ALBA-OPINION

malevitch.pngHipotezë mbi tranzicionin në lëmin e surrealizmit shqiptar

Vitet shkojne dhe Shqiperia vazhdon te mbetet ne vend numero. «Jemi ne tranzicion» kete refren tashme e njohim te gjithe te medhenj dhe te vegjel, tranzicioni justifikon gjithcka e na shoqeron kudo, ne gezime e hidherime, ne jeten e perditshme, ne pune, ne shtepi, ne buke, ne gjume, kur bejme seks, kur pijme nje cigare pas seksit, ne dush e ne banje. E perdorim me nje frekuence kaq te shpeshte kete refren pervers saqe na eshte bere i pashmangshem, madje rendom i biem dhe per shkurt « jemi tranzicion ».

Dhe themi te verteten, tranzicioni jemi ne, ne vete, e kemi trupezuar, ai jeton me ne, brenda nesh. I kemi thene koke e kembe, nje fytyre njerezore, me nje çehrje shqiptare. Ai eshte virusi te cilit pullat e medha si medalje qe mbajme ne krahe qe nga koha e vaksinimeve masive me te njejten shiringe, ato si bejne atij asgje. Shajme e mallkojme politikanet tane qe na e injektuan kete virus, nderkohe tranzicioni ha e pi brenda nesh. E ushqejme ne vete te paudhin.

13 dhjetor 1990 ne rruget e Tiranes terhiqej zvarre me zinxhire lidhur pas nje makine, busti i diktatorit. I thyem bustin, e zhvarrosem, e çnderuam ate qe per 50 vjet e besonim si te vetmin zot mbi toke. Dhe ate dite dhjetori, zoti vdiq! Nje popull i tere i ndrydhur, i roberuar, liri rrembyer, per nje cast te vetem u gjend ne dileme. Po tani qe zotin e ferrit e vrame, c’te bejme? Pyetja nuk pati kohe te merrte pergjigje, se aty per aty u shfaq si lepuri i bardh prej cilindrit te magjistarit, nje sekretar shteti amerikan, qe pergjigjen na e dha: « Mireseerdhet ne boten e lire, ne boten kapitaliste ». Ai buzeqeshi dhe u zhduk si macoku i Chechir’it.

Njerezit, trupat si objekte u projektuan ne kete system te ri, moren pozicione te reja, u integruan le te themi, me keto forma te reja prodhimi. Po me ndergjegjen cfare u be ? Dhe akoma me thelle, me te pandergjegjshmen ç’ndodhi ? Ku shkuan mesimet e partise, e vetmja parti boterore ne linjen e drejte te marksizmit ?

«E pandergjegjshmja eshte e strukturuar si gjuhe» thote psikoanalisti Lacan. E pandergjegjshmja shqiptare eshte e strukturuar ne Tranzicionin qe po kalojme. Ky trup qe ne ushqejme brenda nesh, eshte shpirti i kohes se dikurshme, i zboreve te prinderve tane, i fitoreve te revolucionit, i reformes agrare, i bunkereve, i anti-imperializmit amerikan, i modes kineze ne floket e grave shqiptare. Gjeneratat e sotme aktive vendimarrese dhe vendimpritese ne Shqiperi, jane gjenerata te cilat socializimet e para, rritjen prinderore dhe socializimet e dyta, shkollimin fillor, i kane marre gjate periudhes komuniste: fryma leniniste, denimet publike ne salla kinemash te artisteve te degjeneruar te agjitacion dhe propagandes armiqesore, vigjilenca ndaj armiqve te popullit, populli ushtar kunder flotes se gjashte amerikane, si nje grusht i bashkuar kunder armikut kapitalist… E para ishte fjala, dhe Zoti ne na ofroj gjuhen e urrejtjes dhe te paranojes ndaj tjetrit, te huajit, te panjohurit – e gjithe kjo strukture infiltroi ne gjithe qenien tone, u trupezua tek ne, brenda nesh. Eshte pikerisht ky trup brenda nesh qe ka zene vend, qe ha e pi e rritet duke qene vete ne qe e ushqejme. Ky eshte tranzicioni.

