i përzija njëherë e përgjithmonë, por janë ato pikërisht që na ushqejnë me forcë,nevojë dhe mall për njëri-tjetrin. Egoja ndonjëherë na rremben e na ve përpara, por dashuria ka kopjen e çdo prange.
    Netëve kur ëndrrat të të mundojnë, do doja të zgjohesha e të të vështroja, të prisja zgjuar ankthet e makthet që drejtohen për të ti e t’ju flisja për ty, ata do e kuptonin mirësinë që të karakterizon dhe, kokëulur do ktheheshin pas.
    Ti je i imi! Dua që puthjet e mia, të vijnë tek ti me çdo pikë shiu. Dua që ndjenjat e mia të jenë mirësia që të të paraprijnë në jetë. E dua trupin tënd! Dua të shkrihem mbi të, dua të futem në poret e tij, e të mos ekzistoj më, përveçse brenda teje.
    Por, diçka brenda meje kërkon më shumë, më nxit për më shumë, provokon më shumë. Nuk di të jem tjetër, dhepse nuk dyshoj në ndjenjat e mia. Qënjet tona prej kohësh janë një, madje, nuk e di si kam jetuar deri atëherë e ç’kuptim kishte jeta ime.
    Ylber i ditëve të mia, ti meriton një botë të butë, ti meriton një dashuri dhe përkujdesje të pafundme! Unë jam betuar të të dua derisa qënja ime të mos ekzistojë dhe shpresoj që një ditë, të të përmbush kuptimin e jetës tëndë, deri edhe në detajet më të pavlera, të jem gruaja që unë do doja të isha.
    Mesnatë! Shkoj të fle! E di,ti i dashur po më pret në ëndrra krahëhapur, I buzëqeshur, me dashuri!

  63. Bardhi Cesula

    “Ne mundsh…”eshte poezia monument per njeriun dhe kohen e sotme!Pershendes me mirenjohje dhe nderim autorin e poezise.

  64. leriana

    tung ju pershendes te gjithve dhe lunturi ne jete

    .Duke humbur ty
    E humba dhe veteveten
    Dhe tani spo gjej dot
    As njërën as tjetrën

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: