Archives for Shtator, 2008

PLAGOSET ME THIKË NJË MJEK NEUROLOG NË VLORË

Nga ALBANEWS Është plagosur me thikë një mjek neurolog në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Cakërri në një klinikë private,ku atentatori ka goditur 3 – 4 herë me thikë në qafë Kosta Koçin para klinikës së këtij të fundit duke e lënë atë të plagosur.65 vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës […]

“DRITAN HOXHA” EMËR RRUGE, PROPOZOHET NGA EDI RAMA

Nga ALBANEWS Bashkia e Tiranës i ka dërguar Këshillit Bashkiak projektin për të ndryshuar emrin e një rruge që ndodhet afër ish-Piramidës dhe përbri shtëpisë së Sali Berishës, kryeministër i vendit. Në draftin e paraqitur nga Bashkia që drejtohet nga kryetari edhe i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkohet që rruga “Jul Variboba” e cila ndodhet […]

CEKA SHUMË SHPEJT NËNKRYETAR I KUVENDIT. TOPALLI – JAM DAKORD

Nga ALBANEWS Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, është emri që propozohet për të qenë zëvendëskryetar i ri i Kuvendit në këto afro nëntë muaj që kanë mbetur deri në legjislaturën e re. Emri i Cekës, u propozua sot dhe ai vetë ka konfirmuar se është i gatshëm ta pranojë detyrën, ndërsa vjen

BERISHA NË KONFERENCË: DUHET TË HEQIM IMUNITETET, E THOTË LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Nga ALBANEWS Kryeminitri Berisha e bëri këtë deklaratë në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme   Kryeministri Sali Berisha u shpreh sonte nëmbrëmje përmes konferencës për media “shembjen e murit të imunitetit të politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë, si rruga e vetme për të përshpejtuar ritmet në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri”. Gjatë një […]

AJO QË TASHMË NUK KA KUPTIM DHE QË ËSHTË E PABESUSHME

REDAKSIONALE Askush nuk beson se plagosja e Marjan Grykës ishte për motive të dobëta. Askush nuk mund të thotë se ishte një aksidenT me makinë apo se i plagosuri ka qenë i pirë. Dhe nëse nesër, qoftë larg, ai vritet, prokuroria nuk mund të justifikohet më me asnjë fjalë shqipe. Për fat të mirë Gryka […]

PLAGOSET ME ATENTAT MARJAN GRYKA, KRYETAR I SHOQATËS “AZEM HAJDARI”

Marjan Gryka Nga ALBANEWS Është plagosur me armë mbrëmë vonë në Shkodër, Marjan Gryka, kryetar i shoqatës “Azem Hajdari”. Ai deklaroi sot publikisht se u përball me një atentat me motive të mirëfillta politike”. Ngjarja Marjan Gryka, 37 vjeçar, lindur në Shkodër dhe me banim në Tiranë, dje në orën 21.30, në vendin e quajtur Zogaj, në […]

POLICIA E SHTETIT BLLOKON 47 AUTOMJETE LUKSOZE

Nga ALBANEWS Policia e Shtetit ka publikuar sot rezultatet e në operacioni në të gjithë vendin, në përpjekje për të bllokuar të gjitha automjetet që rezultojnë të vjedhura jashtë vendit. Operacioni kombëtar, i koduar si “Shtator 2008”, erdhi në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së

QËNDRO: DUHET MË SHUMË TRANSPARENCË PËR BANKAT DHE KREDITË

Nga ALBANEWS Këto ditë temë qendrore e informacionit në të gjitha mediat amerikane dhe më gjerë në pjesën tjetër të botës, por edhe në argumentet e përditshme të qytetarëve, është falimentimi i bujshëm i disa bankave të mëdha të SHBA-ve. Elird Qëndro, Nëndrejtor i Përgjithshëm i BIS Banca – Banka Italiane e Zhvillimit, analizon këto […]

REAGON BREGU: SHQIPTARJA FLET KODRA PAS BREGUT

Nga ALBANEWS Sot, një e përditshme, nën diktatin e Edi Ramës, hapet me gërma kapitale, me titullin e radhës sikur Këshilli i Ministrave ka miratuar fonde prej 332 milionë lekësh për vitin 2007, te pashoqëruara me relacionin përkatës. Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, zonja Majlinda Bregu,  deklaron se ky është trillim i ulët që Kryetari […]

PËR 12 MUAJ SHQIPËRIA NË NATO

Nga ALBANEWS Brenda 12 muajsh vendi ynë do jetë anëtar me të drejta të plota në NATO. Askush nuk e kishte menduar se kjo do të ndodhte aq shpejt, madje as ata që i fituan zgjedhjet në vend duke premtuar këtë anëtarësuim nuk e kishim menduarse gjithçka do të ndodhte kaq shpejt. Por ja që […]