Perpiqemi te çdemonizojme vetveten duke shenuar me gisht njeri-tjetrin e duke share “ti je enverist i qelbur, komunist”. E keshtu te djathtet i thone socialistave “ju jeni komunist”, socialistet I thone demokrateve “ju jeni komunist”, te djathtet ankohen “ne gjirin tone ka ende komunist”, te majtet krenohen “ne parti s’kane mbetur edhe shume komunist” madje puna ka arritur deri ne ate pike sa dhe vete komunistet i thone komunistave “ik ore kelysh i kuq, ik ore komunist”.

Tranzicion, tranzicion, tranzicion. Dhe per sa kohe? Jetojme te sotmen, refuzojme te kthejme koken pas e te kuptojme c’ka ndodhur, refuzojme te shohim ne te ardhmen e te ndryshojme. « Perse ndodhi keshtu? Dukemi si ata dashnoret nostalgjik per dashnoren e braktisur por qe krenar gjer ne vdekje s’duam t’ja shohim me bojen pasi ajo shkoi me dike tjeter. Jetojme nje kohe imediate, pa te shkuar e as te ardhme. Do duhet kohe per te ndryshuar, shpresa eshte vertet tek brezi i ri, tek ata femije me syte shkelqyer qe luajne sot te pafajshem pa ditur c’kishte perpara se ata te vinin ne kete bote. Ata duan lodra, duan embelsira, duan lapsa me ngjyre. Pikerisht ky brez pa damken e vaksines kunder kapitalizmit, ky brez do ti japi ngjyra Shqiperise, ngjyra te verteta, ngjyra ne shpirt, jo ngjyra aziatike fasadash suva rena.

«It’s all in our mind» – Kapitalizmi sot ne Shqiperi ende nuk instalohet, pasi struktura te se shkuares, te ngulura ne -mendje- nuk e lejojne, e luftojne, e sabotojne te zhvillohet, pasi ai eshte Armiku dhe ne te gjithe si kasape-viktima te indoktrinimit, ne ushtaret e mallkuar te ushtrise se zotit te vdekur, po bejme pikerisht ate per te cilen na kane formuar e na kane stervitur – ne po luftojme kapitalizmin!

Divorci i Mendjes nga Politika

Nga Hamdi Nuhiju

Në modernizëm ku gjërat duken se ecin mirë dhe drejtë, aty ku zënkat dhe globalizmi ndikon indirekt, aty ku jeta ndërthuret midis vlerave dhe antivlerave, politika luan rrolin e gjyshes. Të divorcuarit me mall përkujtojnë çastet e tyre të lumtura ose edhe të hidhura në jetën në jetën e kaluar nën hije. Rimëkëmbjen e jetës e gjejnë dhe e përshtasin me buçitjen e sfidave të ideologjisë së mbrapsht.
Mendja e divorcuar dhe e larguar nga realiteti nuk njeh yjet dhe HËNËN, por shëndërrohet në katalizator ndryshimesh dhe remishiencash.
Fetyllah Gylen thotë: “Hapja çdokujt zemrën sa mund t`ia hapësh, le të jetë si oqean! Tërhiqu me besim dhe për njeriun dashuri ndje, të mos mbetet zemër e dëshpëruar që s`u interesove për të e s`ia zgjate dorën!…”
Zemra e hapur çdokujt dhe në formë të njejtë për të gjithë harmonizon idenë dhe brengën mistike të univerzit të mendjes. Divorcimi i mendjes dhe lidhja e saj për karrigen e politikës dhe jo për politikën shkakton shkatërrimin e sistemit dhe nga sistemi i hapur demokratik kalon në teokracinë e ngurtë dhe të mekur.
Të divorcuarit e mendjes nga politika kanë disa tipare dalluese në shoqëri. Ndër ta do përmendim:
1)Tipari i Egoizmit- Sipas fjalorit elektronik shpjegues me egoizëm nënkuptojmë tipar borgjez a mikroborgjez i një njeriu që mendon vetëm për vete, që do vetëm vetveten e nuk shqetësohet për të tjerët, që vë interesat vetjake mbi interesat e shoqërisë. Ky është tipi më i përhapur i politikanit të ri! Politikanët tanë të divorcuar nga mendja për politikën dhe të shëndërruar në egoist, synim jetësor kanë realizimin e planeve të tyre vetjake në emër të kontributit për shoqërinë. Në fakt sikur kontributi i tyre do të ishte i vërtet dhe i sinqert atëherë doemos që egoizmi të shkatërrohej prej piramidës së logjikës së brisht. Në ujëvaret e politikës do të jehonte humanizmi, kënaqësia dhe mëvetësia, ndërsa politikanët e divorcuar nga mendja do të modestoheshin dhe përfitimi do të ishte i ndërsjelltë si matrial, si shpirtëror, poashtu edhe politik.

2)Tipari i Mendjemadhësisë- Fjalori elektronik shpjegues mendjemadhësinë e sqaron kështu: Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja kush e di se ç’është, që shet mend, kryelartë. Mendja e rënduar dhe e zënë vazhdimisht me veten frytet nuk i ka të ëmbëla, por gjemba dhe therra. Pjesa dërmuese e “elitës” sonë politike, FETARE, shkencore, fatkeqësisht janë të sëmur nga ky sindrom i rrëzikshëm për shoqërinë dhe vet ne. Ky sindrom ka depërtuar në çdo skaj të shoqërisë, por më i dukshëm është tek të divorcuarit e mendjes nga politika dhe për politikën. Mendjemadhi zakonisht masturbon për politikën dhe paranë, është i dhënë shumë pas posteve dhe me xhelozi mundohet që ta mbroj pozitën e tij në shoqëri.

3) Tipari i Bajraktarizmit- Këtu duhet të sqaroj diç. Nuk e them që bajraktarizmi është i dëmshëm për politikën dhe politikanët. Njëashtu nuk dua ta potencojë rrezikun ose histerinë e lindur përmes ideologjisë dhe për ideologjinë. Tipari i bajraktarizmit te politikani normal prej atij të divorcuarit nga mendja e politikës dallon shumë. Politikani normal i padivorcuar nga mendja bajraktarizmin e kupton si guxim dhe vullnet për t`i ndryshuar gjërat për të mirë dhe në të mirën e shoqërisë e vetes. Ndërsa i divorcuari nga mendja bajraktarizmin e kupton si kontim vlerash pa hap konkret. Kontim meritash pa dhënë asnjë mund, kontim poenash politik pa u djersitur. Dhe këtu bajraktar që kanë pushtuar komplet Gadishullin Ballkanik janë dështakët më të mëdhenjë në politik dhe jetë.
4) Tipari i Flertit- Kanë thënë se politika është prostitutë. Nuk e kanë pasur me të drejtë! Bile patën thënë që politika është mjeshtri e realizimit të njerëzve të ngurt. Edhe këtu nuk ia qëlluan. Platoni proklamonte idenë e demokracisë në mesin e njerëzve të padrejtë si udhëheqës të demokracisë. Ai demokracinë e paraqiti si mburojë të padrejtësisë në shoqëri.Diplomacia si pjesë e politikës më shumë orientohet në trajtën e flertit sesa në termin e prostitutes. Ndërsa flerti politik mjaft i përshtatet të divorcuarit nga mendja e politikanit tanë modern. Flerti dhe të flertuarit në politik e shlyen ndërgjegjën dhe moralin e lind pabesia dhe padrejtësia. Sot sikur të mos ishte prezent në mesin e politikanëve tanë situata do të ishte më ndryshe.
5) Tipari i Gënjeshtrës- Të divorcuarit nga mendja për hir të politikës gënjeshtrën e kanë bërë gjellë kryesore në ambientet e tyre strategjike. Të jesh politikan i mirë sipas këtyre tipave të politikanëve d.t.th. të jesh gënjeshtrar, manipulues, fshehës i realitetit, premtues i gjërave të parealizuara etj!!!
Tipari i gënjeshtrës edhe pas 18 viteve Republikën e Maqedonisë e ka mbështjellë si një mbështjellës elektronik i zemrës së njeriut.
Në mesin e shumë tipareve që nuk cekëm ka të atilla që mbajnë logjikisht, por ka edhe të tilla që janë kontradiktore me vet realitetin e jetës politike të njerëzve të thjeshtë.
Më akuzuan dikur pse përmenda përparësit e një nacionaliteti karshi nacionalitetit tjetër, akuza e tyre mbështetej në dobësitë e shumta.
Shpresoj që ky reflektim i vogël i imi në këtë shkrim nuk do kërkoje të kundërtën e të dashuruarve të mendjes dhe politikës dhe duke iu përmbajtur në përpikmëri titullit të realizojë synimin final. Nxjerrjen në pah të një pjese të realitetit!!!