PESË HERONJTË E VIGUT

Nga SAIMIR KOLA Mua nuk më pelqejnë pesë politikanë shqiptarë sepse për mendimin tim janë pa shkollë. Nuk më pëlqen as komshia përballë me derën time sepses a herë që dal me shen nga syri magjik. Nuk me pëlqen as shitësi në Iagjes sepse çmimet I ka shumë të shtrenjta. Por mua nuk më pëlqen […]

LISTA E PLOTE E SHTESAVE NE UNIVERSITETE

Nga ALBANEWS Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur sot pasdite, pikët minimale për fituesin e fundit të fazës së dytë për çdo program studimi. Më poshtë vijon lista e plotë për të gjitha universitetet shtetërore të vendit. MASH thekson se kjo është lista përfundimtare që i hap rrugë nisjes së procesit të studimor më […]

REAGON INA: UNE NUK KAM FAJ

Nga ALBANEWS Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i është përgjigjur pak minuta më parë “luftës” që i shpalli Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila e akuzoi se mban në paraburgim dhe burgje në mënyrë të padrejtë persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale që ata akuzohen. Përmes një deklarate […]

SHKODER-SKANDAL: TE HIQEN HERONJTE E VIGUT

Nga ALBANEWS Tre orë më parë ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër e cila ka vendosur me shumicë votash ekzekutimin e heqjes së monumentit simbol të qytetit, atë të “Pesë Heronjve të Vigut”. Korrespondenti i agjencisë së lajmeve ALBANEWS në Shkodër, informon se në Këshillin Bashkiak, u zhvillua mbledhje maratonë dhe debati që […]

OPOZITË RRENASH

Nga SAIMIR KOLA Dje ishtë një lajm i mirë për vendin tonë. Ndërkombëtarët e velrësuan luftën e qeverisë kundër korrupsionit, e madje në bazë të raportiti të TIA-s radhiteshim të parët në rajon për punën e bërë. Ndërkohë që në darkë vonë një tjetër lajm i mirë për vendin tonë. OKB me asnjë votë kundër […]

“ORA E FLORINJTË” ZBULON FLORIRIN QË U GRABIT NË ‘97

Nga ALBANEWS Zbulimi tronditës i 200 kilogramë flori, ose një e shtata e arit të thesarit të shtetit, erdhi pas një pune vëzhgimore dhe përgjimi tre mujor nga strukturat e hetimit të Antikrimit Ekonomiko-Financiar (SAEF) në Policinë e Tiranës. Për të ardhur në aksionin e sotëm, policia pranoi për agjencinë e lajmeve ALBANEWS se kishte […]

DPB: FAJIN E KA INA

Nga ALBANEWS Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) pranoi sot zyrtarisht gjendjen në burgje duke e konsideruar situatën si të vështirë dhe kërkoi ndihmë e mirëkuptim për situatën. “Shqetësim i vazhdueshëm i konstatuar nga DPB, por dhe Avokati i Popullit për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgjet) ka qenë ardhja me vonesë e urdhrave […]

KUSH ËSHTË DRIZA QË GRABITI 304 MIJË QYTETARË ME “POPULLIN”

Nga ALNABANEWS Fondacioni “Populli” i themeluar në vitin 1995 me një vendim gjykate, kishte për kryetar të saj, Bashkim Drizëën, një myzeqar atëherë 38 vjeçar, i cili sot pas 12 vjetësh të bujës financiare, gjendet nën arrest shtëpie në Uruguaj. Kryetari i fondacionit të regjistruar si “bamirës”, i cili në vitet 1995-1997 bënte publicitet në […]

ASNJË REZULTAT NGA TRYEZA E TË MAJTËVE. PS-PD KËMBEJNË ALEATËT PAD NË PD DHE PBDNJ NË PS

Nga ALBANEWS Kryetarët e disa prej forcave politike të së majtës opozitare të shoqëruar nga drejtuesit e grupeve të tyre parlamentare, zhvilluan sot një takim me dyer të mbyllura në hotel “Sheraton” në kryeqytet. Ky takim ishte thirrur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në të morën pjesë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, […]

KU PO SHKON KY VEND?…

Nga ANDIS HARASANI Ku po shkon ky vend? Vështirë të thuhet. Vështirë të hamendësohet. Shqipëria është në kaos. Shqipëria është në traumë. Vdekja misterioze e dëshmitarit kyç të superskandalit të tregtisë e trafikut të armëve dhe tragjedisë së Gërdecit, qytetarit kurajoz Kosta Trebicka ka krijuar ankth e pasiguri, ka krijuar tension, por dhe një mundësi […]

SHQIPERIA SI GREQIA, I BEN DEM EMRI “MAQEDONI”

Nga ALBANEWS Mund te ketë qenë një gabim, por kurrë nuk mun dtë cilësohet si pakujdesi. Vendi ynë zyrtarisht nuk e njeh me fqinJin lindor si Maqedoni, por si FYROM, ashtu sikuerse edhe Greqia. Ky lajm nuk është bërë i dituar nga ana e qeverisë shqiptare me anë të ndodnjë njoftyimi për këtë çështje. Por […]