Pse Rusia ka qenë përherë armike e betuar e kombit shqiptar

Përralla serbe “Kosova, djepi i Serbisë”

Përrallën e kamotshme serbe se Kosova na qenka “djepi” i Serbisë, politika ruse vjen dhe e shtjellon, e zhvillon dhe e zgjeron më tej, duke realizuar kësisoj ngulitjen, rrënjosjen në mendësinë e mbarë opinionit publik rus të një psikologjie të dëmshme që qëndron shumë larg të vërtetës historike. Megjithatë, njëanshmëria proverbiale e politikës dhe e diplomacisë ruse në trajtimin e marrëdhënieve mes popullit serb dhe popullit shqiptar të Kosovës, nuk shpjegohet vetëm me transformimin e përrallave dhe të miteve serbe për Kosovën në të “vërteta historike të mirëqena”. Arsyen e vërtetë, në këtë mes, të politikës dhe të diplomacisë ruse, e zbulojnë dy politikanë të mirënjohur rusë, të cilët bien në sy për antiamerikanizmin dhe antishqiptarizmin e tyre të ekzaltuar. Këta janë Nikollaj Rizhkov (ish-funksionar i lartë i nomenklaturës së kuqe të Moskës, i cili gjatë viteve 1982-85 ka mbajtur postin e Sekretarit të KQ të PKBS dhe atë të kryeministrit sovjetik gjatë viteve 1985-90) dhe Vjaçeslav Tetjokin, të cilët deklarojnë: “Serbia është pararoja e qytetërimit tonë. Është kjo arsyeja që palca e Ballkanit, e populluar nga sllavët e jugut, gjatë shekujve ka qenë objekt i një presioni të pandërprerë nga ana e Perëndimit” (N.I.Rizhkov, V.N.Tetjokin “Jugosllavskaja gollgofa”. Moskva 2000, f.22).
Personalisht, deri tani, kam qenë i bindur që pararoja e qytetërimit sllav është Rusia. Çuditërisht dy autorë rusë, na bëkan një “zbulim” të ri, duke e zhvendosur në Serbi pararojën e këtij qytetërimi! Të deklarosh që Serbia na qenka “palca” e Ballkanit, do të thotë që kombet e tjera na qenkan “bërsitë” e këtij gadishulli. Sigurisht që kësisoj mund të gjykojnë vetëm studiues megalomanë rusë, të brumosur me ideologjinë e shovinizmit rusomadh dhe me shkencën e urrejtjes për kombet e tjera josllave. Besoj se nuk ka nevojë për komente të tepërta një deklaratë e tillë butaforike, në të cilën Serbia na paraqitet si “varfanjakja e Qabesë”, që “tradicionalisht” na paska qenë “e persekutuara e madhe” e Perëndimit. ….

Sigurisht, “Njezavisimaja gazeta” shpreh revoltën e saj për dritëshkurtësinë e politikës ruse ndaj Perëndimit për çështjen e Kosovës. Ama revoltën e vet në këtë rast ajo e manifeston “në inat e sipër” për pazotësinë e Kremlinit për t’i diktuar Perëndimit vullnetin e vet.
Dhe këtë, nënkuptohet, e bën e nisur jo nga vlerësimi objektiv i situatës në Kosovë, por nga motive inatçore. Se sikur kjo gazetë të udhëhiqej nga vlerësime objektive, atëherë ajo nuk do të shpifte në mënyrë aq shembullore për krimet në Raçak, për të cilat, në numrin e saj të datës 25 gusht të vitit 2000 do të shkruante: “… kurrfarë vrasjesh nuk ka pasur në Raçak…” (f.502). Po kështu, simotra e saj, “Rossijskaja Gazeta”, në numrin e saj të datës 21 shkurt 2001, i mban avazin po së njëjtës shpifjeje, duke dalë me një deklaratë edhe më të turpshme: “Ngjarja e Raçakut ishte një provokacion i përbindshëm i shqiptarëve dhe i shërbimeve të fshehta të NATO-s, ku serbët nuk kishin fare gisht” (f.546). Duket që mekanizmi i shpifjes kundër kombit shqiptar ka qenë i kurdisur dhe vazhdon të jetë i kurdisur me shumë kujdes në të gjitha strukturat e Rusisë neocariste, që poshtë, në “bazë”, deri në Kremlin.
Së dyti, gjatë një takimi që ish-ambasadori ynë në Moskë, zoti Shaqir Vukaj, ka pasur me ambasadorin amerikan atje, ky i fundit ka bërë një vlerësim të tillë për politikën e Rusisë ndaj çështjes së Kosovës: “Ne mendojmë se në qëndrimet e Rusisë për problemin e Kosovës, që me fillimin e bombardimeve kundër Jugosllavisë, rusët kanë gabuar shumë herë. Për mendimin tonë, fajin kryesor e ka kasta ushtarake, e cila po dominon politikën e jashtme. Ne vërejmë se këtu ka mjaft politikanë realistë që në biseda private shprehen qartë dhe drejt, por që në qëndrimet zyrtare ndryshojnë krejtësisht, gjë që, sipas nesh, shpjegohet me faktin se vetëm në këtë mënyrë ata mund të mbeten në politikë, i tillë, për shembull, mund të konsiderohet edhe ministri i jashtëm, Ivanov, i cili në takime me Ollbrajtin e me të tjerë ka shprehur pikëpamje e propozime mjaft konstruktive, por në publik është shprehur ndryshe dhe kjo vetëm për të qenë në unison me ushtarakët, duke dalë nga vetja e tij e duke mos bërë figurë të mirë” (f.441). Ky pohim i ambasadorit amerikan hedh dritë mbi një të vërtetë kuptimplote për faktin që në Kremlin sundon realisht kasta ushtarake që rri në prapaskenë, çka dëshmon për një traditë të kahershme në qeverisjen e Rusisë, që nga koha e carizmit. Është pikërisht kjo arsyeja që Rusia edhe sot vazhdon të jetë e kapluar nga ethet e shovinizmit rusomadh, i cili, në mënyrën më të shkëlqyer, është manifestuar në qëndrimin ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës në veçanti.
Së treti, … gjatë takimit të zotit Milo me ish-ministrin e Jashtëm rus, zotin Ivanov, ish-ambasadori Vukaj i ka lënë mbresa një pyetje e çuditshme e zotit Ivanov: “Bëri përshtypje një ndërhyrje e Ivanovit në bisedë e sipër, që pyeti se a është Kosova shqiptare” (f.497).
Një pyetje e tillë mund t’i shkonte për shtat një ministri të Jashtëm të ndonjë shteti të largët të rruzullit tokësor, … por që një pyetje të tillë ta bëjë ministri i jashtëm i një supershteti të tillë në Evropë, si Rusia, kjo të bën të dyshosh se në këtë rast kemi të bëjmë me një shpërfillje të kulluar të tij që buron nga një botëkuptim shovinist për Kosovën, se nuk mund të vihet në dyshim kurrsesi formimi i tij kulturor, intelektual.
Së katërti, Kremlini ka pas ngulur këmbë deri në një kokëfortësi paradoksale që “të ruhet Jugosllavia, që të mos shkohet drejt ndarjes, sepse mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme. Askujt nuk i duhen shtete lilipute në Ballkan” (f.525)… Dhe u dashka që haraçin e druajtjes së Kremlinit ta paguante Kosova.
Së pesti, pas arrestimit të Milosheviçit dhe dërgimit të tij në Hagë, Kryetari i Dumës Shtetërore Ruse, G.Seleznjov, bëri këtë deklaratë paradoksale: “Kur flitet për gjenocid, nënkuptohet dhënia e urdhrave për të vrarë njerëz, por as Millosheviçi dhe askush tjetër nuk kanë dhënë ndonjë urdhër të tillë” (f.566). Sigurisht, duhet të jesh politikan rus që të bësh deklarata të tilla revoltuese kundër skenave tragjike që u luajtën në Kosovë, dëshmitare e të cilave ka qenë mbarë bota përmes mjeteve të informimit masiv. … Shesheli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Moskë, ku mbërriti më 30 tetor 1998, deklaronte publikisht se “… problemi i Kosovës mund të zgjidhet lehtë: duke vrarë një milion shqiptarë dhe duke përzënë nga Kosova një milion të tjerë?” (f.464).
Ajo që ka rënë më shumë në sy në qëndrimin e Kremlinit është histeria mbarëruse kundër mbarë kombit shqiptar edhe pas përfundimit të bombardimeve kundër Serbisë. Të gjitha mjetet e informimit masiv u vunë tërësisht në shërbim të ndezjes së urrejtjes kundër gjithë shqiptarëve në mbarë trojet e tyre etnike, me të vetmin synim që Kosova të mos shkëputet nga Serbia kurrsesi. Në shënimet e diplomatit Vukaj, të mbajtura gjatë kohës që ishte ambasador në Moskë, lexojmë edhe këto rreshta (të hedhura në letër më 12 tetor 2001): “Siç kam përsëritur shumë herë, këtu është folur e shkruar aq shumë për “terrorizmin” shqiptar, sa, kur përdoret fjala “terrorizëm”, rusit të thjeshtë që ka ndjekur lajmet a ka lexuar shtypin rus gjatë këtyre viteve të fundit, menjëherë i shkon mendja te ne, shqiptarët. Shprehja “terrorizëm shqiptar” përdoret vend e pa vend. Shprehjet “terroristët shqiptar”, “UÇK-ja terroriste”…, “terroristët shqiptar të Kosovës”, “terroristët shqiptarë të Maqedonisë”, “terroristët shqiptarë të Shqipërisë”, “udhëheqësit terroristë të shqiptarëve të Kosovës” etj. etj. kanë mbushur lajmet televizive, shkrimet e gazetave e revistave aq sa rusët e thjeshtë, kur marrin vesh se jemi shqiptarë, na shohin me habi”!
Më 15 gusht 1999, ambasadori Vukaj pati dhënë një intervistë në kanalin televiziv TVC. Intervistën ia pati marrë gazetari i njohur rus A.Bovin. Të nesërmen zoti Vukaj i paska telefonuar zotit Bovin për ta pyetur për përshtypjet që kishte lënë te teleshikuesit intervista e djeshme. Gazetari Bovin i qenka përgjigjur se “asnjëherë nuk kishte pasur telefonata më shumë se mbrëmë. Shkaku ishte emisioni i djeshëm. Shumica e atyre që e kishin marrë në telefon ishin personalitete të fushave të ndryshme-politike, historike, shoqërore etj. dhe pothuajse të gjithë i kishin bërë vërejtje se përse e kishte lejuar shqiptarin të fliste siç donte ai, në kundërshtim me të vërtetën dhe përse nuk e kishte ndërprerë…” (f.461).
Ky fakt vërteton qartë se politika dhe diplomacia ruse, si edhe mjetet e informimit masiv, e kishin indoktrinuar deri në pore mbarë opinionin publik rus, duke e edukuar atë me ndjenjën e urrejtjes kundër kombit shqiptar. Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë. Në të shkruhej: “Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepuj. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” (f.415). Politika dhe diplomacia e sotme ruse, si ndjekëse besnike e politikës dhe e diplomacisë cariste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kërkon të ruajë të paprekur pikërisht trashëgiminë e politikës dhe të diplomacisë cariste, duke e mishëruar atë në ngrirjen e copëtimit të trojeve tona etnike. Po të mos ishte e vërtetë një gjë e tillë, ministri i tanishëm i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, nuk do të ngrihej e të bënte një deklaratë të tillë shoviniste: “Duhet të jetë e qartë… se… për ne ekzistojnë ca “vija të kuqe”: kjo ndodh kur lind një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare ose për rendin ekzistues juridik ndërkombëtar… Në listën e çështjeve të tilla përfshihen planet e vendosjes së bazave të SHBA-ve të sistemit global të mbrojtjes kundër raketave, si edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës

1 Koment

Comments RSS
  1. Tereza Paluca.

    PËRSE E DUAM TË VJETREN NE?!

    Vitet e fundit, ka lindur dhe ende jeton një krizë ekonomike globale e thellë.Sigurisht, edhe vendi ynë është”aktiv”në përjetimin e saj. Ky nuk përbën lajm! Por,që vendi ynë është përfshirë në një krizë tjetër, e cila ndikon shumë negativisht në zhvillimin ekonomiko-social, kjo po që kërkon vemendje të plotë jo vetem nga klasa politike por nga secili individ, pjesë e shoqërisë sonë.
    Kriza politike! Ne tashmë e dimë që, si popull nuk kemi fare të bëjmë në vendime politike apo qeveritare. Ambicja me shpirt djalli i ka pushtuar “të mëdhenjt”sot, ndaj edhe janë verbuar, në dyluftim, me kundërshtarin por edhe me vetveten.
    Ne jemi grixha e harruar e barinjëve mëndjelehtë.
    Por,nuk është koha për paragjykime. Nëse një kryeminister apo një opozitar, deputet apo ministër, pas konferencës për shtyp, hartuar bukur e mirë, i shtohet një dreke a darke të këndshme, një qytetar apo një pjesë e mirë e tyre, e shmangin dreken a darkën, se do hanë atë që hëngren edhe dje, ose ndoshta do hanë më pak se dje. Kjo nuk është zgjidhja. Fjalët mbushin shpirtin, por jo trupin!
    Përse e duam të vjetren ne?! çuditërisht, nuk pretendojmë, jemi lodhur ndoshta, por shumë shpejt. Ne, si komb e duam të vjetren. Nëse vritet dikush për qellime politike,(si me 21 janar) që ne fakt mua më kujton”kohën e xhaxhit” nuk ndryshon thuajse asgjë tek ne. U kthyem njëzet a tridhjetë vjet pas! Pastaj? Pastaj nuk mund të pretendojmë më shumë. Duhet të rikthehemi e të jetojmë si në ato kohë. E çfarë është ndyshe? Shumë pak do thoja, mjerisht shumë pak. Atëherë populli ishte i varfër, sot varfëria po përkëdhel e zotëron gjithnjë e më shumë. Në atë kohë, populli nuk”kishte” gojë, sot flet e askush nuk e dëgjon, rrjedhimisht, jemi në po të njejtën situate, pa të drejtë fjale. Atëherë për popullin vendoste një i vetem, sot ndryshimi është se janë dy të cilët po e zhvillojnë lojën me ne, në bazë të inatit të njëri-tjetrit. Nëse atëherë të gjithë punonin për”shtetin”dhe pasurohej një i vetem, sot shteti punon për vete, por sërisht një i vetem po pasurohet. Ende”I mbajmë”mbi kurrizin tonë! Vallë nuk u lodhem duke luajtur rolin e gomerëve?! Ajo por edhe kjo kohë, po ashtu! E ta mendosh, jemi kaq vite larg.
    Pak ndryshim ka, përveç viteve(të treguar me numra)të ndyshëm!
    Sa kemi ecur?! Populli do do ulte kokën e nuk do përgjigjej, politika përkundrazi,me kokën lart do thonin: ”Yyyy, shumë,shuummë”! Realiteti flet vet! Gënjeshtat me kollare janë “pa fytyrë”. Me pak fjalë, gënjeshta të tilla nuk”hahen”fare, nuk kanë më shije.
    Premtimet, faktet, arritjet, përmirësimet, me syzet e politikës janë gjigante, të prekshme, të dukshme, të pamohueshme, ndërsa politika të mirën për ne,” e ka lënë shtatzënë me një mi”.
    Gënjeshta, veshur me kostum e kollare bën propogante për polikitë. Ashtu e vogël, mistrece, seç korr sukses. Gjithnjë e kemi marrë sapunin për djathë!
    Populli ynë ose kënaqet me pak, ose e ka humbur nëse e ka pasur ndonjëherë, sensin e vlersimit.
    Ju,të dashur politikbërës, mund të vazhdoni edhe kështu, por dita-ditës po na bie petku i maskës, e një ditë lakuriç do na shohë bota. Do qeshet e do zgërdhijë me sa fuqi të ketë, pastaj do na kthejë krahët e do na lërë vetem duke pëshpëritu ndër dhëmbë:”Ju kisha thënë”. Po, po, jemi mësuar të na marrë për dore, por një ditë edhe asaj do i humbasë durimi.
    Synojmë se kemi një rritje ekonomike ndër më të lartat në ballkan. Kjo do ishte mrekulli, kur ne biem, të ngrihet ekonomia! Por,nuk ndodh,nuk ka sit ë ndodhë.
    A nuk do ishte mirë të mos ikim më lart me parashutën e fantazisë, se po na u shpua, biem keq, por,të ulemi avash-avash me këmbë në tokë dhe, të shohim atë që”nga lart, parë prej”të mëdhenjëve”(se të mëndhenjt lart e më lart rrinë, “degë më degë” shetisin) duket shumë, duket bukur, duket e madhe?!
    E,pavarisht kësaj, ne ende e duam politikën, si të thuash, na digjet shpirti për”pak”politikë, besojmë e fluturojmë me krahët e shpresës, dhe e nesermja sjell një shpresë të mbarsur, se realiteti varfërohet çdo ditë. Pasuri e pakët, shpresë e madhe! E ç’na mbetet tjetër?
    Çudi,përse jetojmë me të vjetren ne? E duam, na duhet, nuk dimë më shumë, apo nuk”ka ”më shumë për ne?!
    Mes rreshtave të librit të tij “Mosmarrëveshja”, Kadare citon disa vargje “të nënkuptuara”:
    Se Zoti vetë e tha me gojë
    Se kombet shuhen përmbi dhe.
    Por Shqipëria s’do të rrojë
    Sepse atë s’e duam ne.
    Në po të njejtin libër citohet një pjesë nga drama e shkurtër e Gjergj Fishtës,”Nën hajat e Parrizit”:
    ”Skanderbegu-Si janë pra shqyptarët e Shqypnia?
    Djalli-Si janë?…Si i don anmiku!”
    Thonë shumë pjesët e cituara! Këmbana bie për kë ka veshët.
    Më pak libra, më pak piktura, më pak shfaqje teatrele, më pak të interesuar për artin dhe gjithçka tjetër argëtuese. Mos barra që na kanë ngarkuar është më shumë se e rëndë?!
    Puna, është dobia e njeriut! Mundemi ne të punojmë?! Sugjeroj t’a provojmë një herë, por më parë, të mos kemi gojë të levdohemi!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: